Politikë
Denoncim/ Vjedhje dhe tjetërsim pronash në zyrat e Kadastrës

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar me anë të një postimi në rrjetet sociale, vjedhjet masive, që sipas tij, janë bërë me pronat dhe tjetërsimin e tyre kundrejt rryshfetit prej 5 mijë eurosh.
Berisha shkruan se kjo është vepër e drejtorit të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, i cili kërkon para edhe për vendet e punës në këtë institucion.
Postimi i plotë
Vjedhje masive, tjetersime pronash kundrejt ryshfetit prej 5000 euro ne ASHK e famozit Lame!
Kjo eshte akuza e nepunesit dixhital, lexoni mesazhin e tij. sb
Pershendetje Z/ Berisha kam nje denoncim per te bere , institucioni qe ju e ngritet me aq mund ZQRPP po shkaterrohet dita dites , pas bashkimit me Aluizmin duke krijuar ASHK puna e 30 vjeteve eshte shkatrruar duke tjetersuar prona vtm per 5000 Euro (cmim me oferte) duke punsuar njerez injorante qe nuk e dine se cfare belaje eshte te mbashe pronen e nje njeriu , kartela pasurie te shkaterruara , Z/ Artan Lame i cili abuzon me punonjesit e ish Hipotekes madje me ato me te vjetrit duke i larguar nga vendi i punes qe kan mbi 25 vjet , duke bere presjoni sidomos nga larot qe ai ka ven drejtora te sektoreve , i nderuar Z/ Berisha ju lutem postojeni se po behet nami nuk e keni idene se cfar po ndodh Z/ Lame dhe sekseret e vet po kerkojne lek per vendet e punes , ju lutem Z/ Berisha postojeni kete denoncim se po na lene kalamajt pa buk kemi ber karrjere ne ate vend pune dhe nuk kemi qen asnjeher matrrapaze te ndyre si Lamja ….. JU LUTEM ZOTI BERISHA . (ANONIM JU LUTEM SE PASTAJ FILLOJNE PRESOJNET SE PAK PO NA BEJNE)./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...