Connect with Us

Atentati mafioz në Selenicë/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 47 vjeçarit

Kronika

Atentati mafioz në Selenicë/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi i 47 vjeçarit

Publikuar

-

Prej disa ditësh Vlora dhe zonat përreth saj, janë kthyer në epiqendrën e terrorit, ku ligjin e bëjnë plumbat.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Selenicë, ndërsa është ekzekutuar 47-vjeçari, Laver Tozaj, i cili identitetin e vërtetë e kishte Nikola Ikonomi.

Sot kanë dalë në dritë, detaje të reja.

Mbi 47 vjeçarin i cili u ekzekutua në derë të shtëpisë, janë derdhur shtatë plumba, dy prej të cilave në kokë dhe 5 të tjerat në pjesën e gjoksit dhe kraharorit.

Sipas Report Tv, dyshohet se ka qenë një autor i vetëm, kjo për shkak se është qëlluar shumë afër dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke shfrytëzuar faktin që nuk kishte drita.

LEXO EDHE:  Vrau 8 persona nga fisi i tij/ Zbardhet ekspertiza mjeko-ligjore për Ritvan Zykajn

Pista, ku janë shtrirë hetimet, është ajo e hakmarrjes që lidhet me të shkuarën e tij kriminale si trafikant droge.

Deri më tani, në pyetje janë marrë 15 persona, mes tyre dhe gruaja dhe vëllezërit, të cilët kanë mohuar të kenë pasur konflikte./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Viktima e atentatit me precedentë penalë/ Erdhi në Tiranë për të varrosur gjyshen

Publikuar

-

Nga

Vilson Tafçiu, i cili mbeti mbrëmjen sotme viktimë nga disa të shtëna me armë në Astir të Tiranës, ishte një person i njohur për blutë.

Mësohet se 28-vjeçari, i cili njihet edhe me mbiemrin Noka, ishte deportuar nga Franca në vitin 2018 i akuzuar për trafik droge.

Raportohet se i riu ishte me origjinë nga Dibra dhe kishte ardhur në Tiranë për varimin e gjyshes, e cila kishte humbur jetën disa ditë më parë.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Selenicës/ Deputeti i LSI akuzon Qeverinë për neglizhencë

LEXO EDHE:  Foto-Drejt fundit investimi 3 miliardë lekë për mbrojtjen nga përmbytjet e Vjosës  

Sipas dëshmitarëve, autori e ka thirrur jashtë viktimën që ndodhej në lokal, në shoqërinë e një vajze, dhe pas një komunikimi të shkurtër e ka qëlluar me tre plumba./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E thirri jashtë lokalit dhe e qëlloi me tre plumba/ Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Sipas dëshmitarëve, autori e ka thirrur jasht viktimën që ndodhej në lokal, në shoqërinë e një vajze, dhe pas një komunikimi të shkurtër e ka qëlluar me tre plumba.

Viktimë mbeti i riu Vilson Tafçiu (Ndokaj), 28 vjeç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Tiranë/ Identifikohet viktima

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet V.T, rreth 28 vjeç.

Ndërkaq, policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

LEXO EDHE:  Krimi makabër në Selenicë/ Berisha i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave

LEXO EDHE:  Krimi makabër në Selenicë/ Berisha i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve,”njofton Policia e Shtetit/ CNA.al

LEXO TE PLOTE