LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi/ Klientët e Ramës ndërtojnë pallate dhe fshatra turistike me para të pista

9 Gusht 2019, 18:03, Denoncim CNA
Denoncimi/ Klientët e Ramës ndërtojnë pallate dhe fshatra

Ish deputeti i Partisë Demokratike, bizmeni Agron Shehaj, nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e vet në rrjetet sociale,  ka denoncuar kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në marrëdhënie klienteliste me evazorët, që ndërtojnë pallate dhe fshatra turistikë me para të pista.

“Regjimi i Edi Ramës ka gjobitur dhe mbyllur qindra biznese në mënyrë arbitrare dhe selektive. Aksioni kundër gjithë industrisë së turizmit të Vlorës dhe gjithë bregdetit të Jugut, në kulmin e sezonit turistik, është goditje dhe dënim për dhjetra mijëra familje vlonjate dhe gjithë bregut deri në Ksamil.

Është aksion arbitrar dhe kriminal i motivuar vetëm nga interesa personale dhe një kënaqësi perverse e Edi Ramës, për të treguar që është ai Zoti dhe pronari i Shqipërisë e çdo shqiptari.

Evazorët gjigande mamuthë në Shqipëri janë oligarkët e Edi Ramës. Ata nuk paguajnë taksa, fusin mallra propagande, fusIn ushqime, ilaçe dhe mallra të skaduara. Evazorët janë klientët e Edi Ramës që ndërtojnë pallate dhe fshatra turistike me para të pista që u dhurohen ministrave dhe funksionarëve të korruptuar”, shkruan ish deputeti Agron Shehaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga