Connect with Us

Basha e shiti/ Berisha denoncim për Bashkinë Devoll

Politikë

Basha e shiti/ Berisha denoncim për Bashkinë Devoll

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në Bashkinë Devoll, kryetari i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Eduard Duro, një javë pasi mori karrigen ka nisur shkarkimet një nga një të punonjësve të administratës.

Postimi i plotë

Narkomonisti i Devollit terror mbi punonjesit!

Miq, narkomonisti antikushtetues antiligjor i Devollit ushtron terror stalinist ndaj punonjesve te ndershem dhe legjitim te Bashkise se uzurpuar ne Devoll. Ai po i zevendeson ata me narkohorrat e mafies se droges!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!
Ne Bashkine Devoll po behet terror me punonjesit e administrates! Kryetari i dale nga zgjedhjet moniste te 30 Qershorit Eduart Duro as nje jave pasi mori karigen e Kryetarit te Bashkise, ka filluar shkarkimin e njepasnjeshem te punonjesve te Bashkise, nderkohe qe ne prononcimet ne tv eshte shprehur se nuk do te shkarkoje asnje punonjes nga administrata, duke u tallur se ky eshte nje premtim nga ana e tij! Punonjesit jane nen presion Doktor! Shkarkimet “flete rrufe” po shperndahen si “semundje e keqe” ne tavolinat e punonjesve!./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

5 orë heshtje në Gjykatë/ Paloka: Dikush të çlirojë gjyqtarët

Publikuar

-

Nga

Kanë kaluar pesë orë pritje për publikimin e vendimit të Gjykatës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish deputeti demokrat, Edi Paloka e ka ironizuar këtë fakt duke shkruar në një status në rrjetet sociale: “Dikush të çlirojë gjyqtarët…”

Mesa duket Paloka ka dashur të thotë se gjyqtarët janë marrë “peng”. Ndërkohë holli kryesor i Gjykatës është i mbushur me gazetarë dhe operatorë, por edhe mbështetës të ish ministrit që vijojnë të jenë në pritje të vendimit. Trupi gjykues është mbyllur në dhomën e këshillimit, ndërkohë që ka dhe përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, që po e ndjekin nga afër këtë proces./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vonesa në favor të Tahirit”/ Ngjela: Do të ketë konflikt të brendshëm

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se vonesa për dhënien e vendimit nga Gjykata për Krimet e Rënda është në favor të ish ministrit, Saimir Tahiri.

“Vonesa është në favor të Tahirit. Do të jetë ndarë Gjykata. Ose vendosin ta japin që sot vendimin e arsyetueshëm, ose kanë marrë vendimin dhe po e arsyetojnë. Do të ketë konflikt të brendshëm në Gjykatë. Ata e kishin provë të fortë fikjen e radarëve, në kuptimin e provave indirekte. Të shohim sa do t’i arsyetojë Gjykata me pafajësi apo fajësi”, u shpreh Ngjela në studion e lajmeve në RTV “Ora”.

Prej më shumë se katër  orësh, treshja e gjyqtarëve e përbërë nga Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, është ‘kyçur’ në dhomën e konsultimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë vendimin për Saimir Tahirin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashkia e Tiranës kërkon Kopshtin Botanik/ Panariti: Dhunë mbi botën akademike

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë për t’i kaluar Kopshtin Botanik, Bashkisë së Tiranës.  Sipas Panaritit shkëputja e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës është një dhunë e mirëfilltë mbi botën akademike.

“Shkëputja e Kopështit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rëndë dhe në menyre te pariparueshme atë por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e florës shqiptare”, shkruan mes të tjerash Panariti.

Postimi i plotë:

Perse shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës eshte nje dhunë e mirefillte mbi botën akademike ? Ja si percaktohet ne fjaloret enciklopedike, qellimi dhe misioni i Kopeshtit Botanik! Kopeshti Botanik, administrohet pergjithesisht nga universitetet ose institutet kerkimore shkencore, kjo sepse nder te tjera ata perfshijne herbariume dhe programe kerkimi mbi taksonomine e bimeve. Misioni i tyre eshte qe te ruajnë ne menyre te dokumentuar floren kombetare per ruajtjen, kerkimi shkencor dhe mbi te gjitha edukimin e brezit te ri me vlerat e kesaj pasurie kombetare dhe boterore. Kopeshti Botanik i pare universitar ka qene kopeshti botanik madheshtor i liceut të Teofrastit ne Greqine antike. Universitetet e periudhes se rilindjes Italiane, i kishin kopshtet botanike, diamante te krenarise dhe te prestigjit të tyre.. Ndersa sot Universitetet e Oxford dhe Cambridge, krenohen me kopshtet botanike, te cilat janë museume të mirefillta dhe pasuri akademike dhe taksonomine.. Shkeputja e Kopeshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës, e gjymton rende dhe në menyre te pariparueshme ate por mbi të gjitha rrezikon ruajtjen, zhvillimin dhe studimin e flores shqiptare./CNA.al

LEXO TE PLOTE