Connect with Us

Pasi shkriu LSI/ Meta hakmerret ndaj shqiptarëve

Politikë

Pasi shkriu LSI/ Meta hakmerret ndaj shqiptarëve

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, i cili kohët e fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale,  është shfaqur i shqetësuar për 18 Tetorin, ditë kur Shqipëria pret lajmin për çeljen e negociatave.

Sipas Metës që të mos dështojnë negociatat, e vetmja  zgjidhje janë zgjedhjet.

“Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

Por, për qytetarët, negociatat po pengohen nga Presidenti, ndaj i kërkojnë të japë dorëheqjen.

“Në qoftë se ti jep dorëheqjen nga politika 18 tetori është i hapur. Me ty nuk hapet 18 Tetori. Zgjedhjet u bënë mbaroj gjithçka, prit mbas 4 viteve, pastaj bëhen zgjedhjet”, i shkruan një qytetarët Metës.

Më tej qytetarët i kërkojë të ndalë talljen dhe mos të luajë me ta si macja me miun.

“Shoku President, zgjedhjet u bënë me 30 Qershor , askush nuk i ka faj PD/LSI se nuk hynë në zgjedhje. Ti luajte me datat si macja me miun, opozita është në Parlament. Apo harroni se kanë kosto këto gjëra, apo nuk u plas fare si gjithnjë se populli dele paguan”. Ky është reagimi i një ndjekësi të Presidentit në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Akuzat e Hajdarit për LSI-në/ Vasili: Demaskuam të parët blerjen e votave

Ndërkaq një tjetër e pyet se për kë parti do të bëhet zgjedhjet, pasi PD nuk u regjistrua.

“Për këtë parti do të bëhen zgjedhjet me 13 Tetor, se PD nuk merr pjesë në to”. Ne do të shkojmë me LSI-në, partitë e Dukës, Mediur e Ndokës? Nuk të duket qesharake, kjo o President?!” . Kjo ka qenë pyetja e qytetarit, por serioziteti i Presidentit është sa për të diçka në rrjete scoale e për t’u zhdukur dhe jo për t’ju përgjigjur reagimit dhe pyetjeve të qytetarëve.

Por, pasi shkriu LSI -në, e cila tashmë konsiderohet si një parti hajdutësh dhe e pabesueshme, Meta duket se po kërkon të hakmerret ndaj shqiptarëve, duke mbajtur peng negociatat.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve të revoltuar, të cilët shprehen se politikanët po tallen me ta, ndërkohë që këta të fundit kanë marrë rrugët e Evropës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta takon homologun bullgar/ “Besojmë tek mbështetja juaj për negociatat”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, ka takuar gjatë qendrimit në Izrael, Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, ndërsa bën me dije se në javët e ardhëshme ky i fundit do të vizitojë Tiranën.

Meta e ka falënderuar Radevin për ndihmat dhe solidaritetin që tregoi Bullgaria pas tërmetit të 26 nëntorit, si edhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë,

“Gjatë qëndrimit në Izrael, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta pati një takim me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i Shtetit shqiptar e falenderoi Presidentin Radev për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Presidenti Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

LEXO EDHE:  Basha mesazh të fortë Ramës e Metës/ Buka e popullit do iu ngecë në fyt, s’ka pazar!

LEXO EDHE:  Ç'duhet të bëjë qeveria që Presidenti të japë plotfuqishmërinë?/ Përgjigjet Meta

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se  “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Presidenti Meta dhe Presidenti Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, thuhet në njoftimin e plotë të Presidencës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse Irfani dhe Ylli Ndroqi e drodhën ndaj Lali Erit

Publikuar

-

Nga

Erion Veliaj i akuzuar pafundësisht si i përkëdheluri i mediave që i bënin fresk, ka humbur përkohësisht përkrahjen e së paku dy prej tyre. Televizioni Informativ Nevs 24 i është bashkëngjitur një fushate më të gjatë që Ora News ka filluar kundër kryebashkiakut. Në një kronikë të fundit TV me pronar Irfan Hysenbelliun ka vënë theksin tek udhëtimet e shpeshta që bën jashtë shtetit Veliaj, ndërkohë që në Tiranë transmetohen lajme sikur ai, atë ditë është në krye të punëve.
Ajo që bën përshtypje është kthesa e beftë e këtij televizioni, i cili edhe vetë nuk ka rreshtur së transmetuari kronika të tilla të gatshme, madje edhe duke mos transmetuar fare hulumtime investigative se si Erion Veliaj mashtronte me kronikat.

Edhe më surprizues është qëndrimi që po mban Ora News. Prej një kohe të gjatë ekrani i Ylli Ndroqit, nuk i ka rreshtur sulmet, madje ka njoftuar kontraktimin e një firmë daneze e cila do të sjellë në Shqipëri një pajisje smart, me emrin Dynatest, që kontrollon cilësinë e rrugëve. Në kronikat e Orës është lajmëruar kjo nismë e televizonit duke sqaruar se qëllimi është kontrolli i të gjitha rrugëve të Tiranës, me qëllim identifikimin e cilësisë dhe shkeljeve të mundshme nga ndërtuesit dhe institucionet.Natyrisht kthesa të tillë të forta në qëndrimet editoriale nuk janë surprizë e madhe për publikun që është mësuar me to. Ato shpesh nuk bëhen me qëllime informimi, por sepse interesat okulte të palëve bien në kontradiktë me njëra tjetrën.

Aq me tepër që kryebashkiaku është një njeri që ka demonstruar publikisht se shpërndan favore në këmbim të interesave të tij politike ashtu sikurse bëri në rastin flagrant të përçarjes të artistëve të teatrit disa prej të cilëve i rekrutoi në mënyrë të paskrupullt.

LEXO EDHE:  Fotot-Pas dashurise mbaron dhe qetesia/PS heq logot e LSI nga fushata e Dibrës

LEXO EDHE:  Meta në Berat: Osumi ka lënë pasoja serioze

Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur dhe mes Veliajt dhe Irfan Hysenbelliut apo Ylli Ndroqit, por se sa e vërtetë është kjo do të kuptohet nga vijimësia e sensit kritik të ekraneve të tyre./Lapsi.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Mediu-Bashës: Propozimet duhet të dakordësohen mes gjithë aleatëve

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se Reforma Zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mos mbetet në dëshirën e pak personave.

“I kam kërkuar aktorëve kryesorë që ky këshill të ketë funksionin që duhet, në bazë të marrëveshjes që është realizuar. Unë besoj që do ta ketë një funksion të tillë sepse produkti nuk është thjesht teknik. Produkti është një marrëdhënie edhe politike. Sa më tepër pjesëmarrje të ketë në këtë vendimmarrje aq më mirë është. Kur ne synojmë të kemi aktorë nga shoqëria të involvuar në proces, besoj se involvimi i një mase më të madhe partish politike në gjykimin e një çështje, padyshim që është i rëndësishëm”, tha Mediu.

Për të shmangur një vendimmarrje përjashtimore, Mediu sugjeron që propozimet e opozitës për reformën, të dakordësohen fillimisht mes gjithë aleatëve, para se të hidhen në tryezën politike përballë mazhorancës.

LEXO EDHE:  Marrëveshja për detit/ Meta: Nuk besoj që qeveria ka interes të favorizojë Greqinë

LEXO EDHE:  Basha mesazh të fortë Ramës e Metës/ Buka e popullit do iu ngecë në fyt, s'ka pazar!

“Opozita duhet të konsolidojë produktin e vet, të miratojë brenda të gjitha forcave politike opozitare këtë produkt dhe pastaj të ketë një mirëkuptim edhe me pjesën tjetër të parlamentit për të arritur në një reformë zgjedhore, e cila i shërben zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Sipas Mediut,  opozita duhet të konkludojë disa qëndrime të vetat.

“Ajo që është më e rëndësishme është që ne t’u japim qytetarëve shqiptarë një parlament funksional. Duhet të heqim dorë për të parë probleme dhe kundërshti kudo. Nëse ne si opozitë, duam të sjellim një standard tjetër demokratik, standardi i parë është të dëgjojmë me vëmendje edhe atë që s’na pëlqen. Jam i gatshëm për të shqyrtuar që nga sistemi aktual dhe sisteme të tjerë, çdo propozim që krijon bindjen për një sistem funksional”, është shprehur Mediu për A2./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE