LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Përrenjas/ Makina kthehet përmbys

9 Gusht 2019, 15:25, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Përrenjas/ Makina kthehet përmbys

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Përrenjas, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si shkak i aksidentit kanë mbetur të lënduar shtetasit Majlinda Korra dhe Ardina Shllan nga Maqedonia. Ata janë dërguar drejt spitalit të Librazhdit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë mjaft e fortë, pasi njëra prej makinave ka përfunduar në kanal dhe është rënduar qarkullimi i automjeteve të tjera.

Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga