Connect with Us

“Sekretet” e Bllokut/ Isuf Kalo “i shpall luftë” Liljana Hoxhës për Nexhmijen

Sociale

“Sekretet” e Bllokut/ Isuf Kalo “i shpall luftë” Liljana Hoxhës për Nexhmijen

Publikuar

-

Libri i Isuf Kalos për “sekretet” e Bllokut duket se ka trazuar politikën shqiptare kohët e fundit. Një pjesëz të këtij libri e ka postuar në rrjetet sociale edhe gazetari Mentor Kikia, ndërsa shprehet se: Isuf Kalo “i shpall luftë” Liljana Hoxhës për Nexhmijen.”

Postimi i plotë i Kikisë:

Isuf Kalo “i shpall luftë” Liljana Hoxhës për Nexhmijen

(Dhe historianët para akuzës për mos shkrimin e historisë)

Kur isha i vogël dhe shkoja në dasma më pëlqente të dëgjoja dollitë e burrave. Ata që janë nën 30 vjeç nuk e dinë që dollia e parë në çdo sebep ngrihej për partinë dhe shokun Enver. Por në 1982, në një dasmë në shtëpinë e një të afërmi tonë, i zoti i shtëpisë në vend të dollisë mbajti një fjalim. Kishte vetëm pak javë që kishte vrarë vehten Mehmet Shehu dhe ai, pasi dënoi tradhëtinë e tij, me gotën e rakisë në dorë, deklaroi se nëse Enver Hoxha nuk do të kishte patur kaq shumë tradhëtarë nëpër këmbë, do ta kishte bërë këtë popull të hante me lugë floriri. Në shtëpinë tonë ne kishim edhe lugë të nikeluara edhe lugë alumini, por nuk ishte problemi i lugëve që nuk ngopeshim së ngrëni…

30 vjet pas rënies së komunizmit, edhe Isif Kalo, duket se ka të njëjtin mendim si kushurimi im. Në librin e tij “Blloku”, ai duket sikur i shpall luftë Liljana Hoxhës, nuses rrebele që na e ka përshkruar vjehrrën e saj si kuçedër me shtatë kokë e shtatë palë shpirtra. Por mjeku i dikatorit, kujdeset ta zhveshë atë nga çdo lloj përgjegjësie dhe, përkudër përceptimeve, të tregojë se ishte një grua babaxhane. Padyshim, edhe Enveri ishte një burrë i mirë, baba, gjysh dhe njëri i mrekullueshëm. Ai thotë se të gjithë e dinë kush e bëri masakrën ndaj ballistëve, kush i vrau intelektualët me rastin e bombës në Ambadën Sovjetike, i dinë kush e bëri kolektivizimin dhe tufëzoi bagëtitë, duke sjellë zinë e bukës. Pra, të gjitha këto, që janë kulme dramatike në bëmat e dikaturës, i kanë bërë të tjerë, pa dijeninë e Enverit. Doktor Kalo, na shfaqet gati gati si babai grotesk i Heroinës së Popullit, Shkurte Pal Vata, me atë thënien proverbiale, se “këtë punë e ka bërë Mehmeti me kokën e tij, pasi unë me Enverin nuk dimë gjë”.

Ani… Libri i doktorit nuk është as historik, as autobiografik, as…as… Janë më shumë emocione të tijat dhe perceptime personale mbi personazhet e familjes numër një të diktaurës ku ai ka shërbyer. Nuk po e ngarkoj me përgjegjësi “historike” doktorin për një libër, që më thënë të drejtën nuk e lexova dot të gjithin. Edhe pse, intelektualët kanë përgjegjësi publike për të thënë ca të vërteta kur kanë qenë brenda një ngjarjeje kaq të madhe në historinë e një populli, siç është diktatura. Por është zgjedhje e tij. Derisa lloqet ende shiten në këtë vend, libri i tij do të shitet.

Problemi është tjetër kund tek ne. Historia e komunizmit deri tani është shkruar në dy forma. Disa personazhe kanë rrefyer tragjedinë e tyre, si Pjetër Arbnori të tijën, Fatos Lubonja të tijën, At Zef Pllumi të tijën etj. Ndërsa forma tjetër ka qenë vetëm histori thashethemesh Blloku, të shkruara nga media. Intervista të tipit: “Rrëfen kuzhinieri i Beqir Ballukut”, “Tregon bahçevani i Mehmet Shehut”, “Rrëfimi i vëllait të shoferit të Hysni Kapos”. Prej më shumë se çerek shekulli, media jonë vazhdon të shesë të tilla histori, ku dikush tregon atë që ia ka thënë dikush tjetër, të cilit ia kishte thënë dikush tjetër. Histori rozë, copëza rrëfimesh nga dosjet hetimore apo gjëra të tjera të tilla, kanë ushqyer e vazhdojnë të ushqejnë ende etjen e shqiptarëve për të mësuar të pathënat e dikaturës.

LEXO EDHE:  Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Por çfarë dinë, dhe mbi të gjitha çfarë mësojnë të rinjtë shqiptarë për dikaturën? Që s’kishte liri politike, nuk kishte media dhe liri fjale dhe disidentët përfundonin në burg. Mësohet shumë më tepër për historinë e Amerikës dhe Revolucionin Francez.

Të rintë e sotëm, psh, nuk e dinë që në mes të Europës, në dekadën e fundit të regjimit, 3 milion njerëz ishin në kushtet zyrtare të urisë(jo se nuk kishin lugë). Nuk e dinë që për të mbajtur shpirtin gjallë, njerëzit hanin hithra e barishte të tjera, apo gjuanin natën me elektrikë nëpër kanale e ferra, duke shfarosur bretkosat, breshkat, iriqët e kërmillat. Nuk e dinë sesi njerëz të uritur ndalnin trenin kur kalote nëpër fusha e turreshin të hanin shalqinj e domate, si në filmat e Spilbergut me çifutë gjatë Luftës së Dytë.

Komunizmi nuk ka qenë vetëm Spaçi, i cili padyshim që ishte kolona vetebrale e dikaturës. Historia e kominizmit nuk ka qenë kurvëritë e Bllokut, apo se si ia shkulnin dhëmbët njëri-tjetrit në tortura, hijenat e kupolës në luftën e brendëshme kokëngrënëse. Këtu është përgjegjësi e historianëve që ta sjellin historinë e asaj periudhe, sa më ftohtë. Sepse, historia nuk është shuarje kureshtjeje, por informim i gjeneratave për çfarë ka ndodhur, edhe për arsyen që ajo që ka qenë e zezë të mos përsëritet. Por ata që duhet ta shkruajnë historinë, sot janë gati të hyjnë në grevë urie që tu dekretohet Skendër Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Ndërsa unë dështova në përpjekjen time, kur tentova ti bëj moral tim biri duke e nxitur të mësojë, duke i kujtuar se ka kushte shumë më të mria se unë:

– E di ti që në moshën tënde ne nuk kishim televizior në shtëpi apo jo?

– Që nuk kishit, e mora vesh – më tha – po pse nuk e blinit këtë se marr vesh.

E çfarë përgjigje ti jepja. Ti thoja që edhe po ti kishe paratë nuk ta jepin, se duhej autorizim? Se pastaj duhej shpejgaur çfarë ishte autorizimi….

Enveri nuk do të ketë ditur gjë për këto kushte, as Nexhmija. I ka bërë Mehmeti me kokën e tij. Ai vrau veten. Pastaj Ramizi, si tinëzar që ishte, pas ’90-ës nxiti Liljanën t’ia faturonte fajet Nexhmijes, dhe ai të dilte si reformatori që shpëtoi vendin nga gjakderdhja….

Do ta vazhdojmë të lexojmë të tilla histori akoma, në vend të historisë së vërtetë që gjeneratat duhet të mësojnë mbi komunizmin, të cilin ne nuk e shembëm, por thjeshtë e transformuam në një biçim demokracie.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shqiptarët “shtegëtojnë” në vendet ekzotike për 28-29 nëntor/ Shtetasit nga Kosova vijnë të festojnë

Publikuar

-

Nga

Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, si çdo vit, do t’i gjejnë jashtë kufijve shqiptarët. Këtë herë edhe më shumë, pasi këto dy ditë, e enjte dhe e premte, bashkë më fundjavën, përkthehen në 4 ditë pushimi, të paktën për punonjësit e institucioneve dhe për një pjese të kompanive private.

Kjo rastësi e këndshme, ka bërë që në Agjencitë turistike të kenë një fluks kërkesash për udhëtime, jo vetëm brenda Europës apo vendeve të rajonit, por edhe në vende të largëta, drejt kontinenteve të tjera. Risia këtë nëntor janë vende ekzotike. Në të kundërt, më patriotë janë shtetasit nga Kosova, që kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri dhe kanë prenotuar tashmë hotelet në Durrës.

Për “Monitor Ekonomi”, emisionin që transmetohet në News 24 çdo të hënë në orën 20.00, operatorët turistikë listuan vendet se ku kanë preferuar të kalojnë këto festa shqiptarët (shih dhe videon).

Jetmira Hoxha, konsulente e agjencisë turistike “UNION TRAVEL” thotë se:

“Për festat e nëntorit kanë filluar krahas udhëtimeve me grupe ka lëvizje edhe në mënyrë individuale. Kanë preferuar vendet ekzotike, Seishell, Maldive, për të përfituar edhe nga ofertat duke filluar nga 1100 euro personi. Gjithashtu brenda Evropës kemi vende si Budapesti, Amsterdami, Parisi, Portugalia, Spanja me udhëtime individuale. Është bum kërkesash.”

Ndërsa Bensik Vathi, menaxher i agjencisë turistike” ATHS” tregon se krahas vendeve të largëta ka preferenca edhe për rezervimet me krociera.

“Ka rezervime, duke filluar nga Hong Kong, Makao në Kinë, Bankok, Pataja në Tajlandë, në Dubai dhe në Izrael. Udhëtime këto jashtë kontinentit. Më pas ka rezervime drejt Stambollit, Parisit, Barcelonës. Po ashtu janë dhe turet me krociera, të Mesdheut dhe udhëtimet drejt ishujve të Greqisë.”

Po këto festa kanë shfaqur edhe kërkesa të reja për udhëtime sic tregon Agim Mehmeti, administrator i agjencisë turistike “ALBTOURS D” për Monitor Ekonomi

LEXO EDHE:  Kikia në Opinion: Isuf Kalo e zhvesh Enver Hoxhën nga përgjegjësitë e diktaturës

LEXO EDHE:  "Një armatë e tërë iu shërbente bllokmenëve..."/ Isuf Kalo nxjerr 'sekretet' e "Bllokut" gjatë diktaturës

“Hyrje, që është për herë të parë për festat e nëntorit është destinacioni i Balit. Është një miksim i mirë brenda turit mes zonë së detit dhe pjesës së xhunglës. Ky është destinacion me rezervim 1 javor. Ndërsa vend i dytë i preferuar është Kuba, gjithashtu me bazë individuale si një vend që ka ftuar shqiptarët gjatë këtyre ditëve të nëntorit.”

Një pjesë e madhe kanë preferuar që planet t’i bëjnë më herët duke rezervuar kështu me cmime më të ulëta, ndërkohe agjencitë kanë bere oferta të përshtatshme, per te kenaqur preferencat e klienteve te tyre.

Operatorët turistikë thonë se cmimet variojnë nga 30 euro deri në 1400 euro. Ndërsa ka larmi, për udhëtimet me autobuz

Duke e konsideruar aeroportin “Nene Tereza” si të shtrenjtë për shkak të çmimeve të larta të biletave, sipas agjencive pjesa më e madhe kanë preferuar të zgjedhin fluturimet nga Shkupi, Ohri e Prishtina për udhëtimet indivduale.

Por, ky vit ka shfaqur edhe një tendencë të re. Teksa një pjesë e shqiptarëve udhëtojnë në vende ekzotike, shqiptarët e Kosovës kanë preferuar Durrësin për të kaluar këto 4 ditë pushimi. Administratori i “ALBTOURS D” Agim Mehmeti thotë se ka fluks rezervimesh.

“Shqipëria vitet e e fundit është kthyer edhe në destinacion pritës. Festat e nëntorit janë të ndjeshme shumë edhe për shqiptarët e Kosovës. Ata kanë filluar të përdorin destinacionet e Shqipërisë dhe ne kemi një numër jo të vogël rezervimesh në hotelet dhe resortet e Durrësit, një nga zonat më elitë për sa i përket shërbimeve dhe ndërtimeve të reja të bëra aty.”

Patriotët, të cilët kthehen të dielën në mbrëmje, duke shfrytëzuar maksimalisht pushimin, urimin për pavarësinë do të na e sjellin vetëm përmes rrjeteve sociale./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Valbona iku nga dhuna”/ Gjyshi i Alvinit tregon versionin tjetër të historisë së familjes Berisha

Publikuar

-

Nga

Gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij, ka treguar një version tjetër të historisë së familjes Berisha.

Ymer Çira ka treguar arsyen përse vajza e tij nënë e tre fëmijëve braktisi dy vajzat, bashkëshortin dhe mori djalin e vogël në aventurën e saj me një rekrutues të ISIS.

Sipas Ymer Çirës, bashkëshorti i vajzës së tij, Afrimi Berisha, ka qenë problematik në raport me familjen.

“ Duke krijuar debate mes çiftit ka arritur puna në rrahje, ka arritur puna deri aty sa e ka përzënë nga shtëpia, në një kohë që këta fëmijë kanë qenë shumë të stresuar.
Mendoj unë si prind, që duke pasur eksperiencën e disa herëve të përzëna nga shtëpia, se vajza ka qenë edhe e pjekur dhe për të mos i rënë në qafë prindërve, ka ardhur tek ajo pikë që bëri atë pa marrë lejen e askujt, dhe neve na ka ardhur jashtëzakonisht keq”, tregon ai në një intervistë për Top Channel.

Që nga ky moment ju nuk keni pasur kontakte me vajzën tuaj?
“ Kemi pasur vetëm atëherë në fillim dhe i thashe…..qan….pse e bërë ketë….qan… dhe më tha që jo këtu ku jam, por sikur të gjej një cep tjetër në fund të botës, vetëm ai të mos më gjejë asnjëherë”.
Shpresa e babait të Valbonës, ende nuk është shuar për vajzën e tij.
“ Unë akoma shkoj me iluzionin që vajzën mund ta kem diku. Dhe ishalla është e kësaj natyre”.

LEXO EDHE:  Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

LEXO EDHE:  "Një armatë e tërë iu shërbente bllokmenëve..."/ Isuf Kalo nxjerr 'sekretet' e "Bllokut" gjatë diktaturës

Kur ka qenë hera e fundit që ju e keni parë nipin tuaj?
“Alvinin unë nuk e kam parë, ashtu siç nuk e ka parë as Afrimit prej pesë vitesh. Pra, që kur u ndodh atje në Siri, me nënën e tij, me vajzën time. Mirëpo e keqja është, që ashtu siç nuk kam parë Alvinin, unë nuk kam parë as dy vajzat e tjera, këtu në Itali”.

Do shkoni në Itali për të takuar nipin tuaj?
“ Kjo do të ishte kënaqësia më e madhe për mua. dhe po të realizohet kjo, ju do ta shini se Alvini do të ketë një kënaqësi shumë të madhe në prehrin tim. Se ai edhe kur vinte në atë moshë, me mua flinte. Me asnjë tjetër. Me ka dashur jashtë mase. Alvini i ka thënë afrimit, se janë videot, a do më çosh tek gjyshi? Gjyshi i Alvinit që ka bërë ashtu jam unë”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dita Botërore e Diabetit/ Manastirliu nxjerr bilancin e personave të prekur në 2019

Publikuar

-

Nga

Shtohen 4 mijë raste të reja në vit me diabet në Shqipëri. 14.5% e personave që kryen Kontrollin Mjekësor Bazë këtë vit kanë rezultuar pre-diabetikë. 78 mijë persona të prekur nga diabeti përfitojnë rimbursimin e barnave 100% falas.

“Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.5% janë identifikuar prediabetikë, që tregon numrin e lartë të rasteve”.

Në Ditën Botërore të Diabetit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria financon 100% të gjithë terapinë e mjekimit për personat që vuajnë nga diabeti dhe bëri apel për kryerjen në kohë të kontrolleve periodike, për të parandaluar komplikacionet e kësaj sëmundjeje.

“Qeveria ka garantuar trajtimin e 78 mijë personave me diabet, me një financim prej mbi 15 milion dollarë në vit vetëm për rimbursimin e barnave për diabetikët. Personat me diabet përfitojnë falas 33 lloje barna që përbëjnë terapinë e plotë për këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se një lehtësi që i kursen çdo familje që ka një fëmijë apo të ri me diabet 1.2 milion lekë në vit, është rimbursimi i fishave të diabetit falas, Manastirliu tha se po vlerësohet mundësia për shtrirjen e mbulimit edhe për të moshuarit mbi 65 vjeç.

“Pas fëmijëve 0-18 vjeç mundësuam fishat e diabetit falas edhe për studentët. Nga Janari 2019 janë shpërndarë 346 mijë fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, ndërsa po vlerësojmë mundësinë për ta shtrirë mbulimin me fisha edhe për pensionistët”, u shpreh Manastirliu.
Manastirliu gjatë fjalës së saj tha se lehtësimi i procedurës për personat diabetikë të cilët detyroheshin të vinin në QSUT për një konsulutë u ka kursyer atyre kohë duke e mundësuar atë afër vendbanimit.
“Nuk është më e nevojshme që pacientët nga rrethet të vijnë në QSUT, por konsultat po realizohen nëpërmjet telemjekësisë mes QSUT dhe spitaleve rajonale, ku vetë pacienti merr shërbimin dhe përfiton trajtimin me rimbursim, pa patur nevojë të bëjë kilometra të tëra për të ardhur në Tiranë. Një tjetër lehtësirë është ofrimi i recetave 6 mujore për të gjithë diabetikët e stabilizuar”, tha ministrja.

LEXO EDHE:  Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

LEXO EDHE:  Nga Luan Rama/“Blloku” i Isuf Kalos si autopsi e regjimit

Në Shqipëri janë të diagonstikuar rreth 78 mijë diabetikë, ndërkohë që çdo vit diagnostikohen afërsisht 4 mijë raste reja me diabet. Diabeti ka kosto të lartë shëndetësore, pasi është një sëmundje që po nuk u zbulua dhe u mjekua në kohë dhe në mënyrë të rregullt, ai shkakton ndërlikime serioze si: sëmundje kardiovaskulare, verbim, sëmundje të veshkave- deri në insuficiencë renale e dializë, infeksione urinare, amputime të këmbëve etj. Tek të sëmurët diabetikë rreziku për sëmundje kardiovaskulare është 2-4 herë më i lartë se tek personat pa diabet, ose amputimet e këmbës janë 10 herë më të shpeshta se tek personat pa diabet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Diabeti është shkaku i 7 i vdekjeve në Botë. Diabeti prek rreth 5% qind të popullsisë së botës dhe numri i të sëmurëve është vazhdimisht në rritje, duke u dyfishuar çdo 10 vjet. Në Botë sot numërohen mbi 420 milionë diabetikë dhe në vitin 2030 mendohet se mund të jenë afërsisht 500 milionë diabetikë, apo 6.3 % e popullsisë së botës të jetë prekur nga diabeti.

LEXO TE PLOTE