Connect with Us

“Zhduken” fondet për reformën në drejtësi/ Skandali, që u fsheh nga Meta

Politikë

“Zhduken” fondet për reformën në drejtësi/ Skandali, që u fsheh nga Meta

Publikuar

-

Me 22 korrik 2016, Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht për të ndryshuar 1/3 e Kushtetutës me qëllim që të transformohej sistemi i drejtësisë, në mënyrë që të trajtohet si duhet korrupsioni, krimi i organizuar si dhe heshtjet e përditshme në Gjykata e Prokurori.

E gjitha është e përmbledhur në atë çfarë quhet reformë në drejtësi.

Ndërsa pritet që reforma në drejtësi dhe isntitucionet e prodhuara prej saj, të pastrojnë sistemin e drejtësisë, nuk dihet se u ka kushtuar shqiptarëve i gjithë ky proces.

Gjithashtu nuk dihet se cilat kanë qenë shoqëritë civile që janë paguar dhe sa kanë qenë fondet.

Gjithçka ka mbetur në errësirë në kohën që kryetar Kuvendi ka qenë Ilir Meta dhe kryetari i komisionit të reformës në Drejtësi, ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në vendimin numër 61/2018, në nenin 25 thuhet pastër dhe qartë se Kuvendi duhet të bëjë transparencë të fondeve që sigurojnë hartim legjislacionit, brenda dy muajve nga miratimi i Ligjit.

“Kur organizatat e shoqërisë civile, ose grupet interesit kanë siguruar fonde për projekte që sigurojnë asistencë për hartim legjislacioni, në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Kuvendin, brenda dy muajve nga miratimi i Ligjit , bëjnë trasnparencën financiare,  të projektit dhe publikojnë shpenzimet në daqen zyrtare të Kuvendit”, thuhet në nenin 25 të vendimit numër 61/2018.

CNA.al ka bërë një vëzhgim në faqen e Kuvendit dhe ndonëse ka bërë tre vite nga miratimi i paketës së reformës në drejtësi, nuk janë publikuar shpenzimet.

LEXO EDHE:  Video- CNA.al e paralajmëroi/ Fahri Balliu pajton Metën me Doshin

Kjo situatë prodhon dyshime se shoqëritë civile që kanë marrë në hartimin e paketës së reformës në drejtësi, nuk janë mjaftuar vetëm me fondet që kanë marrë, por po zaptojnë edhe institucionet e ngritura nga reforma në drejtësi.

Ilir Meta i mbajti të fshehura, tashmë duhet t’i zbardh Gramos Ruçi.

Ku i fundit duhet të zbatojë nenin 25 të vendimit të vendimit numër 61/2018, duke hedhur dritë mbi errësirën që ka instaluar më herët Ilir Meta që në kohën e miratimit të reformës në drejtësi ka qenë kryetar Kuvendi.

Nëse procesi ka qenë i ligjshëm përse duhet të mbahen sekret emrat shoqërisë civile që kanë marrë pjesë në hartimin e paketës së reformës në drejtësi dhe pse duhet të mbahen sekret fondet që janë dhënë.

Tek e fundit, bëhet fjalë për taksat e qytetarëve dhe nëse Ilir Meta nuk e ka problem t’i zhvasë qytetarët dhe t’i fshehë, Gramoz Ruç nuk duhet ta lejoj një gjë të tillë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama në fushatë/ Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme?

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka bërë një analizë të situatës politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa ngre pyetjen nëse vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentar, Manjani shkruan se edhe vetë kryeministri nuk e di.

“A do ketë zgjedhje të parakohshme politike këtë vit?

Kjo pyetje e ditës nuk besoj se ka një përgjigje të qartë. Pavarësisht deklarimeve të llogoreve politike, jam i bindur që përgjigjen e kësaj pyetje nuk e di askush.

As vetë Rama, njeriu që ka në dorë ekskluzivisht çuarjen e vendit në zgjedhje, nuk e di do ketë apo jo zgjedhje parlamentare këtë vit. As kur thotë që “ska zgjedhje”, prap nuk e di këtë gjë.

E gjithë kjo “padijeni” vjen nga fakti që politika në tërësi ka humbur lidhjen me arësyen dhe realitetin. Arsyeja dhe realiteti kanë të paktën një vit që ulërasin për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.”-shkruan Manjani.

Gjithashtu, Manjani kritikon edhe opozitën, për të cilën thotë se perceptohet si e pamundur për të rrëzuar Ramën.

“Humbja e parlamentit pluralist, mbajta e zgjedhjeve moniste, humbja e rrugës Europiane, skandalet e jashtëzakonshme dhe në tërësi mungesa e qeverisjes së drejtë ishin arsye të forta për të ftuar popullin të rivlerësonte politikisht situatën nëpërmjet zgjedhjeve.

Por, për fat të keq, këto arsye nuk mjaftuan për të bindur vendimmarrësin Edi Rama të çonte vendin në zgjedhje.

Sot këto arsye janë ende prezente, por disi më të dobëta, ose më mirë të themi më pak kërcënuese për qeverinë e cila ka në dorë çdo gjë.

Opozita, e cila përceptohet si e pamundur ta rrëzojë qeverinë, ndihmon në zbehjen e këtyre shkaqeve ulëritëse për zgjedhje.

Ndaj llogjika të fton të mendosh që qeveria nuk ka përse të “shqetësohet” për demokracinë, nëse arsyet themelore që renditëm më lart zbehen.”-shkruan ish-ministri.

Më tej, ai komenton edhe zgjedhjet vendore, të cilat u bojkotuan nga opozita, ndërsa thekson se mbajtja e gjithë pushtetit lokal, tashmë është kthyer në kosto për Edi Ramën.

“Përshtypja ime është se i vetmi problem real që udhëheqësi ndjen çdo ditë është “varri i hapur” i pushtetit lokal, të cilin e sundoi vjet pa zgjedhje, por që sot realisht e ka kosto politike.

LEXO EDHE:  Dosja Meta-Kryemadhi/ Një sprovë për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Meta në Bruksel/ Takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Jo vetëm ato bashki që mbeten pa kryetar e që do mbesin pa të tillë për shkak të dekriminalizimit, por edhe aty ku ka kryetar e këshilla bashkie monopartiake i janë bërë kosto.

Marrëdhëniet e tensionuara me Presidentin nuk e lejojnë që as formalisht të bëjë zgjedhje të pjesshme lokale. Kjo sigurisht ja shton koston elektorale.

Ndaj them që të vetmen gjë që Edi Rama mendon është si të përsërisë edhe njëherë zgjedhjet lokale, tashmë me opozitën që e “lumturoi” me reformën zgjedhore…

Ai ka nevojë ta ndajë koston e pushtetit lokal me opozitën para se të hyjë në zgjedhet e përgjithshme parlamentare.

Në dukje kjo mund të ngjajë si rikthim i demokracisë apo si tolerancë politike, por në fakt nevoja e qeverisë për ta ndarë koston e tmerrshme të sundimit të pushtetit vendor është e madhe.”-shprehet Manjani.

Po ashtu, ai shkruan se edhe pse edhe vetë Rama nuk e di nëse do shkojë në zgjedhje të parakohshme, sipas tij fakti është se që prej tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri ka nisur fushatën.

“Qofsha i gabuar por maksimumi që mund të ofrojë Edi Rama si zgjidhje politike këtë vit është ribërja e zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje do ishin edhe një test real për zgjedhjet parlamentare të programuara vitin që vjen.

Megjithatë, çdo gjë ka një kufi dhe ndoshta ky kufi mund të rivendoset në rrethana rastësore, krejt të momentit dhe mund ti krijojnë përshtypjen e mbajtjes së zgjedhjeve politike.

Nuk e di!

Është e vështirë ta dish!

As vetë i zoti i punës nuk e di ende, se çfarë mund të jenë ato rrethana rastësore që mund ta bëjnë të vendosë për zgjedhje të parakohshme.

Sidoqoftë Ai e ka filluar fushatën që kur ra tërmeti…”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi i Ramës ndaj “Jeta Osht Qejf”/ Administratori Çengeli, mesazh kryeministrit

Publikuar

-

Nga

“Mesazhi është vetëm për Edi Ramën, “Duke qenë se qeveris ndaj një populli i cili manipulohet lehtësisht dhe e ka lepurin në bark, të lutem tregohu i mëshirshëm me të”. Kështu ka deklaruar administratori i ‘Jeta Osht Qejf”, Gentian Çengeli gjatë një interviste për CNA.al.

Sipas Çengelit , dëmi financiar ka qenë një nga qëllimet e sulmit. Më tej ai thotë se do të ndjekin të gjitha hapat ligjorë, duke ngritur padi ndaj gjykatësit, prokurorit, drejtprëve, policëve e të tjerë, persona të cilët janë përfshirë në këtë skandal.

JOQ Albania është  themeluar 5 shkurt 2010, si platformë e lajmeve unike, argëtuese dhe sociale në hapësirën shqipfolëse dhe ka një staf prej 15 vetash.

Intervista e plotë:

Po bëhen gati dy muaj të një sulmi institucional mbi JOQ, pse filloi kjo përplasje?

Përgjigjen e saktë e di truri i Kryeministrit Rama, por në fakt ishte diçka që e prisja dhe e dëshiroja. Ajo që më vjen keq ishte se ndodhi në momentin kur kishim mijëra mesazhe nga qytetarët të cilët besonin JOQ para ERTV.

Cila mendoni se është arsyeja kryesore e sulmit ndaj JOQ?

Mendoj se personi që kontrollon çdo gjë, duke filluar nga Opozita e duke mbaruar te faqet e memeve me 5 mijë folloëers, e mërzit fakti që nuk kontrollon edhe JOQ Albania. Ai e di mirë që jemi të pavarur, si rrjedhojë e kishte të lehtë  të kryente veprime anti-ligjore.

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ Bushati: “I hymë detit në këmbë. Institucionet nuk funksionojnë”

LEXO EDHE:  Vizitë zyrtare/ Meta pret Presidentin e Malit të Zi

Qeveria ju ka mbyllur disa domaine dhe po ju kërkon e ndjek penalisht, cilat janë hapat tuaj?

Duke qenë se kontrollojnë çdo qelizë të këtij vendi, patën luksin të shkelin Kushtetutën. Do bëjmë padi ndaj gjykatësit Gjermeni, prokurorëve, drejtorëve, policëve etj etj. Vetëm Edi Ramën nuk mund ta padisim, sepse ai nuk firmos me dorën e tij kur shkelet ligji, por u jep urdhëra ushtarëve të tij. E drejta do fitojë…

Çfarë dëmi ju është shkaktuar në këto javë sulmi nga institucionet qeveritare dhe cili është mesazhi që keni për Ramën e Qeverinë?

Shumë biznese kanë frikë të reklamojnë produktet e tyre, qoftë edhe falas. Dëmi është financiar dhe ky ka qenë një nga qëllimet e sulmit. Qëllimi i tij është: Nëse kalasë së rrethuar i pret ujin dhe bukën, rezistenca do bjerë. JOQ Albania do ia dalë të mbijetojë dhe është bërë më e fortë se para sulmit rilindas, ajo që më dhëmb është vrasja e shpresës dhe shpopullimi i atdheut tonë.

Mesazhi është vetëm për Edi Ramën, “Duke qenë se qeveris ndaj një populli i cili manipulohet lehtësisht dhe e ka lepurin në bark, të lutem tregohu i mëshirshëm me të”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Si u katandis Eduard Halimi

Publikuar

-

Nga

halimi: gjykatesit vendime absurde

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Berisha”, Eduard Halimi, në shkurt të vitit 2018, dha dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Në një postim në rrjetet sociale, në 9 shkurt 2018, Eduard Halimi ndër të tjera shprehej se kishte dorëzuar mandatin e deputetit, me pretendimin se do t’i përkushtohej një projekti të së drejtës ndërkombëtare private në një netëork në Ballkan, projekt që është afatgjatë dhe kërkon që vendimin ta marr sot.

Dorëheqja e Eduard Halimit, vjen në kulmin e situatës, kur njerëzit kishin më shumë nevojë. Eduard Halimi mesa duket e pa veten në grupin e qorrave të Lulzim Bashës edhe u ngrit e braktisi PD-në, duke thënë se do merrej me networke ballkanike dhe çështje private.

Një histori që askush nuk e besoi në atë kohë, për më tepër pati edhe thashetheme korridoreve të PD-së, të cilat nuk na takojnë ne si media ta themi, por historia që ndodhi më pas me mandatet e Beratit, bëri jo pak bujë në media. Kujtojmë këtu akuzat për kandidatë që bliheshin për tu tërhequr dhe për të hyrë Astrit Veliaj e ndotën fare atë histori.

LEXO EDHE:  Gazetari ka një mesazh për Monika Kryemadhin

LEXO EDHE:  Gazetari ka një mesazh për Monika Kryemadhin

Dhe sot jemi përballë faktit se Halimi, i cili do të bënte networke ballkanike dhe çështje private, katandisi avokat i Lulzim Bashës, për t’i mbyllur një dosje me proçedurë.

Shpesh i akuzuar për lidhje të forta me gjyqtarë dhe njerëz të sistemit të drejtësisë, gjë të cilën, CNA.al e ka paralajmëruar dhe e ka thënë se kush është ky personazh.

Në fakt ne do të publikojmë dhe të tjera materiale për ta kuptuar se kush janë këta individë, të cilët nga rruga futen në politikë dhe më pas bëhen zv.ministra, ministra e deputetë, shijojnë pushtetin dhe më pas në opozitë tërhiqen, braktisin partinë dhe u bëjnë shërbime liderave për t’i shpëtuar nga zullumet e tyre që të marrin më pas benefitet e një pushteti të mundshëm nesër./ CNA.al

Eduard Halimi: Nuk kthehem më në politikë

Si doli nga dera dhe po futet nga penxherja në politikë, Eduard Halimi

Për ty Halim, që di këndim

LEXO TE PLOTE