Connect with Us

Paralajmëron Taulant Balla/ Basha i përfshirë në pastrim parash, provat në shtator

Politikë

Paralajmëron Taulant Balla/ Basha i përfshirë në pastrim parash, provat në shtator

Publikuar

-

“Basha do të përballet me prova të forta për përfshirje në pastrim parash dhe lobime të paligjshme.” Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24, Balla foli gjithashu për lajmet e publikuara në disa media, se këshilltari i Angela Merkel, Martin Henze, ngre dyshime për lidhjen e Ballës me mafien në vend.

Sipas Ballës, Henze nuk është këshilltar i kancelares gjermane, por një mashtrues, që paguhet nga Lulzim Basha dhe shitet në Tiranë si i tillë.

LEXO EDHE:  Rama përplaset me biznesin e huaj/ Basha: Situata tregon krizën e biznesit

“Unë nuk e di kush është ai. Është një mashtrues. Në shtator do të kemi prova si ky person e ka përfshirë Bashën në histori pastrimi parash dhe lobimi të paligjshëm. Nuk përfaqëson asgjë, nuk është askush, por thjesht dhe vetëm një person që paguhet nga Lulzim Basha dhe shitet në Tiranë si këshilltar i Merkel”, tha Balla./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e fortë e zv. Sekretarit të PPE/ Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika

Publikuar

-

Nga

I ftuar për të dytin vit rradhazi në Akademinë Politike të FRPD, Christian Kremer zv. sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë theksin tek kriza politike.

Gjatë fjalës së tij në Tiranë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtaë sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhoreë kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median” – deklaroi Kremer duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

LEXO EDHE:  Shehi tallet keqazi me Ramën/ Gruevski iku kollaj se është i shkurtër

LEXO EDHE:  Akuzat e forta ndaj Ballës/ Disa pyetje që “kryqëzojnë” Ramën

Zv.sekretari i PPE preku edhe çeshtjen e hapjes së negociatave duke garantuar mbështetjen e plotë të organizatës më të madhe politike në Europë.

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paketa anti-shpifje/ Basha tregon pse i duhet Ramës Ligji i ri për median

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka quajtur paketën anti-shpifje, paketa anti-fjalës së lirë.

Sipas Bashës, me këtë paketë ligjore kryeministri Rama kërkon të mbulojë dështimet e tij.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesë në Parlament dy projekt ligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme. Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë e më poshtë në indeksin e lirisë së medias. Kjo qeveri do të fshehë dhe maskojë dështimet dhe abuzimet e saj përmes pengimit të lirisë së fjalës dhe censurës së medias. Ja pse i duhet paketë e ashtuquajtur anti-shpifje, por në fakt është anti fjalë e lirë. I duhet për të penguar daljen ne shesh të aferave korruptive, të korrupsionit dhe hajdutërisë qeveritare që po shtohet dita ditës në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile”, u shpreh Basha në në forumin e Akademisë Politike të FRPD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Viktimat nga tërmeti, vrasje shtetërore”/ Berisha bën thirrje: Të ngrihemi fuqishëm

Publikuar

-

Nga

Ish kryeminitri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Sipas Berishës, humbjet e jetëve nën rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti, ishin vrasje shtetërore.

“Humbjet e jetëve nga tërmeti janë vrasje shtetërore se pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i 21 shtatorit.
Ishin deklaruar të pabanueshme dhe ata banorë nëqoftë se sipas përcaktimit të qeverisë do ishin strehuar në vend tjetër do ishin gjallë’, u shpreh Berisha.

LEXO EDHE:  Basha mbledh grupin parlamentar/ Zbardhen vendimet

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet Murrizi/ Kush flet hapur, “pushkatohet” si qentë e zgjebosur  

Më tej, ish kryeministri i bëri të rinjve dhe gjithë popullit të ngrihen fuqishëm për të rrëzuar kryeministrin Rama.

“Dua të bëj thirrje të ngrihemi fuqishëm se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore ndërsa Edi Rama është fatkeqësi kombëtare”, përfundoi Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE