Connect with Us

Kthimi i dekreteve/ Reagon Mustafaj: “Ka luftë llogoresh, duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve”

Kryesore

Kthimi i dekreteve/ Reagon Mustafaj: “Ka luftë llogoresh, duhet ndërhyrja e ndërkombëtarëve”

Publikuar

-

Ish ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar veprimet e presidentit, Ilir Meta, në lidhje me kthimin e dekreteve për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë

I ftuar në rubrikën “Opinion” në TV “News 24”, Mustafaj tha se veprime të Kreut të Shtetit janë shumë pozitive, duke marrë në konsideratë edhe faktin që opozita tashmë është jashtë Parlamentit dhe nuk ka aftësi penguese për to në komisionet përkatëse.

“Presidenti  Ilir Meta është shumë aktiv, sepse mungon opozita në parlament. Presidenti me kthim ligji është brenda rregullave. Bashkohem me konkluzionin e Presidentit, që thotë se : zgjedhjet janë zgjidhja dhe opozita duhet të bashkohet drejt rrugës për të rrëzuar regjimin e instaluar nga kryeministri.

Nuk mund të këtë zgjedhje, pa krijimin e një qeverie kujdestare dhe në kushtet kur ata: që të gjithë personalitet në PS, ministra dhe zyrtarë, që kanë dalë në përgjime nuk kanë shkuar para drejtësisë. Dy kushtet e opozitës janë të drejta. Qeveria nuk i lexon zemërimet e qytetarëve. Në kushtet kur të dyja palët janë një luftë llogoresh, por jo luftë dinamike, unë nuk pres që të ndodh ndonjë gjë e madhe . Unë pres që opinion ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë mbi atë që po ndodh në Shqipëri”, ka artikuluar Mustafaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Berisha jep alarmin/ Balluku dhe Gonxhe përgatisin vjedhjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar një denoncim të ardhur në adresë të tij nga një qytetar.

Në këtë denoncim qytetari informon se po përgatitet vjedhja e radhës tek Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë.

Postimi i plotë:

Akuza per nje vjedhje taze per Gonxhen e korrupsionit dhe ndrikull Riformaton! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor.Desha tju Informoja per dicka qe pritet te ndodhe tek drejtoria rajonale e sherbitit te transportit rrugor ne Tirane.Po pergatitet vjedhja e radhes nga Belinda dhe Blendi Gonxhe.Nuk ka as nje vit qe u rikonstruktua godina e drejtorise,tani kane njoftuar qe do ta rikonstruktojne perseri.Verifikojeni tek faqja e dpshtrr ne fb.Gjasme kane bere disa lejtesira te vogla ne lidhje me lejet e drejtimit dhe qarkullimit dhe po i shesin si reforma te medha.Besoj se jane per te hedhur hi syve qe te mos shikoje njeri megavjedhjen.Godina eshte shume funksionale keshtu sic edhte dhe pothuajse e re.Vjet u be nga fillimi madje dhe me peme te reja qe pamvaresisht se u moren leket nga buxheti i shtetit,u paguan dhe nga punonjesit e thjeshte sepse keshtu ju tha ish drejtori(njeri i Blerina Gjylametit)dhe nuk u ndien se i kercenonte me heqje nga puna.Tani si duket duan te vjedhin prap.Ja dhe fotot si duan ta bejne./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Dosja 184”/ Klodiana Lala zbulon pse Prokuroria e Dibrës s’e heton dot

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar transferimin e dosjes “184” nga Prokuroria e Krimeve të Rënda tek ajo e rrethit gjyqësor Dibër.

Sipas Lalës, dosja është voluminoze dhe për këtë arsye Prokuroria e Dibrës nuk ka kapacitet për ta hetuar atë.

“Prokuroria duhet të japë shpjegime sepse dosja po kalon nga një institucion në tjetrin. Dosja ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Pra ka kaluar nga një Prokurori serioze në një tjetër Prokurori. Kalimi në kompetencën e Prokurorisë së Dibrës tregon se nuk është serioze. Ka probleme, sepse një nga prokuroret ka lidhje familjare me Arben Keshin, ka konflikt interesi. Si mund të hetojë Prokuroria e Dibrës, kur ata që kanë dalë në përgjime janë zyrtarë të lartë në polici dhe në institucionet lokale. Është një Prokurori e vdekur, e cila mezi heton ata që presin pyjet. Nuk ka forcën Prokuroria e Dibrës që të hetojë një dosje kaq voluminoze. Fakti që është emri i Kryeministrit në atë dosje, në një rreth të vogël, në një qytet të vogël si Peshkopia, kur të gjithë njohin të gjithë.

Në dosjen “184” janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit. Kujtojmë se zgjedhjet në Dibër janë rimbajtur, pas skandalit seksual të Shukri Xhelilit. Për Bashkinë e Dibrës kandidonte Muharrem Rama nën siglën e PS. Eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, ministra, ish-minustra, deputetë dhe ish-deputetë, ku përfshihet dhe vetë kryeministri. Kemi të bëjmë me presion ndaj mësuesve dhe në arsim për votat, siç e kemi parë, ndërsa kryeministri Rama i kërkonte një drejtuesi policie sesi “kanë shkuar punët”. Dosja “184” është tipike e shit-blerjes së votave”, ka theksuar gazetarja investigative e kronikës së zezë.

Më tej Lala u shpreh se edhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku përpiqet të fshihet pas gishtit.

“Zonja Marku fshihet pas gishtit. Ligji thotë se kur ka “përplasje” për kompetencë për një dosje, mund ta marrë prokurori më i lartë. Prokurori Klodian Braho vendosi të heqë veprën e organizatës kriminale. Prokurori i Përgjithshëm duhet ta dërgonte te Krimet e Rënda. Do të duhej të dilte mbi vendim-marrjen e prokurorit. Marku është përgjegjëse për “lëvizjen” e dosjes nga Tirana në Dibër.

Është kaq e pamundur për Krimet e Rënda që të zbardhë këtë dosje, e cila është një prokurori serioze në krahasim me prokuroritë e rretheve. Prokurorët bëjnë ping-pong, duke mos dashur ta mbajë askush, nuk ka prokuror fare. Ka 3 vjet që rri si dosje në Prokurori. Zonja Marku sa duket duke e çuar në Dibër tregon se duan ta pushojnë. Nuk duan ta hetojnë. Nëse as prokurorët e tjerë nuk e marrin përsipër këtë dosje, duhet KLP të ndërhyjë ose ta marrë përsipër SPAK. Kemi sot Prokurori të ndikuar politikisht.”, tha ndër të tjera Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kryesore

Gjykata Kushtetuese s’mund të jetë gati në shtator/ Hazizaj: Duhen të paktën edhe 6 muaj

Publikuar

-

Nga

CNA. al, ka parlajmëruar se Gjykata Kushtetuese nuk do të jetë gati në Shtator, ashtu siç është trumbetuar. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe konstitucionalisti Sokol Hazizaj.

Parlamenti ka çelur garën për tre anëtar të Gjykatës Kushtetuse, pasi aktualisht ka paraqitur kandidaturën, vetëm për një. Tre vendet vakante pritet të plotësohen brenda muajit shtator. Konstitucionalistin Sokol Hazizaj,  ka thënë për Report Tv, tha se kjo gjykatë nuk mund të krijohet as brenda muajit tetor.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë numrin 5 të saj, që është poshtë minimales së vendimmarrjes”, u shpreh Hazizaj.

Sipas tij për formimin e gjykatës Kushtetuse, por mbi të gjitha që kjo gjykatë të marrë vendime do të duhen të paktën 6 muaj

“Mendoj që minimalisht 5-6 muaj janë të domosdoshëm për të krijuar një gjykatë me të paktën me numrin më pak se minimalja 5”, ka thënë ai.

Hapat dhe procedurat ligjore dhe Kushtetuese mbi afatet e ngritjes se kësaj gjykate i shpjegoi Sokol Hazizaj.

“Afatet kohore Kuvendi e ka një muaj, KED ka 5 ditë, më pas shtohen edhe 10 ditët e diskutimit, kështu që i bie rreth 45 ditë. Nëse nisemi nga data e sotme, muaji tetor e bën të pamundur krijimin e një gjykate Kushtetuese funksionale edhe në qoftë se do të ishte me 5 anëtarë, u shpreh Hazizaj.

Gjykata më e rëndësishme në vend, aktualisht ka vetëm një anëtar, për shkak se anëtarët e tjerë janë skualifikuar nga sistemi Gjyqësor pasi nuk e kanë kaluar procesin e Vettingut.

LEXO TE PLOTE