Connect with Us

Arsimi dekurajues/ 18% e personave me shkollë të lartë, “nuk duan” të punojnë

Sociale

Arsimi dekurajues/ 18% e personave me shkollë të lartë, “nuk duan” të punojnë

Publikuar

-

Sistemi arsimor në vend, vit pas viti ka humbur lidhjet me tregun e punës, për shkak se diplomat e prodhuara nuk përputhen me profesionet që kërkojnë sektorët.

Për pasojë, shumë njerëz që kanë përfunduar arsimin e lartë në vend mbeten jashtë tregut të punës dhe dekurajohen tërësisht për të gjetur një punë edhe pa lidhje me profesionin. Sipas të dhënave nga INSTAT, në tremujorin e parë të vitit 2019, 18.1% e personave me arsim të lartë në moshë punë ishin inaktivë.

Të dhënat tregtojnë se së paku që nga viti 2016 e deri në vitin e kaluar, shkalla e “dembelizmit” te personat me arsim të lartë luhatet në intervalin 19-21%.
Zgjerimi i sektorëve të ekonomisë që nuk kërkojnë shumë kualifikim, të tillë si fasoni, call center, turizmi etj., po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë punësimin e të arsimuarve në vendin tonë, shkruan Monitor.

Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, numri i të papunëve ishte 173.207 persona, nga të cilët 346 ishin doktorantë. Kjo kategori në të cilën përfshihen edhe personat me PHD zuri 0.2% të totalit të të papunëve.

Të dhënat mbi papunësinë sipas nivelit arsimor janë një pasqyrë e qartë e mospërputhjes së sistemit arsimor në vend me tregun e punës. Diplomat e arsimit të lartë më së shumti janë për ekonomi, shkenca shoqërore dhe juridik, teksa nevojat për punë janë në bujqësi dhe turizëm.

Statistikat arsimore tregojnë tendencën alarmuese drejt profesioneve për të cilat tregu i punës nuk ka nevojë. Mbi 50% e studentëve vitin e kaluar zgjodhën të studiojnë për shkencat humanitare dhe artet, teksa numri i studentëve në degët që lidhen me bujqësinë dhe turizmin ra përkatësisht me 24 dhe 57% në krahasim me pesë vite më parë.

Më 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pesha që zënë të papunët afatgjatë në papunësinë gjithsej është rritur me 2,6 pikë përqindje. Gjatë vitit 2018, krahasuar me vitin e mëparshëm, pati një rënie të shkallës së papunësisë për personat me arsim 8-9-vjeçar me 2,4 pikë përqindje dhe për personat me arsim të mesëm me 1,2 pikë përqindje.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rrebeshe të dendura dhe vranësira/ Zbuloni si do të jetë moti deri në fund të muajit shtator

Publikuar

-

Fundi i shtatorit duket se do ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme. Sipas Meteoalb, në orët në vazhdim në zonat jugore-juglindore madje pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.

Ndërsa përgjatë gjithë fundjavës, pritet të ketë vranësira.

“Oret vijuese paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat ne zonat jugore-juglindore do të sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere.

Fundjava karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.”- shkruan Meteoalb.

Ndërsa përsa i përket javës në vazhdim, pritet një rikthim i shirave, por me një përmirësim përsa i përket ditëve të fundit të muajit.

“Përsa i përket javës tjetër sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë ri-kthim te kthjellimeve në territor.

Temperaturat e ajrit do të jenë relativisht të ulëta gjatë ketij episodi 3-4 ditor KU vlerat minimale do të zbresin deri në 8⁰C gradë C NDERSA maksimalet do të luhaten nga 29 apo 30⁰C.

Era do të jetë e fortë gjatë këtyre ditëve duke arritur shpejtesinë deri në 60 km/h duke sjellë në brigjet detare dallgezim të lartë deri 6 ballë.”-shkruan Meteoalb.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Marrëveshje me Poliklinikën e Barit për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla

Publikuar

-

Nga

Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla. Marrëveshja u arrit me Poliklinikën e Barit, gjatë vizitës së Ministres Manastirliu në Rajonin e Puglias.

“Jam shumë e kënaqur që bashkë drejtorin e përgjithshëm të Poliklinikës së Barit konkretizojmë dy projekte të rëndësishme, projektin rajonal për zhvillimin e telemjekësisë për menaxhimin e rasteve të infarkteve si dhe binjakëzimin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Spitalit Universitar të Barit apo siç njihet, Poliklinika e Barit, që do të mundësojë trajtimin e pacientëve me sëmundje të veçanta në Itali”, tha Manastirliu gjatë vizitës së zhvilluar në Poliklinikën e Barit.

Drejtori i Përgjithshëm i Poliklinikës së Barit u shpreh se binjakëzimi i dy spitaleve universitare do t’i vlejë forcimit të marrëdhënies së miqësisë e vëllazërisë mes popujve tanë, por edhe shkëmbimit të eksperiencave.

Gjatë vizitës në Poliklinikën e Barit, u prezantua projekti ndërkufitar që konkretizohet mes tre shteteve të Adriatikut të Poshtëm, Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi në fushën e Telemjekësisë.
Projekti E-Shëndetësi ka si pritshmëri t’i përgjigjet më mirë nevojave të pacientëve, të reduktojë shpenzimet e kujdesit shëndetësor, duke mbajtur të njëjtën cilësi shërbimi.

Në një nivel më të lartë, do të jetë në dispozicion një komunikim i dyfishtë me profesionistët e shëndetësisë, telemonitorimi i personalizuar i parametrave biomjekësor, monitorimi i përputhshmërisë me terapinë, etj.
Me anë të këtij projekti që nis të implementohet në tre shtete, do të bëhet i mundur krijimi dhe zhvillimi i rrjetit të infarktit territorial, duke përfshirë ambulancat instrumentale, ndihmën e largët për pacientët në rrezik, telemonitorimin dhe tele-emergjencën, me qëllim rritjen e efikasitetit të menaxhimit të infarktit, sidomos minutave pas ngjarjes dhe shkurtimit të kohës për ndihmë mjekësore.

Qasja e re do të mundësojë përkufizimin dhe personalizimin e shërbimeve të reja sociale dhe të kujdesit shëndetësor të cilat janë përshtatur bazuar në faktorët socio-ekonomik dhe mjedisor, modelet e sjelljes, etj, duke krijuar një model të ri, më afër pacientit, modelin e mjekësisë personale. Projekti parashikohet të jetë 3-vjeçar dhe nis brenda muajit Tetor të këtij viti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 21 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 21 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Dënimi i Tahirit shkurajues, SHBA: Drejtësia, hap përpara”, ndërsa një tjetër titull vijon “Kartmonedhat e reja, falsifikimi shumë i vështirë”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Legalizimet, emrat e 2640 familjeve që marrin tapinë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Ndahet dy vite pas martesës çifti i 100 milionëve. Misteret e udhëtimeve të Olta Gixharit drejt Spanjës”.

“Tema’” ka si titull kryesor “Pse nuk bindën provat e prokurorisë kundër Tahirit”, ndërsa një tjetër titull vijon “Tom Doshi e Stërkaj ankuhen për deputetë e Shkodrës, Rama: Kur ulem unë me Berishën e Metën, pse nuk uleni ju?”.

“Shekulli” hapet me titullin “Saimir Tahiri dhe fuqia e “Oktapodit Rilindja”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vrasësit e dyshuar të Santiago Malkos u liruan”.

LEXO TE PLOTE