Connect with Us

Tatimet po çojnë bizneset drejt falimentit/ Berisha denoncon skandalin

Uncategorized

Tatimet po çojnë bizneset drejt falimentit/ Berisha denoncon skandalin

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një shkrimi në rrjetet sociale ka denoncuar abuzimet që shteti bën me bizneset në kohën e sezonit turistik.

Berisha shkruan se nga ky abuzim po detyrohen të falimentojnë shumë biznese pasi nuk kanë alternative tjetër duke qenë se shumë punonjës të shtetit kërkojnë rryshfet dhe abuzojnë me detyrën duke u bërë presion bizneseve.

Në mesazhin që ka i dërguar një qytetar ish-kryeministrit shkruhet se furgonat e mallrave nuk lejohen të furnizojnë dyqanet me mall, ndërsa fasha e orarit kur kjo gjë lejohet është e papërshtatshme për bizneset.

Postimi i plotë i Berishës

Klime horror ndaj bizneseve nga narkoqeveria!

Miq, pas 30 qershorit ne kulmin e sezonit turistik, sistem zinxhir i papare gjobash te shumellojta nga narkopolice, narkozyrtare, narkotatimore, narkoinspektore pune e ndertimi, horra te çdo lloji falimentojne çdo dite dhjetra e dhjetra biznese.

Lexoni pershkrimin trondites nga biznesmeni dixhital te kesaj veprimtarie kriminale mafioze te narkoshtetit ndaj biznesit ne Durres.
sb

Doktor , ju pershendes !
Me poshte ju paraqes post 30 Qershorin ne Durres, goditjen ndaj bizneseve dhe qytetareve cdo dite ne pikun e sezonit, nese mundeni shperndajeni, si Durresi eshte gjithe Shqiperia !

– Policia Rrugore ne nje aksion te paprecedent ndaj drejtuesve te mjeteve , kryesisht ndaj furgonave qe furnizojne bizneset me produkte te ndryshme , duke iu vendosur ‘’gjobe paralajmeruese’’ 3.000 leke te reja per ‘’mungese te lejes per hyrje ne zonen e Plazhit’’ qe ne rast perseritjeje mund te coje deri ne bllokimin e mjetit !
Ne momentin kur drejtohesh prane Bashkise per marrjen e lejes , fillon pjesa me argetuese :
1. Zonja punonjese nuk ndodhet aty , vjen dhe largohet kur deshiron , nuk ka asnje mundesi kontakti me te !
2. Roja i zyres se zonjes ne fjale shprehet se edhe kur vjen rri pak ne zyre dhe pa leke nen dore nuk e vendos ujin ne zjarr !
3. Procedura totale kushton rreth 35.000 leke te reja.
P.S Furnizimet ne zonen e Plazhit te Durresit lejohen nga ora 23:00 deri ne 06:00 , me thoni pak sa efektive mund te jene bizneset ne kete fashe orare dhe sa biznese pranojne te furnizohen ne te tilla orare ?! Pasi nga ora 06:00-23:00 policet vdesin te fshihen hijeve e te ngrejne tabelen ndaj cdo mjeti transporti qe kalon.
– Te famshmit ‘’tatimore’’ bashke me ‘’Fushaten ndaj Informalitetit’’ jane bere gjobevenesit e perditshem te bizneseve , pa bere ende ‘’sefte’’ , ne dere gjen 2/3 djem te veshur me kemishe e me dosje nen krah , me nje liste emerore te percaktuar te subjekteve ku do te shkojne te bejne ‘’goditjen e rradhes’’ . Secili prej tyre pyet si ne hetuesi , hyjne ne cdo cep e vrime te mundshme te cdo subjekti vetem e vetem qe te justifikojne diten e ne fund plotesojne nje proces-verbal bashke me ‘’konstatimet e tyre’’ ! E them ne thonjeza sepse nese zoteruesi i subjektit i trajton ne menyren e duhur dhe iu mbush xhepin , proces-verbali del me te dhena mjaft pozitive dhe kamikazet largohen me shume miresjellje , ne rastin e kundert , fatkeqet qe nuk mund te paguajne pagen shtese te ketyre zhvatesve me uniforme dhe badge shteteror , iu shenohet emri ne listen e zeze !
– Ne qytetin tone po ashtu operon edhe ‘’Inspektoriati i Punes’’ qe vjen si nje nenstrukture e ‘’Hetimit Tatimor’’ , jane edhe ata per t’u paguar , me pak se te siperpermendurit por serish eshte nje shpenzim qe cdo biznes e llogarit ne bilancin mujor si nje ‘’shpenzim operativ’’ , pagesa qe ata pranojne eshte Skenderbeu X2 e me siper ( 10.000 leke te reja ) !
– Mos te leme pa permendur dhe strukturen e zgjuar nga gjumi letargjik , AKU , qe po ben sikur gjoja funksionon , duke vendosur shirita vend e pa vend per t’i bere presion bizneseve , por po ashtu nje rol kyc ne te gjithe procesin luan dhe Policia Bashkiake qe tashme eshte stacionuar ne tregun e fruta-perimeve e kudo tjeter ku ka shites ambulante per t’ju hequr buken e gojes , per t’i fundosur e per te mos i lene te punojne nje pune te ndershme e me djersen e ballit ata njerez te gjore e pa perkrahje !
– Shto ketu dhe te ‘’rilinduren’’ IKMT qe ne Durres funksionon si te jete ‘’ent publik’’ , vetefinancohet nga gjobat ndaj bizneseve , kryesisht ne zonen e Plazhit , gjahu i duhur ne kete pike sezoni !

LEXO EDHE:  “Kolapsi në sistemin e drejtësisë”/ Berisha takim me përfaqësues të OSBE

Jam kunder informalitetit dhe totalisht pro nje fushate serioze per ta ulur nivelin e tij , por nuk jam pro gjobevenies , grabitjes , terrorit e presionit ndaj bizneseve !
Jam i bindur se bizneset te ashtuquajtura ‘’informale’’ , nese do kishin mundesite ekonomike te paguanin taksat stratosferike , nuk do kishin asnje arsye per te fshehur e mosdeklaruar te ardhurat , por pikerisht se biznesi , ekonomia , fuqia blerese jane ne pike kritike , cdokush qe zoteron nje biznes detyrohet te perdore te tilla manovra per te kursyer sadopak e per te dale 0-0 ne fund te muajit !
Ndeshkimi duhet te filloje nga lart – poshte , jo e anasjellta , fillimisht t’i jepet biznesit vemendja e duhur e te mbajne pergjegjesi per kete derexhe te krijuar ku bizneset nuk e ngrejne me koken , e me pas te flasin per ‘’fushata’’ e per ‘’modele qeverisjeje’’ !
Biznesi sot eshte i zhytur ne borxhe e kredi bankare , nuk quhen biznese vetem klientet e qeverise dhe kompanite qe qarkullojne miliona leke ne vit, le t’ju jepet dora te vegjelve per te synuar drejt zgjerimit te tyre, rimekembja ekonomike nuk fillon duke pasuruar me tej te pasurit e duke iu marre shpirtin te varferve e duke zhdukur shtresen e mesme !/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

A do ta nxjerrë të pafajshëm Artan Gjermeni, ish-deputetin Salianji?!

Publikuar

-

Nga

Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar të zhvillohet proçesi gjyqësor në lidhje me çështjen e bujshme, “Babale”, një skenar që zili do ta kishte zili edhe Hollivudi, ku është i përfshirë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe i ashtuquajturi “Babale”, apo Albert Veliu.

Katër personazhe, të cilët rreth një vit më parë ngritën në këmbë opinionin publik duke sajuar një film aksion që fillonte tek ministri i Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, tek vellai i tij Agron Xhafaj, që shkonte deri te kryeministri dhe emra të tjerë drejtues të lartë të mazhorancës, por edhe të opozitës.

Në atë kohë “Babalja” dhe Alizoti mbaheshin nga PD si dy “xhevahire”, por më pas gjerat filluan të zbërtheheshin një e nga një. Tani, pasi çështja shkoi tek Krimet e Rënda, përfundoi tek Prokuroria e Tiranës.

Prokurorët akuzojnë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, si personat që kanë inskenuar gjithë atë zhurmë dhe tymnajë të ngritur në lidhje çështjen “Babale”.

Por, çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe a po përpiqet Artan Gjermeni, njeriu që po shqyrton çështjen, për ta nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin dhe mikun e tij gazetarin Olldashi?

Burimet janë të ndryshme, lajmet janë kontradiktore. Dikush pretendon se Gjermeni është i majtë, dikush pretendon se për shkak të mos kalimit të Vettingut mund të bëjë qoken e radhës tek Salianji, e kështu me radhë.

Por, në korridoret e Partisë Demokratike, zërat thonë se Salianji do të dalë i pafajshëm dhe se gjithçka me Gjermenin është mbyllur, nëpërmjet dy linjave të tjera.

Linja e parë, bazuar te opozitarët është një lidhje e përfaqësueve ligjorë të Salianjit që nga fillimi i procesit penal me gjyqtarin Artan Gjermeni.

LEXO EDHE:  “Dy fjalë për Zonjën Topalli”/ Desada Metaj i përgjigjet Mero Bazes

LEXO EDHE:  Dy gënjeshtrat e Edi Ramës në fundjavë

Një nga bashkëpunëtorët e Salianjit, i cili është në krah të tij dhe mbrojtës kryesor i tij ka një lidhje të fortë familjare me Gjermenin, çka çon në dyshime se mund të ketë marrë një premtim për pafajësi.

Një lidhje tjetër që ka rënë në duart e opozitarëve është edhe drejtuesi i Fokus Media, Irfan Hysenbelliu, i cili njihet për mbështetjen që ka ndaj Salianjit dhe ish-sekretares së tij Grida Duma. Kjo dyshe ka një suport të plotë mediatik nga mediat e Irfan Hysenbelliut.

Artan Gjermeni njihet për lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e veçantë që ka me botuesin e mediave që nga ana tjetër është mik i ngushtë i Salianjit.

Këto janë dy tezat që qarkullojnë në korridoret e opozitës, për të nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin.

Por, a do të mundet Gjermeni që ta nxjerrë të “palagur” ish-deputetin e PD-së, që ndezi flakë e zjarr një vit më parë politikën shqiptare.

Nga ana tjetër, teza se ai nuk kalon Vettingun, problemet me sistemin, janë një shans për Gjermenin, i cili shumë shpejt pritet të braktisë sistemin e drejtësisë.

Përtej çdo skenari “Babale” apo jo, tani gjithçka ka ngelë në dorën e Gjermenit. Gurët e shahut po luhen të gjithë. Salianji për pafajësi, dhe drejtësia për mosdrejtësi. Të shohim se çdo të ndodhë./ CNA.al

Alizoti “plas bombën” në Gjykatë/ Salianji na ofroi 200 mijë euro

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

“Çështja Babale”/ Alizoti “masakron” Salianjin: “Bëra çfarë më the për të marrë paratë, hap kamerat kur jemi takuar në PD”

“Kam bërë zërin e Agronit, lekët do mi jepte Salianji”/ Alizoti “fundos” ish-deputetin

Dosja “Babale”/ Salianji sjell prova të reja, si u manipulua zëri i Agron Xhafajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti Murrizi e thotë troç: PD-PS, pazare në kurriz të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, njëherësh dhe zvendëskryetar i Parlamentit, ka goditur fortë dy forcat kryesore politike, PD-PS, duke i akuzuar se bëjnë pazare të ndyra në kurriz të shqiptarëve. Pazare që do tu kushtojnë pasi tashmë ka ardhur një tjetër “usta”

“Nuk është lojë shahu PD-PS. Bëjnë pazare në kurriz të shqiptarëve, por ka ardhur “usta” tjetër. Do pajtohen ose në burg të Recit ose do përfundojnë si ish-ministri Tahiri.  Kanë qejf që ta lënë kështu siç është. Tentojnë të bëjnë marrëveshje. Nesër deputetë të opozitës kanë mbledhje me ambasadorët. Do u them që nuk do jap konsensus pa ndryshuar sistemin zgjedhor, artikuloi deputeti Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim/ Pse fajin për zgjedhjet nuk e ka sistemi?

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë, koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka rënë në një mendje me presidentin Ilir Meta, ish kreu i LSI-së, se përgjegjësi kryesor për situatën dhe krizën politike, që nga post 2008 , është sistemi zgjedhor. Një sistem për të cilin Ilir Meta bëri dhe grevë urie duke pretenduar se ishte shkatërrimtar për të. Por, në fakt, është po ky sistem që e bëri Ilir Metën vërtet polin e tretë politik në vend, me gati 19 deputetë, kur të gjitha forcat e mëdha i kishte kundër, jo shumë larg por dy vite më parë.

E kështu me radhë, lindi LSI-ja në 2009, në fakt si një forcë parlamentare, po nga ky sistem. E është po ky sistem që na prodhoi mandatet e djegura dhe një listë me individë që nuk i’u bindën partisë por hynë në Parlament dhe na treguan se Lulzim Basha vërtetë në vend të përfaqësuesve, të demokratëve dhe të shqiptarëve i kishte mbushur listat me sahanlëpirës, plaçkaxhinj, sharlatan, injorant, të pashkollë e gjithçka ndodhi ndodhej para, ashtu sikundër janë dhe shtresat e rilindjes në krahun tjetër, por nuk shfaqen, nuk flasin e nuk dëgjohen.

Po pse fajin nuk e ka sistemi?

Fajin nuk e ka sistemi për shkak se në Shqipëri problemi nuk është formula, pra mazhoritar, proporcional, mazhoritar i përzier me proporcional, listat e hapura apo listat e mbyllura.

Partitë politike në Shqipëri nuk funksionojnë si organizata të mirëfillta politike ku zgjidhesh, kalon një stad të caktuar, më pas largohesh, ka senate, ka njërëz me eksperiencë, dalin elita të reja e kështu me radhë. Nuk ndodh kështu! Është kryetari që vendos për të gjithë, pra kryetari është bajraktari i partisë. Ai që ka në dorë listat e deputetëve, ai që bën listat e komisionerëve, duke ia deleguar atij të degës, kryetari i degës përveç komisionerëve vendos dhe numëruesit, vendos drejtorët rajonal e kështu me radhë, bashkë me deputetët, e këta krijojnë një kastë të caktuar e cila është e gjitha në shërbim të bajraktarit në krye të partisë.

Prandaj, në thelb, në Shqipëri përtej asaj që artikulohet se sistemi është problem i madh, problem më i madh sot për sot janë kryetarët e partive, janë bajraktarët e tyre të cilët i trajtojnë ato si prona dhe biznese private. Ashtu siç është Edi Rama, ashtu siç është Lulzim Basha, po ashtu siç është dhe Ilir Meta, i cili partinë nuk pati besim t’ia linte më shumë se një muaj Petrit Vasilit, por ia kaloi gruas së tij.

Kështu është dhe Fatmir Mediu, që ka gjithë jetën kryetar, kështu është dhe Dash Shehi që ka gjithë jetën kryetar, kështu është Nard Ndoka, që ka gjithë jetën kryetar e kështu janë shumë e shumë parti në Shqipëri, të cilat janë formuar për të tjera, fillimisht idelale, apo të ndërtuara me të tjera qëllime, por që tani kanë katandisur si një tokë e xanun nga kryetarët e tyre, të cilët nuk lëshojnë një fije peri.

LEXO EDHE:  Berisha mazhorancës : Jeni bosët ose skllevërit e krimit

LEXO EDHE:  Berisha mazhorancës : Jeni bosët ose skllevërit e krimit

E ky është thelbi i problemit. Çfarëdo lloj sistemi të përdoret në Shqipëri, a nuk ishte mazhoritari me proporcional, që shkaktoi “dushkun”? A nuk ishte proporcionali rajonal, me lista të mbyllura, që na solli këtë Parlament që kemi sot? Këtë palo Parlament që u mbush me kriminel e banditë nga kryetarët e partive, apo budallenj nga ana tjetër.

A nuk ishte sistemi mazhoritar i përzier me proporcional që në zona të drejtëpërdrejta na ka nxjerrë deputetë nga më të fëlliqurit? A nuk ka qenë direkt sistemi mazhoritarë që nëpër bashki u zgjodhën njerëz të inkriminuar, jo vetëm në 30 qershor por dhe në zgjedhjet e kaluara lokale! Prandaj thelbi i problemit është tek bajraktarët, tek kryetarët e partive dhë më pas zbret dhe poshtë tek elektorati, pra tek qytetarët, tek mungesa e një kulture të mirëfilltë politike dhe e një respekti të denjë ndaj votës. Pra shitblerja e saj, pazari që ofrohet nga bajraktarët, por edhe oferta që pranohet për shkak të varfërisë dhe problematikave të thella social-shoqërore.

Mirë do të ishte që kasta politike përtej sistemit të bënte disa hapa të tjerë. Të zgjidhte disa problem të tjera. Pra të kishte një marrëveshje kombëtare në lidhje me sjelljen politike, në lidhje me veprimet dhe aktet politike sesa të bënin hipokritin duke propoganduar se është sistemi ai që po na bëka gjëmën dhe për këtë të na qajë më shumë Ilir Meta i cili krijoi një parti gjobaxhinjsh dhe hajdutësh që sot, pra nga ky sistem, ka 19 deputetë të larguar, ish ministra të korruptuar por edhe 19 të tjerë që kanë hyrë brenda në Parlament që pa folur dhe pa hapur gojën kuptohet se çfarë janë. E më pas janë banditët e Ramës, e më pas vijnë dhe qesharakët e Lulzim Bashës të shitur e të blerë nëpër lista.

Ndaj mirë do të ishte të jenë një herë të sinqertë, e të mos i’a vënë fajin këtij sistemi. Ja ku është sistemi i Kosovës, le ta implementojnë. E kanë dhe sistemin e parë, mazhoritarin me proporcional  të përzierë, le ta provojnë, e kanë dhe këtë sistem që është le ta provojnë. Në çdo lloj forme, në çdo lloj mënyre, sërisht aty askush nuk do të pranojë humbjen, të gjithë do grinden me njëri-tjetrin, deputetët do shiten, listat do të vendosen sipas qejfeve të kryetarëve përsa kohë funksionon një forcë politike, apo shumica e forcave politike si sekte të bajraktarëve që i shfrytëzojnë për qëllime personale

Ky është thelbi i problemit dhe asgjë me shumë se sa kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: