Connect with Us

Shoferi i dehur përplaset me bordurën/ Arrestohet nga policia

Kronika

Shoferi i dehur përplaset me bordurën/ Arrestohet nga policia

Publikuar

-

Një i ri është arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi ka drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit duke u përplasur më pas me bordurën e rrugës në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit ‘Shqiponja’.

I arrestuari eshtë shtetasi me inicialet iniciale A.A., 21 vjeç. Policia ia ka ngarkuar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Nga Seksioni OPGJ-ve në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë u bë arrestimi i shtetasit A. A., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë më datë 07.08.2019, rreth orës 03:30 pasi , duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz ” nën efektin e alkolit, për pasojë është pêrplasur me nje nga bordurat e rrugës në afërsi të rrethrrotullimit të sheshit “Shqiponja” i cili u dëmtua jashtë rrezikut për jetën ku  dhe mori mjekim në spital.

LEXO EDHE:  Piu fostoksinë/ Ndërron jetë në spital 27-vjeçarja nga Kamza

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në gjëndje të dehur apo pa dëshmi”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vodhën banesat e futbollistëve të Madrid/ Shkatërrohet banda e shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Shkatërrohet banda e shqiptarëve që vidhnin shtëpitë e futbollistëve në Madrid.

Mësohet se shqiptarët vidhnin në banesat e lojtarëve të Realit e Atleticos.
Shqiptarët hynin brenda banesave edhe kur kishte njerëz.

Nga hetimet e kryera janë zbuluar se vjedhja e shtëpisë së trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane, lojtarëve Isco, Casemiro, Morata dhe Vasquez është bërë nga katër shqiptarë, një prej të cilëve i identifikuar si M.Z.

LEXO EDHE:  Emrat/ Arrestohen 5 shpërndarës droge në Tiranë

LEXO EDHE:  Piu fostoksinë/ Ndërron jetë në spital 27-vjeçarja nga Kamza

Shtetasi M.Z., ishte arrestuar edhe  në vitin 2007 për grabitjen në rezidencën e biznesmenit dhe aktorit spanjoll,  José Luis Moreno.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi të kalojë kufirin me dokumenta false/ Arrestohet turku në Durrës

Publikuar

-

Nga

Goditet një tjetër tentativë për kalimin e kufirit me dokumente të falsifikuara.
Policia Kufitare ka arrestuar 1 shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në zbatim të masave për forcimin e kontrollit gjatë përpunimit të doumentacionit, shërbimet e Policisë Kufitare në Port, Durrës kanë ndaluar një shtetas turk, i cili ka tentuar të kalojë kufirin në drejtim të Italisë, me dokumente të falsifikuara.

LEXO EDHE:  Detajet e aksidentit/ Policia ndoqi mjetin pasi u largua

LEXO EDHE:  Emrat/ Arrestohen 5 shpërndarës droge në Tiranë

Në lidhje me këtë rast janë njoftuar Specialistët kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në D.V.P Durrës, të cilët kanë kapur në flagrancë shtetasin R. B., 25 vjeç, banues në Turqi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Transportonin ilegalisht marokenë/ Arrestohet një burrë e një grua në Shkodër

Publikuar

-

Nga

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e Lindjes së Mesme, të cilët hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Greqia për në Shqipëri me destinacion vendet e BE-së, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informaconeve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirorganizuar, finalizuan operacionin policor të koduar “Golemi”.

Si rezultat i operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
• V. Y., 53 vjeçe, banuese në Shkodër.
Në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).

LEXO EDHE:  Tiranë/ Arrestohen dy shpërndarës droge

LEXO EDHE:  Shkurtohet rruga Tiranë-Shkodër/ Ja detajet e projektit

Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’’ në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE