Connect with Us

Tentuan kalimin në BE/ Plagosen 18 migrantë

Bota

Tentuan kalimin në BE/ Plagosen 18 migrantë

Publikuar

-

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë përfunduar në spital për shkak të plagëve që kanë marrë gjatë tentativës së tyre për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Bashkimin Evropian, përmes kufirit të Bosnjës me Kroacinë.

Autoritetet boshnjake bëjnë me dije se migrantët, të gjithë burra nga Pakistani dhe Iraku, u dërguan në një spital nga policia por nuk dhanë detaje të tjera mbi incidentin. Nga ana tjetër mjekët thanë se gjashtë prej tyre kanë lëndime të rënda.

Dyndjet e emigrantëve janë të shpeshta në Bosnjë, për faktin se ky vend shihet si pika hyrëse për deportimin e tyre në Evropën perëndimore. Sipas të dhënave, më shumë se 40.000 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Bosnje që nga viti i kaluar, me shpresën për të kaluar në Kroaci dhe më pas drejt përëndimit.

LEXO EDHE:  Emigrantët në kufi/ Paloka zbulon arsyet pse duan të vijnë në Shqipëri

Ndaj policisë kroate, ka pasur vazhdimisht akuza për përdorim të dhunës gjatë dëbimit të migrantëve, në zonën kufitare, por pretendimet janë mohuar nga zyrtarët kroatë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar kundër “rrymës”/ Nxit votuesit të refuzojnë Brexit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar John Major i ka kërkuar votuesve të votojnë për deputetët që nuk e mbështesin Brexit.
John Major mbajti një fjalim të premten gjatë një tubimi të zhvilluar në mbështetje të një referendumi për fundin e Brexit.

Ai nuk i tha në mënyrë të qartë elektoratit që të votonte kundër Partisë Konservatore, por 76-vjeçari filloi fjalimin e tij duke kritikuar Brexit me shprehjen “është jodemokratik”.

“Kur kombi votoi Brexit-in, ata e bënë këtë nga trillime dhe premtime të palejueshme. Ndërsa faktet bëhen të njohura, është e jashtëzakonshme që një votim i ri të refuzohet. E jashtëzakonshme, dhe sinqerisht, jodemokratike”, tha ai.

Major, i cili është një nga figurat më të njohura të Partisë Konservatore, u shpreh se Brexit është “vendimi më i keq i politikës së jashtme në jetën time”.
Ai shtoi: “Do të ndikojë pothuajse në çdo aspekt të jetës sonë për shumë dekada që vijnë. Dhe do ta bëjë vendin tonë më të varfër dhe më të dobët. Do të dëmtojë shumicën e atyre që kanë më pak.”

LEXO EDHE:  Marrëveshja për emigrantët/ Spanja dhe Gjermania gjejnë gjuhën e përbashkët

LEXO EDHE:  Është koha që emigrantët të kenë partinë e tyre/ Nga Alban Daci

Major u shpreh, më tej, se Tori – David Gauke, Dominic Grieve dhe Anne Milton – do të marrin votën e tij në zgjedhje.

Të tre politikanët po kandidojnë si kandidatë të pavarur në votimin e parakohshëm, pasi votuan kundër qeverisë së Boris Johnson, në shtator.

Ai, gjithashtu, shprehu mbështetje për ish zv / kryeministrin, Michael Heseltine, pasi tha se do të votonte për Liberal Demokratët.

Por, pasi prezantoi ish kryeministrin Toni Bler, si folësin tjetër, Majori vuri në dukje se politika shpesh “hedh disa aleanca të çuditshme”.

“Brexit nuk është një gabim, unë do të dëshiroja të ishte. Është një katastrofë. Një fatkeqësi që vendi ynë nuk mund ta përballojë”, u përgjigj Bler./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Macron sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Presidenti francez, Emannuel Macron, përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE, duke e sfiduar strategjinë e presionit publik evropian ndaj tij.

Sikurse raporton media gjermane DW presidenti Macron dërgoi javën që po përfundon disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjetin e twitterit ai njoftoi dërgimin e ekipit francez për rastet e katastrofave natyrore në Shqipëri. Pas kësaj, ai ofroi në një konferencë shtypi edhe që të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Në Watford pranë Londrës, Macroni përsëriti njëkohësisht se nuk pranon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për nisjen e negociatave. Kjo në thelb është në favor të Shqipërisë, pasi dihet që Shqipëria ka më shumë kritikë në BE se Maqedonia e Veriut. Mosndarja e dy shteteve për nisjen e negociatave me BE është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Me këto qëndrime Macroni sinjalizoi se nuk ka ndonjë antipati personale ndaj Shqipërisë.

Por të tërheq vëmendjen rrethana se në Londër ai e përsëriti jo-në e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të DW në Londër, Macroni tha fjalë për fjalë: “Unë e them shprehimisht se procedurat e anëtarësimit dua t’i reformoj përpara çdo negociate të ardhshme.”

Po në Londër Macroni tha se do të jetë edhe kundër çdo zgjerimi: “Që nuk shoqërohet me një reformë të thellë të mënyrës si funksionon BE”.

Pra, të paktën për momentin, po të nisemi nga fjalët e tij, Macroni jo vetëm nuk është larguar nga bllokimi i nisjes së negociatave. Por shkon edhe më tej, paralajmëron se nuk do të pranojë as zgjerim pa reformim më parë të BE. Nga kjo do të prekeshin aktualisht shtete kandidate që kanë avancuar më shumë në negociatat me BE: Serbia dhe Mali i Zi. Një sinjal i Macronit se për të reforma e BE ka vërtet rëndësi dhe se këtu ai nuk bën dallim midis shteteve?

LEXO EDHE:  Ndocaj shpërndan në Parlament projekt-draftin e tij për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë

LEXO EDHE:  Largimi i emigrantëve/ Rikthehen radhët e gjata në Kapshticë

Njëkohësisht, Macroni nuk lë dyshim se i dëshiron shtetet e Ballkanit të lidhura ngushtë me BE. Por siç tha në Londër me këtë ai kupton “edhe një fazë partneriteti strategjik dhe investimesh më të mëdha.”  Pra Presidenti francez përsëriti atë që thotë dokumenti i punës i shpërndarë nga francezët në BE: ai kërkon një fazë më të ngadaltë afrimi të shteteve kandidate me BE, para anëtarësimit.

Në thelb do t’i ngjante një mrekullie që Macroni ta tërhiqte kaq shpejt bllokimin për nisjen e negociatave me shtetet ballkanike.  Ai nuk është tërhequr as nga deklarata se NATO-ja është në gjendje vdekjeje klinike. Përkundrazi, në Londër Presidenti francez tha se është i kënaqur që fjalët e tij kanë nxitur një debat.

Nevoja e Macronit për ta përsëritur publikisht bllokadën franceze për nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike është një sfidim i ri i vullnetit mbizotërues në BE, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo megjithëse shtetet që duan nisjen e negociatave të BE me Shqipërinë duket se po ndjekin një strategji të presionit publik mbi Francën. Franca përmendet vazhdimisht si bllokuese…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Presidenti i Kosovës kritika BE-së/ Thaçi: Bllokon bashkëpunuesit, shpërblen shantazhuesit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të premten Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta duke vënë theksin tek qasja ndaj Serbisë e cila anon nga Moska dhe mohon krimet e luftës në Kosovë.

Sikurse raporton korespondenti i radios amerikane VOA, Thaçi i bëri këto komente në një konferencë të organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin, duke folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë nga një njoftim i zyrës së tij, presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se: “pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, Presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi. Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, tha presidenti Thaçi, nuk ndikojnë vetëm në rrafshin dypalësh por edhe në qëndrueshmërinë e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt.

“Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, i cili ka adresuar kritika ndaj BE-së duke e fajësuar për standarde të dyfishta.

LEXO EDHE:  Largimi i emigrantëve/ Rikthehen radhët e gjata në Kapshticë

LEXO EDHE:  Ndocaj shpërndan në Parlament projekt-draftin e tij për votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë

“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai.

Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzohet procesi, ndërsa tash tarifat (ndaj mallrave serbe) po përdoren për ta kushtëzuar dialogun. Arsye kjo e mjaftueshme që bisedimet dhe marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk ka për të patur alternativë për qëndrueshmërinë e Ballkanit.

Deklarata e Thaçit vijnë ndërsa gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat për anëtarësim, pritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e tyre në tetor, u bllokuan nga disa vende anëtare ku rolin kryesor e luajti Franca.

LEXO TE PLOTE