LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ua pafshim hajrin”/ Ish-ministri sulmon ndërkombëtarët

8 Gusht 2019, 10:39, Politikë CNA
“Ua pafshim hajrin”/ Ish-ministri sulmon

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani, shprehet se OSBE është lënë në duart e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Manjanit, në këto kushte do ishte më mire që t?i vinin drynin zyrës së OSBE-së në Tiranë, pasi nuk ka më fytyrë të flasë për zgjedhje dhe për demokraci.

Postimi i Manjanit

Lënia e drejtimit të OSBE në duart e Edi Ramës, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ja lanë.

Dy rrugë janë: ose do duhet t?ia heqin nga dora, ose t?i vënë drynin edhe OSBE se ska më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

Le pastaj ti kërkojë hesap Putin apo Erdogan për këto gjëra…

Opsioni që të dënohen sjelljet thellësisht antidemokraci që Edi Rama i bën Shqipërisë duket i vakët.

Kur mendoj që Palmeri pranoi votimet antikushtetuese, skam ndonjë shpresë më…

Ja pafshin hajrin!

Ndoshta e meritonte këtë fund edhe OSBE./CNA.al

Lajmet e fundit nga