Connect with Us

Basha kërcënon me protesta dhe dhunë/ Qytetarët do të hyjnë në institucione

Politikë

Basha kërcënon me protesta dhe dhunë/ Qytetarët do të hyjnë në institucione

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka folur sot edhe për situatën politike dhe zgjidhjen e krizës politike në vend.

Sipas Bashës, Rama ka uzurpuar bashkitë dhe qytetarët kanë të drejtë të hyjnë në këto institucione.

Kjo deklaratë e Bashës është një thirrje e hapur për dhunë ndërsa paralajmëron protesta në shtator.

“Pengesa e vetme për ta zgjidhur këtë krizë është refuzimi i Edi Ramës për t’i dhënë fund krizës sipas parimeve dhe standardeve europiane. Kur rrezikohet vendi rrezikohen të gjithë, PD ka qenë në ballë të kësaj krize deri tani.

LEXO EDHE:  Rama del nga takimi/Ja çfarë ndodhi

Kudo ku kam qenë në Shqipëri “Rama ik” është kthyer në refren,” tha Basha.

Lidhur me pyetjen e gazetarit, se a do të ketë në shtator një bialog mes opozitës joparlamentare dhe mazhorancës, Basha iu përgjigj, “ne kërkojmë një zgjidhje politike, ndërsa zaptimi me dhunë që Edi Rama u ka bërë institucioneve nuk është një zgjidhje. Qytetarët kanë të drejtë të hyjnë në bashkitë,” theksoi Basha ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

Publikuar

-

Nga

Tashmë që koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shtetin fqinj, në Itali, kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar se sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët.

Basha tha se qeveria duhet të hartojë planin e masave konkrete për qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin.

“Është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët, qeveria të hartojë planin e detajuar të masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet, të shpërndahet me qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin. Nuk është koha për propagandë është koha të flasin mjekët dhe ekspertët.
Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore në mënyrë që të menaxhohet situata”, tha Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dorëzoi kallëzimin për Gjonajn/ Përshëndet nga SPAK-u me simbolin e shqiponjës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe dy zyrtarë të ministrisë.
Pas dorëzimit të padisë Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës përballë gazetarëve.

Në një prononcim për median, presidenti tha se tubimi i qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për Ilir Metën, por për mbrojtjen e kushtetutës.

“Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë. Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja e GjK me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ‘Rilindje””, tha ai.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama në samitin e BERZH/ Na kanë vënë veton shumë herë, por këtë radhë do e vëmë ne

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër në Samitin e BERZH mbi investimet 2020, të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Ballkanin Perëndimor

Rama u shpreh se nëse pjesëmarrësit në Samitin e BERZH prekin Zv/Drejtorin për Çështjet Politike dhe të Qeverisjes, Oleg Levitin Shqipëria do të vërë veton dhe nuk do të marrë pjesë.

“Jemi në një pozicion të mirë duhet të vazhdojmë dhe të punojmë.
Nuk dua që t’ju bezdis tani me emrat e rrugëve ku fillojnë dhe ku përfundojnë sepse ka vetëm në autostradë që na duhet të ndërtojmë së bashku. Autostrada Ballkan Perëndimor – Bashkim Europian dhe kjo është ajo për të cilën kemi nevojë.
Për ta përmbyllur me komentin më të rëndësishëm, po nëse ju doni që kjo të vazhdojë vitin tjetër Olegu nuk duhet të largohet si President i ri i BERZH.
Ne na është vënë veto shumë herë në Këshillin Europian, por mendoj që në këtë pikë ne mund të vëmë veton. Kështu që nëse prekni Olegun harrojeni pjesëmarrjen e Shqipërisë dhe jam shumë i sigurt që Millo nuk do ta lërë Dushkon të kthehet sërish. Kështu që për të tjerët nuk e di”, u shpreh Rama.

LEXO TE PLOTE