Connect with Us

Pogradec/ Grisen posterat e promovimit të librit “Blloku”

Sociale

Pogradec/ Grisen posterat e promovimit të librit “Blloku”

Publikuar

-

Teksa të enjten ish mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Iuf Kalo pritet të jetë në Pogradec për promovimin e librit të tij rreth jetës së ish diktatorit dhe eksponentëve të lartë të diktaturës, ka ndodhur që të gjithë posterat e vendosura për këtë promovim janë grisur.

Nuk dihet cili ka qenë shkaku i këtij veprimi, apo se kush mund të kenë qenë autorët e tij, por një gjë është e sigurt: Kjo nuk e nderon aspak qytetin dhe banorët e tij, raporton Televizioni Sot.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

I mbijetuan tërmetit/ Kthehen në Shqipëri pas tre muajsh trajtimi dy të dëmtuarit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot u kthyen në Shqipëri pas tre muajsh dy të mbijetuarit prej tërmetit të 26 Nëntorit.

Sipas Ramës, Albert Cara dhe Marlin Shkodra u kthyen pas 3 muajsh trajtimi të specializuar në një prej spitaleve më të mira në Itali.

“Për ne është një jetë e dytë, kemi rilindur”…Ogerta i priti në pistë, aty ku edhe i përcollëm bashkë 3 muaj më parë, varur vetëm në një fije të hollë shprese. Sot rikthehen, me plagë të rëndë në shpirt prej humbjes së familjarëve nga tërmeti, por tanimë të shëruar prej plagëve që mund t’u kishin marrë jetën”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Kujdes kur teshtini”! Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, qetësoi të gjithë shqiptarët, lidhur me përhapjen globale të koronavirusit, teksa tha se raporti i vdekshmërisë deri më tani është më pak se 2%.

Mjeku infeksionist deklaroi se raporti i vdekshmërisë nga gripi stinor është 2-3 herë më i lartë se koronavirusi.

“Nuk i takon koronavirusit ta quajmë virus vdekjeprurës. Në SHBA, deri tani janë prekur mbi 20 milionë me gripin stinor, mbi 180 mijë të shtruar, dhe mbi 10 mijë të vdekur. Pra, gripi stinor e ka vdekshmërinë dy-tre herë më të lartë se koronavirusi, por me gripin ne kemi dekada që jetojmë me të. Vend për panik nuk ka”, tha mjeku Pipero në studion e News 24.

Më tej, mjeku infeksionist tha se Shqipëria ka marrë masat dhe ka të gjitha kapacitetet për të përballuar rastet e para, nëse do të ketë të tillë, ndërsa këshilloi të gjithë qytetarët që të lajnë sa më shpesh duart, si dhe të përdorin kartëpeceta, kur teshtijnë ose kolliten.

LEXO EDHE:  Denoncimi në Citynews/Procedohet penalisht administratori i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin

LEXO EDHE:  Ishte zhdukur që prej datës 31 dhjetor/ Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

“Larja e duarve dhe ujë dhe sapun. Mbajtja e kartëpecetës kur teshtijmë ose kollitemi është masë elementare, por e rëndësishme për të parandaluar koronavirusin”, theksoi Pipero./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Ndihma ushqimore nga Mali i Zi drejt Durrësit/ AKU bllokon 385 kg produkte të skaduara

Publikuar

-

Nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit

DRAKU Shkodër gjatë kontrollit zyrtar në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, ka bllokuar 385 kg produkte ushqimore të cilësuara si ndihma humanitare, me origjinë nga Mali i Zi dhe me destinacion Durrësin, për arsye se në momentin e hyrjes në vendin tonë këtyre produkteve u kishte mbetur afat përdorimi, më pak se gjysma e jetëgjatësisë së deklaruar në etiketë.

Pas kontrollit fizik të bërë nga Trupa Inspektuese, këto produkte ushqimore: caj “SOLA” me afat përdorimi datë 04.03.2020, Lëng Frutash me afat përdorimi datë 29.02.2020, Konfleksa “Bebivita” me afat përdorimi datë 26.02.2020, rezultuan në kundërshtim me Urdhërin e Ministrit Nr 250 datë 29.07.2011 Pika 1 dhe 2 “Mbi disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” pasi në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë produktit i kishte mbetur me pak se gjysma e jetëgjatësisë së tij (Afatit të përdorimit) të deklaruar në etiketë.

LEXO EDHE:  1 orë për një copë hekur/ Varfëria bën çudira për burrin nga Pogradeci

LEXO EDHE:  Denoncimi në Citynews/Procedohet penalisht administratori i firmës së mirëmbajtjes të aksit rrugor Pogradec-Lin

Për rrjedhojë këto produkte ushqimore do të kthehen në vendin e origjinës, në Mal të Zi, me dakortësi edhe të subjektit importues./CNA.al

LEXO TE PLOTE