Nipi i Rrahman Rrahjes dhunoi barbarisht një grua/ KSHH “dush të ftohtë” Lleshajt
Komisioni Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka reaguar ashpër ndaj...
Është ndarë nga jeta një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, Sherif Kaloshi.
Lajmi është bërë me dije nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili përmes një statusi në rrjetet sociale teksa kujton të shkuarën e dhimbshme të Kaloshit, nëpër kampet e përqëndrimit gjatë regjimit komunist, shpreh ngushëllimet dhe mirënjohen e thellë për figurën e tij.
Postimi i plotë i Bashës:
Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të Sherif Kaloshit, njërit nga kontributorët më të mëdhenj në përpjekjen vigane të qeverisë së parë demokratike të Shqipërisë për rehabilitimin, integrimin e më vonë edhe dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë. Sherif Kaloshi e kaloi rininë dhe një pjesë të madhe të jetës së tij në internim, në kampet e përqendrimit të diktaturës, nga Tepelena e deri në Lushnje, ashtu si i gjithë fisi i Kaloshëve, i cili mund të renditet ndër fiset më të persekutuara nga regjimi komunist. Vetë Sherifi mban një rekord të rëndë persekutimi, pasi ai e përjetoi internimin që kur ishte fëmijë në vitin 1945 dhe rënia e komunizmit në vitin 1990 e gjeti sërish në internim.
1990-a e gjeti pinjollin e familjes së madhe patriotike të Kaloshëve të Dibrës, në Gradishtë të Lushnjes dhe ai u angazhua aty ku e kishte vendin një bir i Kaloshëve, në themelimin e degës së Partisë Demokratike të Lushnjes.
Me fitoren e qeverisë së parë demokratike, Sherif Kaloshi dha një kontribut të çmuar për integrimin e të përndjekurve politikë në shoqëri. Nga 1994-a deri në 1997-n ai drejtoi Komitetin e të Përndjekurve Politikë, një strukturë shtetërore që ngriti gjithë korpusin ligjor që shërbeu më pas për vënien në zbatim të Statusit të ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë nga Sistemi Komunist, si dhe për dhënien e Kompensimit Pasuror. Nën drejtimin e Kaloshit, Komiteti kreu një punë mjaft voluminoze, në grumbullimin e dokumentacioneve të kësaj shtrese, si dhe përfundoi shpërndarjen e plotë të statuseve, por ky kontribut u ndërpre në mënyrë kriminale nga një qeveri që erdhi në pushtet me armë dhe me filozofinë e restaurimit të luftës së klasave.
Familjes Kaloshi iu desh t?i paguante këtij vendi një tribut edhe në demokraci dhe nipi i Sherifit, Bujar Kaloshi, një zyrtar i lartë i shtetit shqiptar, u vra në 1996-n nga bandat që më vonë drejtuan rebelimin e armatosur të 1997-s.
Largimi i Sherif Kaloshit na lë dhimbjen, por edhe detyrimin se angazhimi i Sherifit dhe i gjithë fisit Kaloshi që shqiptarët më në fund të jenë zot të fateve të veta, që të jenë të lirë të zgjedhin, të zgjidhen, të qeverisin e të largojnë ata që qeverisin keq, nuk do të lihet në mes. Simbole të qëndresës si Sherif Kaloshi janë një trashëgimi që na jep forcë, janë pjesë e historisë së lavdishme të Partisë Demokratike, por ato janë edhe garanci se ne do ta fitojmë betejën, për të drejtën pa kompromis me të keqen.
U prehtë në paqe!/CNA.al
Komisioni Shqiptar i Helsinkit (KSHH) ka reaguar ashpër ndaj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet social...
Shpëtove me 30 qershorin por kujdes nga Kalorësi i Rilindjes...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, i cili ësh...
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto ku tregon se pleh...
Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka publikuar disa fakte ...
Komisioneri Publik ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apel...
Presidenti i Republikë, Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin...
Ish-kryeminisri Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjet...
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar në rrjetet...
Burimi: Nga Lana Guggenheim “Southeusummit” Në shkurt të kët...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar me anë të një po...
Zgjedhjet e 13 Tetorit sipas dekretit të Presidentit Ilir Me...
Pas çdekretimi të 30 Qershorit, Presidenti Ilir Meta, me 27 ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, duket se është në pa...
Janë bërë pesë ditë sot që, kreu i Partisë Demokratike, Lulz...
Kreu i PD-së Lulzim Basha, pasi dogji mandatet, duke u largu...
Me 22 korrik 2016, Parlamenti i Shqipërisë votoi unanimisht ...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se kryeministri Ed...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...