Connect with Us

Vodhi 26 mijë euro në bankë/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Kronika

Vodhi 26 mijë euro në bankë/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Publikuar

-

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia greke.

Ai akuzohet si autor i grabitjes së armatosur të një banke në qytetin veriperëndimor, Parga, tri ditë më parë, ndërkohë që ishte person me precedent të rëndë penal.

Mediet fqinje raportojnë se i arrestuari, i shoqëruar nga një person tjetër, janë futur në filialin e një banke të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë sasinë e parave që kanë gjetur, mbi 26 mijë euro dhe 200 dollarë amerikanë.

LEXO EDHE:  Prostituonte femra jashtë vendit/ Ekstradohet i shumëkërkuari

Arrestimi i tij u bë në qytetin e Prevezës, ndërkohë që ndodhej në kërkim që prej vitit 2012, kur kishte dalë me leje nga burgu i Patras, ku vuante dënimin me 12 vjet për grabitje të armatosur./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Mjegulla e dendur në rrugë/ Përplasen dy makina në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe shkak dyshihet se është bërë mjegulla që krijon vështirësi në shikim.

Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Reçit/ “Autori mund të jetë nga Kosova, arma e përdorur në luftë”

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje ka publikuar mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Hoxha ngriti aludimet se vrasësi ka patur dy armë dhe ka lënë në vendngjarje vetëm armën rezervë dhe jo atë që ka kryer krimin.

Sipas tij, arma e vrasjes është përdorur gjatë luftës së Kosovës. Gazetari thotë se edhe vrasësi mund të jetë nga Kosova dhe identifikimi i tij është shumë i vështirë.

“Është një armë e përdorur gjatë luftës së Kosovës, snajper 3. Me këtë lloj arme ishin kryesisht snajperistë individualistë, që futeshin në terren dhe nuk dihej se nga vjen e shtëna. Në këtë rast erdhi nga maja e një ndërtese.

LEXO EDHE:  Prostituonte femra jashtë vendit/ Ekstradohet i shumëkërkuari

LEXO EDHE:  Abuzoi me detyrën/ Në pranga oficeri policisë

Kjo armë është përdorur kryesisht në Kosovë dhe dyshimet janë që autori të jetë i ardhur nga Kosova, i cili ka bashkëpunëtorë, prandaj nuk është kujdesur të vërë paruke. Duhet që ai ose të bëjë një gabim dhe të kapet jashtë, ose shkohet te bashkëshpunëtori duke gjetur të gjithë lidhjen që ka pasur në zonën e Rrëshenit”, deklartoi Hoxha në studion e ABC News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Paralajmëron Artan Hoxha/ “Nesër do publikoj videon e vrasjes së biznesmenit në Tropojë”

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha paralajmëroi se ditën e nesërme do të publikojë videon e vrasjes së biznesmenit Guxim Gjyriqi, ndërsa dha detaje nga ekzekutimi që tronditi Tropojën.

“Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon”, tha gazetari në studion e ABC News.

Sipas Hoxhës, vrasja e biznesmenit është bërë me pistoletë kllok dhe trupi i Gjyriqit ka mbetur 40 minuta në vendngjarje pa marë ndihmë mjekësore dhe pa shkuar policia.

LEXO EDHE:  Greqia: Afat deri të premten

LEXO EDHE:  Greqia: Afat deri të premten

“Trupi ka ndejtur në vendngjarje 40 minuta dhe kjo i ka dhënë kohën edhe makinës që u gjet në Golaj të Hasit të largohej. Nesër do ta kemi më të detajuar. Në tropojë sa shkon ora 15:30, personave që i kishe në tavolinë i binin telefonat nga familjarët, që i hodhin hajde në shtëpi se po bie nata”, u shpreh gazetari, teksa tregoi se banorët e Tropojës kanë frikë të dalin në rrugë pasi errësohet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE