LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni opozitar/ Basha mesazh zyrtarëve të korruptuar

9 Gusht 2019, 09:54, Politikë CNA
Aksioni opozitar/ Basha mesazh zyrtarëve të korruptuar

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë për mediat tha se të gjithë ata që janë pjesë e këtyre koncensioneve  dhe pjesë e vjedhjes së parave publike me anë të korrupsionit, do të ndëshkohen.

Basha tha se do të gjurmohen kudo që të fshihen ata që kanë përfituar nga këto kontrata.

?Të gjithë ata që janë marrë me këto kontrata do të gjurmohen kudo që të shkojnë dhe të fshihen ata dhe pasuritë e tyre.

Ta kenë të qartë të gjithë ata që po merren me koncensionet dhe po vidhni paratë e shqiptarëve dhe do ia hidhni, gabonehi rëndë.

Ata që mendojnë se do lënë në mjerim një popull që të jetojnë vet në luks, gabohen rëndë, do të ndëshkohen,?- ka thënë Basha ndër të tjera.

Aksioni opozitar i Bashës do nisë duke denocuar këto afera korruptive herë pas here, që të mund të denoncohen vjedhjet dhe korrupsioni që sipas tij po bëhet me paratë e shqiptarëve./CNA.al

Lajmet e fundit nga