LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmendet Arta Marku, kërcënon mediat/ Zbardhet udhëzimi skandaloz

9 Gusht 2019, 12:54, Kronika CNA
Çmendet Arta Marku, kërcënon mediat/ Zbardhet udhëzimi

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku, ka urdhëruar që t’u mbyllet goja mediave, duke ndryshuar kështu politikën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku e cila u zgjodh në sajë të dashurisë së Rilindjes mes tymit dhe flakadanëve ka nxjerrë një udhëzim absurd dhe skandaloz, që ndalon dhënien e informacioneve mediave.

Udhëzimi në fjalë i firmosur nga Marku dhe që mban datën 30.07 2019,  përveç se izolon mediat, çon edhe në izolimin e prokurorëve.

Me anë të njëjtit udhëzim, Marku kërcënon prokurorët nëse guxojnë t’u japin informacion mediave.

Ndër të tjera udhëzimi detyron që prokuroritë e rrethevë, të çojnë, të dërgojnë tek Marku, informacionet që ata kanë.

Prokurorët që nuk e zbatojnë këtë udhëzim do të ndëshkohen.

Mirëpo me bazuar në Ligjin e ri për Prokurorinë e Përgjithshme një gjë e tillë është ndaluar.

Kujtojmë se edhe ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, i cili sot është nën hetime, pati nxjerrë një udhëzim të tillë.

Ndoshta edhe marku do të ketë fatin e Llallës në të ardhmen për të gjitha skandalet që ka prodhuar në krye të organit të akuzës.

Me patupërsinë më të madhe duke shkelur hapur ligjin, duke i shërbyer hapur politikës, Marku, gjen guximin të futet në garë për Prokurorin e Përgjithshëm. Duke ulur në këtë mënyrë edhe nivelin e garës.

Mbi të gjitha Marku duhet të dijë një gjë, se nuk i mbulon dot skandalet që prodhon ajo dhe klani i saj në Prokurori. Dhe nuk mund t’ua mbyllë gojën mediave më udhëzime skandaloze dhe antilogjore.

Udhëzimi skandaloz

Me anë të këtij udhëzimi, sipas Markut, prokurori i çështjes me vendim të arsyetuar vendos ndalimin e publikimit të aktit, i cili ekzekutohet nga koordinatori për median.

? Në rastet kur prokurori ka marrë njoftim se media disponon akte që përbëjnë sekret hetimor ose akte që ndalohet publikimi i tyre, për të cilat prokurori ka disponuar me vendim detyrimin e ruajtjes së sekretit dhe/ose ndalimin e publikimit të përmbajtjes së tyre, menjëherë një kopje të këtij vendimi ia dërgon medias përkatëse për zbatim, me qëllim për të ndaluar publikimin e akteve dhe të përmbajtjes së tyre?, thuhet në nenin 9 të udhëzimit.

Me nenin 10 të udhëzimit Marku po tenton të heshtë mediat dhe t’ju mbyll gojën atyre.

?Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv.

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake;

Ndalohet publikimi, qoftë edhe i pjesshëm, i akteve të shqyrtimit gjyqësor kur gjykimi bëhet me dyer të mbyllura. Ndalimi i publikimit hiqet kur plotësohen afatet e caktuara me ligj për arkivat e shtetit ose kur ka kaluar afati prej dhjetë vjetësh nga data që vendimi ka marrë formën e prerë, por me kusht që publikimi të jetë autorizuar nga Ministri i Drejtësisë;

Ndalohet publikimi i gjeneraliteteve dhe i fotografive të të pandehurve dhe të dëshmitarëve të mitur, të akuzuar ose të dëmtuar nga vepra penale?, saktësohet në nenin 10 të udhëzimit.

Gjithashtu Marku ka vendosur të ndalojë publikimin e regjistrimeve të bëra në regjistrin e njoftimit të veprave penale deri në marrjen si të pandehur të personit që i atribuohet vepra penale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga