LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Boll, i mashtrove shqiptarët"/ Zbardhen gënjeshtrat e Ramës

9 Gusht 2019, 07:47, Aktualitet CNA
"Boll, i mashtrove shqiptarët"/ Zbardhen gënjeshtrat e

Qytetarët shqiptarë janë të zhgënjyer nga kupola politika, ai nga drejtuesit e mazhorancës ashtu edhe nga ata të Opozitës.

Zemërimi i tyrë ka marrë vrull në rrjetet sociale, në faqet zyrtare të politikanëve, ku ata dalin herë pas here dhe propagadojnë.

Duke nisur nga Presidenti Ilir Meta, Kreu i PD, Lulzim Basha dhe aletë të tij dhe deri tek kryeministri Edi Rama, sipas qytetarëve ka ardhur kohë që tu tuhohen gjërat siç janë.

Sot, në mëngjes, kryeministri Edi Rama, njoftoi se ishte rregulluar rruga që të çon në Kaninën turistike. Sipas tij jo vetëm që do të shtohej numri i vizitorëve në Kaninë, por do të hapeshin edhe vende pune.

Ndjekësit e tij në rrjete sociale e kanë masakruar duke i kujtuar se ajo rrugë është rregulluar edhe një vit më parë dhe ky reklamim ëhstë gënjeshtër.

Ata i kërkojnë Ramës, që mos t’i mashtrojë dhe vërtet të bëjë diçka për turizimin.

“Z. Kryeministër boll i mashtrove shqiptarët e shkretë, se si kjo copa rrugës që po na tregon ti, në shum shtete kufi me Shqipërinë, i kanë nëpër fshatrat me të largët. Mirëmëngjes gjithë shqiptarëve edhe mos dëgjoni përrallat e këtij kallamit”, komenton një qytetar.

Qytetarët shkojnë më tej, duke thënë se nuk ka punë, por të paktën të rriste ndihmën ekonomike dhe të ulte rrogat e deputetëve parazitë.

“Uli rrogat e deputeteve, rrit ndihmën ekonomike zoti kryeministër, nuk asnjë lloj pune. Në Parlament vetëm ngrejnë kartona. Kur.gomari fluturon u thua ti dhe ata amin. Me respekt një qytetar i thjeshtë, jo partiak”. Është kjo kërkesa që vjen për kryeministrin nga një qytetar.

Të tjerë qytetarë kanë dhënë alarmin, se turizmi nuk është ai që reklamon Rama dhe për ta konkretizuar i kanë treguar se ku ka dështuar.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga