LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendi drejt diktaturës/ Deputeti tregon rrugën e rrëzimit të Ramës në vjeshtë

7 Gusht 2019, 18:50, Politikë CNA
Vendi drejt diktaturës/ Deputeti tregon rrugën e rrëzimit të

“Populli duhet të marrë në dorë fatet e vendit. Socialistët e ndershëm e të zhgënjyer, demokratët, qytetarët, artistët, studentët etj. duhet të çohen… Boll me paqe me qeverinë e krimit, korrupsionit, oligarkëve, papunësisë, drogës, pasigurisë“…

Kështu e nis mesazhin e tij të publikuar në rrjetet sociale deputeti në funksion i listës së PD-së për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, duke paralajmëruar shkarrjen në diktaturë, por dhe duke treguar rrugën se si duhet rrëzuar qeveria e drejtuar nga kryeministri Rama që, sipas Maliqit:”…ska as frike, as turp, as moral…”

“Demokracia lokale pas zgjedhjeve moniste te 30 Qershorit nuk egziston me pasi, keshillat bashkiak dhe kryetaret e bashkive jane një partiake, demokracia e pergjithshme dhe institucionale ne rrezik pasi mbi 90% jane te kapura nga e njejta parti (Rilindja). Rama nuk njeh as ligj, as Kushtetutë, as dekret te Presidentit, nuk njeh as opozite pasi e ka nxjerr jashte funksionit pa perfaqesim ne parlament, pa perfaqesim ne pushtetin lokal, pa perfaqesim ne institucione.

Rama ska as frike, as turp, as moral nga protestat paqesore, as nga akuzat e shumta, as nga skandalet pasi cdo dite, jave e muaj i kane plasur skandale me krime, korrupsion, pergjime, cenim te sigurise kombetare, grabitje, vrasje, trafiqe etj etj. Vetem qesh, ironizon cdo qëndresë,cdo stres e vuajtje tuajën, dhe per te hequr vemendjen nga nje skandal, sajon skandale te tjera si prishja e teatrit, publicitete me aksione te jashtligjshme, policore etj. Rama duke varferuar popullin duke e detyruar rinine dhe eliten e vendit te emigroj, mban nen presion opoziten, shantazhon, ndalon, gjobit, arreston kedo qe e kundershton per te mbajtur pushtetin nen kontroll te plot.

Vendi me krize te thelle e te rende politike, ekonomike dhe te pasigurise. Vendi drejt diktatures dhe shuarjes se shpreses per hapjen e negociatave ne 18 Tetor. Populli ne shtator te ngrihet fuqishem sepse ska me kuptim pasi Rama kerkon tju lodh, tju pakesoj, tju ironizoj. Kjo e keqe e madhe rrezohet me revolucion qendrestar demokratik duke bllokuar institucionet e vendit, sheshet, rruget duke paralizuar gjithcka ne menyre qe vendi te kaloje ne zgjedhje te lira, te ndershme, me sistem mazhoritar te paster, me 100 zona dhe 100 deputet, ku vota e popullit te zgjedhi deputetet e vet, qeverine e vet, presidentin e vet.

Nëse nuk bëni këtë atëherë ky vend do shkoj i sigurt drejt diktaturës me Parlament, qeveri, pushtet lokal, drejtësi, polici dhe shumë shpejt dhe me President vetëm të Rilindjes se krimit, drogës dhe korrupsionit. Koha nuk pret, në vjeshtë duhet zgjim popullor, revolucion demokratik,qendrese e fortë. Në vjeshte bien gjethet pemëve se bashku me to duhet te bien gjethet e Pemës se kalbur te Rilindjes se krimit. Ne vjeshte duhet te lind shpresa, besimi per te ardhmen e demokracise Europiane, per sundimin e ligjit dhe kushtetutes”, shkruan deputeti Maliqi në postimin e bërë në faqen e vet në rrjetet sociale./CNA.al.

Lajmet e fundit nga