Connect with Us

Deputeti paralajmëron Veliajn/ Kujdes nga Rama, do përfundosh si Dako, Gjika etj.

Politikë

Deputeti paralajmëron Veliajn/ Kujdes nga Rama, do përfundosh si Dako, Gjika etj.

Publikuar

-

Shpëtove me 30 qershorin por kujdes nga Kalorësi i Rilindjes, se pasi të të shtrydhë mirë e mirë, do të flakë siç bëri me Vangjush Dakon, Shpëtim Gjikën, Baftjarin e Fierit, Braçen e Ersekës, Roshin e Kavajës etj., shkruan në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale deputeti Leftetr Maliqi.

Duke kombinuar ironinë me realitetin në këtë postim, përveç kryeministrit Rama, të cilin e etiketon si “Kalorës të Rilindjes”, Maliqi ka si objekt kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilit i adreson tekstin e mëposhtëm.

“Lali Eri mbahu fortë se shpëtove me 30 qershorin por sështë cudi, pasi të shtrydhi mirë siç bëri me ish kryebashkiakët Dako, Gjika që po enden dyerve të Prokurorive, Gjykatave dhe Spitaleve apo sic la rrugëve ish kryebashkiakët Baftjar Zeqo i Fierit, Adriatik Brace i Ersekës, Syrja Ormenaj i Urës Vajgurore, Roshin e famshëm të Kavajës e shumë të tjerë pa përmendur ish ministra si Xhafa, Bushati, Tahiri, Kodheli, Ahmetaj, Gjiknuri, Lindita Nikolla etj, ish deputët si Ndoka, Çuko, Qifja etj., si dhe plot figura të shquara ne PS si Dade, Dokle, Blushi, Hafizi, Leskaj etj. Apo ish ministri më i sukseshëm i financave i qeverive socialiste i cili po pret ( gijotinën ) nga Skëndërbeu i Mamicës që spo e lë as të aderoj në radhët e PS.

Kujdes nga Kalorësi i Rilindjes Lali Eri ! Nuk është çudi kur të lërë rrugëve të dergoj shishe vere për ditëlindje siç i dërgoi sot ish kryebashkiakut Gjika të cilin jo vetëm e hodhi në rrugë por e rraskapiti në dyert e prokurorive dhe gjykatave si dhe e sëmuri në dyert e spitaleve…”, shkruan deputeti Maliqi në faqen e tij në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Kapja” e AMA-s/ Zbulohen CV-të e kandidatëve për kryetar të AMA-s

Publikuar

-

Nga

Prej ditësh opinion publik ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e opozitës dhe disa mediave të mëdha në vend lidhur me përzgjedhjen e bordit drejtues të AMA-s.

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur garën për këtë proçes dhe emrat e depozituar aty janë zbuluar nga media. Kandidatët në garë, janë as më shumë e as më pak sesa këshilltarë ministrash, njerëz politikë të cilët në kundërshtim me ligjin për AMA-n kërkojnë të bëhen kryetarë dhe anëtarë të këtij instutucioni.
Kuvendi i Shqipërisë ka administruar CV-të e Maklen Mishës, Edvin Kukunjës, Faton Hoxhallit dhe Denis Dedejt.

Të katër këto emra të bërë publik në media janë të pozicionuuar politikisht me Partinë Socialiste, kanë shërbyer në pozicione politike dhe partiake duke qenë haptas në shkelje të ligjit, i cili e ndalon kandidadimin për persona politikë. -Maklen Misha, djali i Pirro Mishës, ish-anëtar i bordit Drejtues të AMA-s, deklaron se është bashkëthemelues dhe anëtar i Bordit drejtues të lëvizjes G99, duke e shkelur haptazi ligjin për mediat, që përjashton nga gara anëtarët e partive politike dhe shoqatave politike.

Për më tepër, sipas CV-së tij deklaron se ka qenë anëtar i Grupit të punës për hartimin e programit për punësimin, në Partinë Socialiste. Kontributet e kandidatit në partitë e sipërcituara, e shndërrojnë në një kandidat politik. CV-së së tij të “pasur” politike i shtohen edhe katër pozicione shumë pikante, Këshilltar i Edi Ramës, Niko Peleshit, Erion Veliajt dhe së fundmi i Olta Xhackës.

Në lidhje me emrin e Mishës, i cili përflitet si një nga favoritët kryesor, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar këtë vendim të qeverisë si një përpjekje për të trashëguar pushtetin nga i ati tek i biri, pa harruar që Pirro Misha është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, fakt të cilin ai vetë se ka mohuar asnjëherë. -Fatjon Hoxhalli, nuk plotëson vitet e punës, pasi siç edhe vetë konfirmon ka filluar punë për herë të parë në prill të vitit 2014, në administratë publike.

Hoxhalli është një tjetër emër që figuron të ketë shërbyer në pozicione politike. Ai ka qenë në kabinetin e Niko Peleshit në Kryeministri dhe në Ministri të Bujqësisë më pas deri në vitin 2019. -Edvin Kukunja, deklaron 9 vite eksperiencë pune në shtetin italian, por mbetet për t’u verifikuar, si afati ashtu edhe lloji i punës së kryer, pasi ende nuk dihet nëse puna e kryer prej tij në shtetin fqinj përfshihet në fushat që kërkon ligji për mediat audiovizve. Kukunja është këshilltar i Ministrës së Drejtësisë Etilda Gjoni, ndërkohë që në mandatin e parë të qeverisë socialiste ai ka qenë këshilltar i ministres Lindita Nikolla. -Denis Dedej, ka përfunduar studimet në gazetari në vitin 2014, ndërkohë që e ka filluar eksperiencën si gazetar në vitin 2007.

Dedej madje ka qenë i punësuar në administratë publike edhe pa përfunduar arsimin e lartë (bachelor në 2014, puna në Shërbimin Kombëtar të Punësimit në janar 2014). Ajo që është e përbashkët për të katër kandidatët është punësimi i tyre në kabinetet e ministrive të ndryshme dhe në Bashkinë e Tiranë, që nënkupton pozicionin e tyre të qartë politik, për sa kohë këto funksione janë thjesht dhe vetëm politike. Mediat kanë raportuar lidhje familjare dhe lidhje të afërta personale të këtyre kandidatëve me figura drejtuese të Partisë Socialiste.

Sipas mediave, këto persona që kanë marrë “mundimin” të bëhen pjesë e kësaj të ashtuquajture “garë”, janë emra krejtësisht të panjohur për opinionin publik dhe pa asnjë kontribut në jetën shoqërorore dhe me rëndësi për komunitetin.

Opozita ka ngritur shqetësimin se emrat e ardhur në kuvend për pozicionin drejtues të kryetarit të AMA-s, shprehin qartë synimin e kësaj mazhorancë për të kontrolluar fjalën e lirë sidomos pas propozimeve të bëra me paketën antishpifje, e cila është kundërshtuar fort nga komuniteti ndërkombëtar. CNA.al do tregojë ditë pas dite me fakte konkrete kush janë në të vërtetë kandidatët formalë për kapjen e AMA-s./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Frika nga koronavirusi/ Basha bën thirrje: Koha të flasin mjekët, mos neglizhoni asnjë shenjë gripi

Publikuar

-

Nga

Tashmë që koronavirusi është përhapur me shpejtësi në shtetin fqinj, në Itali, kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar se sot është koha të flasin mjekët dhe specialistët.

Basha tha se qeveria duhet të hartojë planin e masave konkrete për qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin.

“Është koha të flasin mjekët, ekspertët dhe specialistët, qeveria të hartojë planin e detajuar të masave konkrete. Ky plan duhet të ndahet, të shpërndahet me qytetarët në mënyrë që ata të informohen për masat që duhet të marrin. Nuk është koha për propagandë është koha të flasin mjekët dhe ekspertët.
Ju bëj thirrje të mos neglizhoni asnjë shenjë gripi, të bashkëpunoni me strukturat shëndetësore në mënyrë që të menaxhohet situata”, tha Basha.

Gjithastu Basha bëri me dije se PD bashkë me një grup ekspertësh të fushës kanë ngritur një grup të posaçëm monitorimi të situatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta dorëzoi kallëzimin për Gjonajn/ Përshëndet nga SPAK-u me simbolin e shqiponjës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta dorëzoi personalisht në SPAK kallëzimin për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe dy zyrtarë të ministrisë.
Pas dorëzimit të padisë Meta bëri me duar simbolin e shqiponjës përballë gazetarëve.

Në një prononcim për median, presidenti tha se tubimi i qytetarëve nuk është e paprecedentë, pasi sipas tij përpara kryeministrisë më 2 mars nuk do të protestohet për Ilir Metën, por për mbrojtjen e kushtetutës.

“Mbrojtja e Kushtetutës është krye detyra e presidentit. Nuk ka ngjarje më të rëndë në historinë e shtetit tonë se ky akt mafioz, ku së fundmi rezulton e përfshirë edhe celula e strukturuar në krye të ministrisë së Drejtësisë. Të gjithë shqiptarët në Bulevard, jo për presidentin, por për Kushtetutën. Një vend që synon të çelë BE-në, i rrëmbehet kompetenca presidentit. Nuk ka asnjë vend në Europë që vonohet ngritja e GjK me qëllim kapjen e saj. Më 2 Mars, kundër murtajës që quhet ‘Rilindje””, tha ai.

LEXO TE PLOTE