LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çuni i Fariut i sulet Braçes/ “Xhepist! Nuk e meriton postin që mban”

9 Gusht 2019, 18:15, Politikë CNA
Çuni i Fariut i sulet Braçes/ “Xhepist! Nuk e meriton postin

Banorët e “Unazës së Re”, vijojnë të protestojnë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre që duhet të prishen për ti hapur rrugë “Unazës së Re”.

Si çdo pasdite, edhe ditën e sotme, në mbështetje të tyre ka shkuar ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, çuni i Fahri Balliut, ish gazetarit revolucionar të gazetës “Zeri i Popullit”, organ qendror i partisë së Enver Hoxhës, aktualisht këshilltar i Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

Teksa foli para banorëve, Balliu Junior nuk i ka kursyer akuzat ndaj Erion Braçes, teksa e ka konsideruar këtë të fundit “xhepist” dhe “njëri që nuk e meriton postin që mban në qeveri”.

?Është detyrim i çdo qytetari që ti paguajë taksat deri më një derisa i kthehet shërbimi, por ju po paguani një qeveri që ata t?ju vjedhin. Kjo është ajo që po ndodh sot në Shqipëri. Ky zotëria që del e na flet për vjedhje në rrugë, ky zoteria xhepist, ka qenë dhe xhepist ngelet. Vetëm për atë post që mban nuk është ai. Është turp që ky shtet të ketë për zëvendëskryeministër një xhepist?, theksoi Balliu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga