Connect with Us

Nipi i Rrahman Rrahjes dhunoi barbarisht një grua/ KSHH “dush të ftohtë” Lleshajt

Politikë

Nipi i Rrahman Rrahjes dhunoi barbarisht një grua/ KSHH “dush të ftohtë” Lleshajt

Publikuar

-

Komisioni Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka reaguar ashpër ndaj dhunës barbare të ushtruar ndaj një gruaje në ambientet e QSUT nga nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

KSHH kritikon ashpër policinë, duke theksuar se nuk kanë vënë në dispozicion asnjë lloj informacioni mbi ngjarjen, ndërsa shprehet se ata mund ta kishin parandaluar dhunimin e gruas. Ndërkohë që shkruan se policia e ka mbajtur vajzën e dhunuar të prangosur në krevatin e spitalit.

Ndër të tjera, KSHH i bën thirrje Prokurorisë që të bëjë një hetim të plotë të ngjarjes, si dhe Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë që të trajnojnë më shumë punonjës për të menaxhuar dhe parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Deklarata e plotë e KSHH:

Tiranë, më 8 Gusht 2019

NJOFTIM PËR SHTYP

INCIDENTI BRUTAL I DHUNËS NË AMBIENTET E QSUT-SË MUND TË PARANDALOHEJ

INSTITUCIONET E MONITORUARA MUNGESË TRANSPARENCE

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara disa ditë më parë në një portal, ku evidentohej ushtrimi i dhunës brutale ndaj një shtetaseje të gjinisë femër nga një shtetas mashkull, në ambientet e Qendrës Spitalore Unviersitare “Nënë Tereza” (të publikuara në këtë link, https://ëëë.kohajone.com/…/skandal-burri-rreh-gruan-ne-qsu…/ ).

Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është realizuar në Komisariatet e Policisë nr.3 dhe nr.4 si dhe në shërbimin e urgjencës në QSUT, ku rezulton të jetë mbajtur shtetasja e dhunuar. Nga verifikimet e bëra, rezultoi se, në mëngjesin e dt. 31 Korrik 2019, rreth orës 07:00, shtetasi me iniciale R.Rr ka qenë në ambientet e jashtme të spitalit të urgjencës, ku ishte shtruar një i afërmi i tij. Shtetasja e paidentifikuar ende nga organet e policisë, sipas këtyre të fundit, është afruar dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë fyese shtetasin R.Rr, çka ka nxitur ushtrimin e dhunës prej këtij shtetasi në drejtim të saj.

Midis shtetasve nuk ka patur marrëdhënie familjare apo shoqërore. Shtetasja e dhunuar pretendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në ambientet e urgjencës prej punonjësve të policisë së Komisariatit nr.3, orët e para të mëngjesit të datës (31 Korrik), rreth orës 05:40. Efektivët e këtij Komisariati janë sinjalizuar me anë të telefonit nga familjarët e kësaj shtetaseje, për të bërë të mundur futjen dhe shoqërimin e saj me anë të autoambulancës nga zona e Tajvanit deri në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së. Nga takimi me Kryeinfermierin e shërbimit të Urgjencës në QSUT rezulton se shtetasja është diagnostikuar me “suspect intosikacion alkooli”, ka patur sjellje të dhunshme dhe ka përdorur fjalë të papërshtatshme.

Ajo ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Punonjësit e policisë pretendojnë se ajo ka referuar të dhëna të rreme për identitetin e saj, por ndërkohë është e pakuptueshme se si 7 ditë pas kësaj ngjarje, sërisht policia referon pamundësinë e identifikimit, ndërkohë për këtë shtetase është kryer një telefonatë në strukturat e policisë nga të afërmit e saj. Gjithashtu, për shkak të largimit të saj, Komisiariati i Policisë nr.4 nuk ka marrë deklarime nga shtetasja e dhunuar por vetëm nga autori i dyshuar, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, Tiranë.

Gjatë këtij monitorimi, vëzhguesve të KShH-së nuk ju vendos në dispozicion nga autoritetet e policisë, dokumentacioni i plotë, që hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur, me qëllim që të mundësohej një vlerësim më i qartë për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga policia. Vëzhguesit e KShH-së kërkuan të njihen me raportin e shërbimit të mbajtur nga efektivët e Komisariati i Policisë nr.3, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e shtetases në gjendje të dehur, në ambientet e urgjencës. Raporti nuk ju vu në dispozicion me argumentin se personi që administronte dokumentacionin nuk ndodhej në Komisariat. Vëzhguesit e KShH-së u informuan nga efektivët e Komisariatit të Policisë nr.4 se ndaj shtetasit R.Rr është bërë shoqërimi në orën 07:10 të dt.31 Korrik dhë është liruar rreth 3-4 orë më pas, për tu proceduar në gjendje të lirë.

Edhe pse ky person është kapur në gjendje të flagrancës, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, nuk rezulton që ai të jetë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë deklaron se ka referuar pranë Prokurorisë materialet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të cilat përbëjnë kundravajtje penale. Është e paqartë se përse një shtetas që ushtron dhunë brutale në ambientet publike i referohet organit procedues për kundravajtje penale, për më tepër në kushtet kur viktima, në trupin e së cilës ndodhen shenjat dhe pasojat e dhunës është larguar dhe nuk është bërë as ekspertimi mjeko-ligjor i saj. Sipas pamjeve filmike të publikuara në rrjetet sociale (të cilat janë fshirë më pas) rezulton se zonja është mbajtur në ambientet e urgjencës me pranga, para se të konfliktuohet dhe më pas dhunohet nga shtetasi R.Rr. Përfaqësues të këtij Komisariati kanë referuar se përdorimi i prangave është bazuar në ligjin nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Por ndërkohë, KShH vëren se neni 133, pika 3 e këtij ligji nuk e legjitimon në mënyrë të shprehur përdorimin e prangave në ambientet e spitalit por parashikon se “Punonjësi i policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet mundësive të përshkallëzuara, që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë paralizuese, mjete me goditje elektrike, qen policie dhe armë zjarri. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (e drejta për të mos ju nënshtruar torturës), nëse personi ndaj të cilit është kufizuar liria, mbahet me pranga gjatë qëndrimit në spitale, veçanërisht kur është në pozita të dobëta apo gjendje të rëndë shëndetësore (Mousiel vs France dhe Van der Ven dhe Lorse vs Holand).

Vëzhguesit e KShH-së, nuk u njohën me dokumentacionin që vërtetonte orën e daljes së të dëmtuarës nga urgjenca dhe për pasojëështë e paqartë se në ç’kushte dhe rrethana ka dalë kjo shtetase, sa kohë ajo ishte e shoqëruar nga efektivët e policisë. Sipas nenit 122 të ligjit për policinë e shtetit, punonjësi i policisë ka të drejtë të dërgojë personin në gjendje të dehur në institucionet shëndetësore dhe njëkohësisht ka përgjegjësinë për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e personit, gjendja e të cilit tregon qartë se nuk mund të kontrollojë veprimet dhe sjelljen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkaktojë dëmtime fizike ose të përbëjë rrezik për jetën e tij ose të të tjerëve. Veprimet e punonjësit në këto raste duhet të dokumentohen në procesverbal, dokument i cili nuk na u vendos në dispozicion.

Në vendin e ngjarjes ku shtetasja është dhunuar, rezulton se aty ka qenë prezent një efektive policie e cila nuk ka ndërhyrë për të parandaluar apo neutralizuar konfliktin, por ka lajmëruar kolegët e saj që të vijnë në vendngjarje. Ndaj efektives rezulton se është marrë pezullimi disiplinor nga detyra me 1 ditë.

KShH tërheq vëmendjen se pranë institucioneve dhe ambienteve publike ku patrullojnë apo janë të stacionuar punonjës të policisë, ata duhet të jenë të trajnuar për të menaxhuar dhe ndërhyrë në raste të tilla. Referuar ligjit nr.108/2014, është në misionin e policisë së shtetit të ruajë rendin dhe sigurinë publike. KShH vlerëson se ngjarja e ndodhur në ambientet e QSUT-së, mund të ishte parandaluar dhe menaxhuar më mirë nga punonjësit e policisë së shtetit.

KShH i rekomandon prokurorisë të kryerjë një hetim të plotë, efektiv dhe të gjithëanshëm për të zbardhur këtë ngjarje. Ndërkohë që i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në bashkërendim me njëra – tjetrën të mundësojnë trajnime të vazhdueshme të punonjësve për të menaxhuar konform ligjit dhe standarteve/protokolleve raste të tilla dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Unë shmanga rrugën e gjakderdhjes”/ Altin Goxhaj, tallet keq me Bashën

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj, ka thumbuar kreun e PD-së, Lulzim Basha cili po jep një intervistë në Syri TV.

Sipas Goxhajt, Luli, live, po tallet me Lulzimsat.

“Lulzimsat kanë të drejtë, kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq Lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbetur në Shqyp, Lyli është i vetmi i mençëm. Ndaj dhe i mashtron ditë natë. Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardhur nga pushimet, thonë në Portugali), pasi e nxori PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim: Unë shmanga rrugën e  gjakderdhjes që kishte planifikuar Rama”, shkruan Goxhaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

HAHAHA LYLI TANI LIVE TU TALL MENDEREN ME LYLZIMSAT
Lulzimsat kanë të drejtë kur thonë se Lyli është më i miri në PD. Me kaq lylzimsa idiotë dhe të metë që kanë mbet në SHQYP, Lyli o i vetmi i mençëm 😀 Ndaj dhe i mashtro ditë natë 😀
Ma kapni live te Syri çfarë u thotë lylzimsave që e ndjekin (sapo ka ardh nga pushimet – thonë në Portugali) pasi e nxorri PD pa brekë në b.. nga çdo përfaqësim:
“UNË SHMANGA RRUGËN E GJAKDERDHJES QË KISHTE PLANIFIKUAR RAMA” hahaha
(e ka për rrugën që e nisi dhe e udhëhoqi vetë zvarrë nga 16 Shkurti e deri tani sipas Axhendës Soros për shkatërrimin e Opozitës me qëllim mbajtjen në pushtet të Rilindjes 😀 )

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha kyç gojën për Soros-in/ Tenton të justifikojë tradhtinë ndaj Metës

Publikuar

-

Nga

Në një dokument të brendshëm i Partisë Demokratike dërguar të gjithë anëtarëve të kryesisë dhe ish-deputetëve, të cilin CNA.al e ka publikuar më herët, PD dilte kundër Presidentit Ilir Meta për çështjen e  Sorosit.

Në dokumentin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi,  porosia ishte e qartë që të mos thuhet asnjë fjalë për qëndrimin që Presidenti Ilir Meta për akuzat ndaj Sorosit.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është pyetur për këtë dokument gjatë një interviste në Syri TV dhe për herë të parë Basha nuk e ka përgënjeshtruar.

Por, duke dashur të dalë nga situata ka sulmuar mediat.

“Po, kthehemi në çështje që nuk janë çështje. Teza e vjetër e mercenarëve të Edi Ramës është për të tërhequr vëmendjen nga problemi kryesor. Është një dokument i dërguar përfaqësuesve  tanë ditën e 30 qershorit. Qëndrimet e mi për Sorosin i gjeni në arkiv në shqip dhe në anglisht. Në dokument iu kërkoj që të mbahej vëmendja me 1 korrik te zgjedhjet dhe mos të merreshin me çështje të tjera. Presidenti ishte në të drejtën e vet. Qëndrim më të ashpër kam mbajtur unë më shumë se sa Meta për Sorosin”, është shprehur Basha, duke mos thënë asnjë fjalë për Sorosin./CNA.al

Zbulohen tezat e PD pas 30 qershorit/ Asnjë koment kundër Soros, Basha zhytet në batak

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Basha nuk e “dorëzon” Ramën/ Kreu i PD nuk përjashton një marrëveshje të re

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi i dorëzoi edhe pushtetin vendor në tavolinë Ramës, është shfaqur sonte në një intervistë në Syri TV.

I pyetur se a mund të ketë një zgjedhje paqësore me Ramën, Basha nuk ka thënë as po as jo.

Duke lënë kështu të kuptohet se nuk e përjashton një marrëveshje të re me Kryeministrin.

Ai ka zgjedhur të komentojë vendimet e Presidentit Ilir Meta nëpërmjet dekreteve.

“Të shohim çfarë ka ndodhur realisht. Presidenti veproi sepse realisht gjendja popullore po shkonte drejt një konflikti të hapur, i cili mbarte edhe rrezikun e viktimave. Asnjë fije floku e asnjë shqiptari nuk vlen të sakrifikohet për një satrap të korruptuar si Edi Rama”, ka thënë Basha.

Ai ka përsëritur kërkesën për zgjedhje përmes një qeverie tranzitore, pa Edi Ramën kryeministër.

“Kjo është ajo që kërkon opozita e bashkuar. Ka një numër njerëzish të frustuar që flasin se pa gjak nuk ka ndryshim. Pastaj më trego ndryshimin mes meje dhe Edi Ramës më 21 janar”, ka thënë ndër të tjera Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE