Connect with Us

Credins Bank në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, me garanci nga BE

Ekonomi

Credins Bank në mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare, me garanci nga BE

Publikuar

-

Me mbështetjen e BE, Credins Bank i jep mundësinë e financimit edhe bizneseve të cilat nuk plotësojnë kushtet e mjaftueshmërisë së kolateralit sipas procedurave kredituese të bankës.

Credins Bank dhe Fondi Europian i Investimeve (EIF) finalizuan me sukses një projekt të rëndësishëm i cili do të shërbejë për të mbeshtetur ndërmarrjet shqiptare të vogla, të mesme dhe agronë kuadër të Programit për garantimin e huave – COSME, të ofruar nga Bashkimi Europian.

Ky financim është bërë i mundur nëpërmjet mbështetjes së garancisë së BE-së për Financimin e Borxhit me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadrin e Fondit për Garantimin e Huave të krijuar sipas Rregullores (EU) Nr. 1287/2013 të Parlamentit dhe Këshillit Evropian për krijimin e një Programi për Konkurrueshmërinë e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme (COSME) (2014-2020).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar midis dy Institucioneve, duke filluar nga 1 Shtator 2019, bizneset të cilat nuk kanë patur mundësinë për tu mbështetur financiarisht në bankë për nevojat e tyre të zhvillimit për shkak se nuk plotësonin kërkesat për kolateral, tashmë e kanë këtë mundësi.

Credins Bank, si një bankëshqiptare, ka nëobjektivat e vet strategjike kontributin e vazhdueshëm që duhet të japë për zhvillimin e ekonomisë vendase dhe janë pikërisht biznesete vogla ato që kontribojnë me projekte në punësim dhe zhvillim të përgjithshëm të vendit. Ndaj, kjo marrëveshje u finalizua për t’jua lehtësuar procedurat, dhe për t’ju krijuar akses për të konkretizuar planet e tyre të zhvillimit, për tu rritur dhe përmirësuar financiarisht.

Jemi të lumtur që nga kjo skemë do përfitojnë bizneset anembanë Shqipërisë, kudo ku janë, duke hapur dyert tona për suksese të mëtjeshme në punën e tyre.

Rreth Credins Bank

Credins Bank është një ndër 3 bankat më të mëdha në Shqipëri për asete, depozita dhe financim.Një bankë universale që ofron produkte dhe shërbime bankare që mbulojnë 360 gradë kërkesat e klientëve. E krijuar në 2003 si banka e parë me kapital shqiptar, Credins vazhdon ti qëndrojë besnike misionit të saj për të qenë zgjedhja numër një për shqiptarët dhe hapësirën shqipfolëse, dhe sot me krenari themi qe mbi 300,000 kliente na kane besuar dhe zgjedhur. Aktiviteti i bankës shtrihet përmes një rrjeti të gjerë prej 58 degësh në çdo cep të Shqipërisë. Banka ndërton partnerite për të ofruar zgjidhje financiare të përshtatura për klientët, duke përfshirë këtu produkte inovative në përputhje me trendin dixhital, këshillim financiar por dhe zgjidhje tradicionale bankare për financim dhe investime, të gjitha këto të udhëhequra nga standarte të larta etike. Credins bank merr përsipër menaxhimin sa më efikas të depozitave të klientëve, krijimin e mundësive të kreditimit dhe instrumentat financiarë për të gjithë, si dhe nxit  krijimin e mundësive të reja në fushën e sipërmarrjes duke marrë parasysh edhe ndikimet që vendimet e saj  mund të kenë në shoqëri dhe natyrë. Credins bank përpiqet të jetë në pararojë të cilësisë dhe profesionalizmit, të vlerësojë meritat dhe të shpërblejë performancën e punonjësve të saj. Credins bank beson në vlerat dhe shpirtin krijues të shqiptareve.

Reth EIF

Fondi Europian i Investimit (European Investment Fund- EIF) themeluar në 1994 është agjensi e Bashkimit European dhe pjesë e grupit të Bankës Evropianë të Investimit. Misioni kryesor është mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme duke ju krijuar mundësi në financim. EIF harton dhe zhvillon sipërmarrjen dhe rritjen e kapitalit, garanci dhe instrumente financiare, që kanë si objektiv specifik këtë segment të tregut. EIF mbështet objektivat e BE-së për mbështetje të inovacionit, kërkimit dhe zhvillimit, sipermarrjes, rritjes dhe punësimit.

Rreth COSME

COSME është program i Bashkimit Europian për Konkurrueshmërine e Sipërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me buxhet total prej 2.3 miliard Euro që funksionon prej vitit 2014 deri në 2020. Më shumë se 60% e programit shkojnë për lehtësimin e aksesit në financim për bizneset e vogla, në Evropë, nëpërmjet dy instrumentave financiare. Huaja me Garanci COSME e cila mbështet me garanci dhekundërgaranci institucionet financiare për t’i ndihmuar këto që të ofrojnë më shumë kredi dhe qira financiare. Ky instrument përfshin gjithashtu dhe garantim të portofolit të huave të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. COSME ofron dhe instrumentin “COSME Equity Facility for Grouth” që ka për qëllim suportin e bizneseve në stadet e rritjes dhe zgjerimit nëpërmjet ofrimit tëkapitaleve të sipërmarrjes “Venture Capital”. Objektivi i COSME është të mbështesë rreth 330.000 biznese në BE, vendet anëtare dhe të tjera të lejuara nga programi.

Katër janë synimet kryesore të programit COSME :

  • Lehtësimi i aksesit në financim (Instrumente financimi për SME)
  • Ndërkombëtarizimi i SME-ve
  • Përmirësimi i kushteve të të bërit biznes (për SME-të)
  • Promovimi i sipërmarrjes dhe nxitja e kulturës sipërmarrëse.

Për më shumë informacion mbi këtë marrëveshje ju ftojmë të klikoni në linkun (https://bit.ly/2GT0u7h).

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

A po e “vret” ekonomia Trumpin?

Publikuar

-

Nga

Nga Klodian Tomorri

Ekonomia amerikane ka nisur te lundroje ne ujera te trazuara. Tregjet financiare po sinjalizojne se vendi eshte duke ju drejtuar recesionit dhe goditja pritet te jete e forte.

Te merkuren normat e interesit per bonot 10 vjecare rane poshte atyre te bonove 2 vjecare. Shkurt borxhi afatgjate po shitet me lire se ai afatshkurter.

Hera e fundit qe ka ndodhur kjo “anomali” ishte ne vitin 2007 dhe historia me pas dihet. Inversioni i normave te interesit ne SHBA ka parashikuar 9 recesione duke filluar nga viti 1955. Me gjasa ky do te jete i dhjeti.

Pas sinjalit te interesave, Dow Jones humbi menjehere 800 pike dhe tani numri i ekonomisteve qe parashikojne recesion te thelle po rritet progresivisht. Janet Yellen eshte me optimiste dhe beson se SHBA-te munden ende ta evitojne renien ekonomike.

Sinjalet me te fundit nga ekonomia amerikane nese do te konfirmohen ashtu sikur pritet, jane prova e radhes se proteksionizmi dhe goditja ndaj tregtise se lire ne afatgjate ka gjithmone nje rezultat. Humbje ekonomike dhe perkeqesim te standardeve te jeteses per te gjithe.Tani me gjasa do ta mesoje edhe Trump me Navarron dhe Wilbur Rossin. Tarifat jane rruga me e sigurte drejt mizeries.

Por me teper se sa ceshtje ekonomike, kjo tani eshte ceshtje politike. Disa nga ekonomistet me ne ze te Shteteve te Bashkuara mendojne se recesioni do te nise para zgjedhjeve te ardhshme dhe do te vrase endrrat e Trumpit per nje mandat te dyte.

Sic tha dhe Bill Clinton dikur kur mundi George Bush the senior (qe gjithsesi mbetet nje nga tragjedite me te medha te historise politike); It’s the economy stupid.

And it’s coming.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Pastrimi i parave në sektorin e ndërtimit/ Shehaj: Krimi po shkatërron ekonominë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti demokrat, Agron Shehaj ka komentuar rënien e lekut.

Sipas tij, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

“Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron.

Kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve”, ka shkruar Shehaj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Forcimi i Lekut në lidhje me Euron ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vazhduar pa ndërprerje.

Fillimi i rënies së pakthyeshme të lekut përkoi me kohën e vjeljes së kanabisit të kultivuar masivisht. Nga atëhere, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron.

Kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

Praktikisht, po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. Pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi e cila përzë paranë e pastër, veçanërisht bizneset prodhuese dhe novatore.

Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomsië nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Dobësimi i pazakontë i euros dhe forcimi paradoksal i lekut

Publikuar

-

Nga

Ekspertët mendojnë se ky zhvlerësim kaq i madh i euros përballë lekut nuk shpjegohet me forcën e ekonomisë shqiptare, por me faktorë jashtë ekonomisë formale.

“Shqetësimi është mjaft i madh sepse forcimi i pazakontë i monedhës kombëtare në radhë të parë godet eksportet e Shqipërisë, godet investimet e huaja dhe fuqinë konkurruese të Shqipërisë për të thithur investimet e huaja, dhe godet ashpër kursimet e një pjese dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që janë në euro, sepse vijnë nga emigracioni” , tha Gjergj Buxhuku, përfaqësues i organizatës Alb-Konfindustria, për seksionin shqip të radios amerikane VOA, e cila e vijon raportimin e saj nga Tirana:

Studiuesit e shohin me shqetësim mosveprimin e Bankës së Shqipërisë, ose si thonë ata, politikat e gabuara të saj, si de-euroizimi i ekonomisë shqiptare në pikun e rënies së euros. Por drejtuesit e saj nuk duken të shqetësuar për dobësimin e ndjeshëm të euros me lekun.

“Ecuria e këmbimit të monedhave në treg është në normalitet, aktualisht po ndikojnë disa faktorë sezonalë, sa I takon zhvlerësimit të lekut” – tha Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Dobësimi i euros lidhet pjesërisht me luhatjet në tregjet botërore, por në Shqipëri sipas ekspertëve, dyshimet më të mëdha janë tek ndërhyrja e faktorëve të informalitetit, mes të cilëve edhe pastrimi i qindra miliona euro të drogave të forta, aq sa konkurrojnë edhe ekonominë reale, derisa leku ka 3 vjet që forcohet gradualisht përballë euros, ndonëse ekonomia shqiptare është në kuota të dobëta.

“Vendi vazhdon të ketë një deficit të llogarisë korrente prej 700 milionë eurosh, Vijon të ketë një deficit tregtar prej disa miliardë euro, dhe vazhdon të ketë një monedhë kombëtare që vazhdimisht forcohet e forcohet edhe pasi Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë të jashtëzakonshme duke blerë disa qindra milionë euro brenda pak muajve. Kjo tregon se në treg ka para të pista , nuk ka ndonjë shpjegim tjetër të logjikshëm” – tha Gjergj Erebara, analist i ekonomisë në agjencinë BIRN.

Ekspertët pohojnë se ekonomia shqiptare, me fuqinë e saj nuk e justifikon dot këtë forcim të lekut, pra kanë ndërhyrë flukse gri të eurove, flukse informale të parave të pista. Por Banka e Shqipërisë ende nuk ka të dhëna zyrtare për këtë.

“Volumi i eurove nuk paraqitet në ndonjë trend të pazakontë. Nuk kemi të dhëna zyrtare për ndonjë volum të jashtëzakonshëm të eurove në treg” – tha Guvernatori Sejko.

Përfituesit më të mëdhenj nga dobësimi i thellë i Euros janë lobet e importuesve që sjellin mallra me cmime të ulëta dhe qeveria tek pagesat e borxhit të jashtëm.

Ndërsa humbësit më të mëdhenj janë qytetarët shqiptarë, të cilëve u preken drejtpërdrejt kursimet e tyre, preken prodhuesit vendorë, preken eksportuesit e prodhimit vendor.

LEXO TE PLOTE