Connect with Us

Video/ “Luftë” në vendin ku ndodhet Donald Lu, arrestohet ish-Presidenti

Bota

Video/ “Luftë” në vendin ku ndodhet Donald Lu, arrestohet ish-Presidenti

Publikuar

-

Pas përfundimit të mandatit në Shqipëri, ish ambasadori i Shteteve të Bashkuar në vendin tonë, Donald Lu, po ushtron detyrën në Kirgistan, ku situata nuk duket aspak e qetë.

Ish kreu i shtetit, Almazbek Atambayev, u arrestua mbrëmjen e djeshme, pas akuzave për korrupsion dhe lidhje me Moskën.

Mes përleshjeve të përgjakshme me mbështetësit të tij, policia ka arritur më së fundi të futet në kompleks dhe të arrestojë ish kreun e shtetit.

Kjo ngjarje la pas dhjetra të plagosur, ndërsa një oficer humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u morrën peng.

Atambayev pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, dhe të organizuara nga ish aleati dhe pasardhësi i tij, Sooronbai Jeenbekov.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës pas takimit me Donald Lu/Të vazhdojmë dialogun

Parlamenti i shtetit aziatik i ka hequr atij imunitetin në muajin qershor. Nga ana tjetër, parlamentit kirgiz i është bërë thirrje për të adresuar krizën, ndërsa presidenti Jeenbekov, ka urdhëruar qeverinë e tij të marrë “masa urgjente”, por ai  nuk ka dhënë detaje se çfarë ka kërkuar saktësisht.

Donald Lu, ka qenë një nga iniciuesit kryesorë të Reformës në Drejtësi në vendoin tonë, ndërsa nuk dihet nëse roli i tij do të jetë po kaq vendimtarë edhe atje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump pritet të emërojë një ambasador të ri në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Presidenti Trump tha të djelën, se do të emërojë një ambasador të ri në Gjermani.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, presidenti e konfirmoi se Ambasadori Grenell do të vazhdojë të shërbejë si i dërguar i posaçëm për bisedimet Kosovë Serbi.

“Do të emëroj një ambasador të ri në Gjermani. Ambasadori [Grenell] do të vazhdojë [si i dërguar për Kosovën dhe Serbinë] pasi po bën një punë shumë të mirë. Ai i njeh mirë zyrtarët. Ka bërë punë fantastike. Do ta vazhdojë. Të gjithë thonin se ishte një marrëveshje e paarritshme, por ai e realizoi. Ishte dicka shumë pozitive për këto të dyja vende”, tha presidenti duke iu referuar marrëveshjes së fundit për rihapjen e transportit hekurudhor e rrugor Kosovë-Serbi.

Presidenti Trump e emëroi të mërkurën e kaluar Ambasadorin Richard Grenell si kreun e përkohshëm të zbulimit kombëtar, ndërsa është duke kërkuar për një kandidaturë për drejtor të përhershëm.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Lu e Vlahutin, ç’po ndodh me dy ambasadorët?

LEXO EDHE:  Perplasje me pushke gjahu ne Zvicer, plagoset edhe nje kosovar

Presidenti i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë para se të nisej për vizitën e tij në Indi./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet numri i viktimave nga koronavirusi/ Gjashtë të vdekur në Itali

Publikuar

-

Nga

Mediat italiane raportojnë se ka shkuar në gjashtë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit. Mësohet se viktima e gjashtë është një grua, në Brescia.

Nga ana tjetër, numri i personave të infektuar me koronavirus në Itali, ka shkuar në 224.

Lombardia është zona me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se për shkak të frikës nga koronavirusi Milani duket se është zbrazur: shkolla të mbyllura, metro dhe trena të zbrazët.

LEXO EDHE:  Lu dhe Vlahutin takojnë Blushin tek “LIBRA”

LEXO EDHE:  Zbutet ish–ministri/ Manjani krah për krah me LGBTI

Ndërkohë në Itali janë gjithsej 5 zona të infektuara në Itali të cilat po përballen me izolimin dhe me panikun ndaj virusit vdekjeprurës.

LEXO TE PLOTE

Bota

Foto-Italia në shtetrrethim/ Qytetet fantazëm dhe frikë

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi në Itali deri tani ka marrë jetën e pesë personaave, ndërsa mbi 150 të tjerë janë konfirmuar të prekur.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Italia ёshtё nё Evropё vendi mё i rrezikuar nga Koronavirusi, ndërsa qeveria italiane ka ndёrmarrё masa drastike. Në disa zona jeta publike pothuajse është paralizuar.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, pas njё takimi tё shtabit tё krizёs me autoritetet civile tё mbrojtjes nё kёtё vend, tha se “Qёllimi ёshtё qё tё mbrojmё shёndetin e popullit”

Rajonet mё tё prekura nga virusi COVID-19 do tё rrethohen. Popullata nuk do tё lejohet tё futet dhe as tё dalё nga kёto zona. Banorёt e zonave tё rrezikuara mund tё lёvizin vetёm nё “rastet e veçanta”.

Ai qё pёrpiqet t’i kalojё barrierat, cёnohet nga ndjekja penale, theksoi kryeministri. Ai megjithatё kёrkon njё mirёkuptim tё popullatёs sё atjeshme.

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Lu e Vlahutin, ç’po ndodh me dy ambasadorët?

LEXO EDHE:  Berisha takim me ambasadorin Donald Lu

Conte ka paralajmёruar mbylljen e sipёrmarrjeve dhe shkollave, si dhe ndalimin e tubimeve masive. Qeveria italiane ka ndaluar ndёrkohё edhe karnavalet nё Venecia. Ndalimi i lёvizjeve nё zonёn e Shengenit deri tani nuk ёshtё parashikuar, theksoi kryeministri.

Organizata Botёrore e Shёndetёsisё ËHO, shprehet e shqetёsuar pёr paraqitjen e rasteve tё infekimeve mё virusin COVID-19 tek personat, tё cilёt nuk kanё ndonjё lidhje me Kinёn. Ndёrkohё dyshohet se koha e inkubacionit mund tё jetё shumё mё e gjatё se dy javё. Kjo do tё vёshtirёsonte pёrpjekjet pёr parandalimin e epidemisё.

 

LEXO TE PLOTE