Connect with Us

Oferta për Bajram dhe 5 sekrete si ta dalloni mishin e freskët

Sociale

Oferta për Bajram dhe 5 sekrete si ta dalloni mishin e freskët

Publikuar

-

Keni bërë pazaret, keni blerëperimet, produktet bazike, djathrat e çdo gjë tjetër për të gatuar një vakt super të shijshëm me rastin e festës së Bajramit, e që do të kënaqë gjithë familjen tuaj? Ju ka mbetur vetëm pjesa kryesore e një tavoline shqiptare, mishi? Po sikur të mos jetë i freskët? Po sikur të mos jetë ruajtur në kushtet e duhura? Po sikur të jetë mish nga kafshë tërritura me hormone?

Të gjitha këto pyetje na kalojnë nëpër mend sa herë na duhet të përzgjedhim mishin e duhur për tavolinat tona, sidomos në raste festash. Por si ta dallojmë mishin, se sa i sigurt është, sa cilësor është dhe nëse është organik?

Për të qenë të sigurt në atë që blejmë, duhet të mësojmë se si ta dallojmë mishin cilësor dhe organik.

Për këtë ekzistojnë 5 tregues që na bëjnë të kuptojmë që një mish është i shëndetshëm dhe përmbush standardet e cilësisë.

  1. Ngjyra

Kjo është në vartësi edhe të llojit, racës dhe moshës së kafshës. Ngjyrae mishittë freskët të qingjit ështëeçelur dhe ka një shtresë të lehtë dhjami.

  1. Struktura e sipërfaqes

Sipërfaqja e mishit duhet të duket e butë, e shkrifët dhe e përsosur. Kujdes kur sipërfaqja e mishit duket e rrëshqitshme dhe e yndyrshme.

  1. Lëngshmëria

Nëse mishi është duke “notuar” në lëngun e vet, nuk është një shenjëemirë kundrejt cilësisë së atij mishi. Mishi cilësor duhet të duket i lëngshëm në brendinë e përbërjessë mishit dhe jo iveçuar nga thela.

  1. Aroma

Mishi i cilësisë së parë ka një aromë të butë dhe neutrale, por asnjëherë i rëndë apo i sikletshëm.

  1. Paketimi
LEXO EDHE:  SPAR Albania hap rrjetin e supermarketeve dhe hipermarketeve

Në rastin e mishit të paketuar, bëni kujdes nëse shihni pikëza të vogla uji brenda paketimit. Kjo tregon që mishi është mbajtur në temperaturë të papërshtatshme dhe procesi i ngrirje-shkrirjes ka shkaktuar dëmtim të produktit dhe humbjen e vlerave ushqyese.

Duke pasur të gjithë këta tregues në mendje, ekziston një vend i cili i përmbush të gjitha standardet e cilësisë dhe higjenës sëtregtimit të mishit. Bëhet fjalë për rrjetin lider të supermarketeve në vend, Spar Albania.

Vetëm në Spargjeni mishin më cilësor në treg. Të kontrolluar dhe të garantuar, që nga përzgjedhja e furnitorëve të sigurt, transporti në kushtet optimale dedikuar produkteve të delikatesës; prerja, përgatitja dhe ofrimi i produktit duke ruajtur standardet e higjenës, sipas specifikave të Bashkimit Europian.

Departamenti iDelikatesës në Spar Albania, është departament i rëndësisë së veçantë, pasi kujdesi ndaj produketeve delikate është maksimal. Çdo gjëështëe kontrolluar, e freskët dhe me vlera ushqyese.

Tashmë, vetëm me rastin e Festës së Bajramit, nga data 8 – 11 Gusht, do ta gjeni mishin e qingjit dhe produktet kryesore të tryezës tuaj festive, me çmime speciale!

  • Mish qingji vendi – 755 lekë/kg
  • Vezë Ovital e hapur – 9 lekë/kokërr
  • Banane – 99 lekë/kg
  • Vaj luledielli Spar – 115 lekë
  • Birrë Stela pa alkool – 55 lekë
  • Lëng frutash Santal – 129 lekë

Këto oferta i gjeni në të gjitha dyqanet Spar dhe Interspar në të gjithë vendin.

SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

12 km për një certifikatë! Skandali në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Mbi 10 mijë banorë të Balldrenit të Lezhës, u duhet të bëjnë afro 12 km për të marrë një certifikatë, apo një tjetër shërbim nga Zyra e Gjendjes Civile.

Atyre u duhet të udhëtojnë drejt Blinishtit, pasi Zyra e Gjendjes Civile është mbyllur tashme prej një muaji. Shkak për këtë është bërë dalja në pension të punonjëses, ndërkohë që Bashkia e Lezhës dhe Ministria e Brendshme, ende nuk e kanë miratuar zëvëndësuesen e re.

Kjo situatë, ka sjellë shqetësime tek banorët, pasi e gjithë zona duhet të presë që të vijë një zëvëndësuese nga një fshat tjetër.

LEXO EDHE:  Ja çfarë ndodh nëse nuk hani mish për një vit

LEXO EDHE:  Arjan Çani “shpërthen” ndaj shqiptarëve/Hani vetëm mish dhe …!

Administratori i Balldrenit Sandër Marashi, shprehet se instancat shtetërore duhet të gjejnë një zgjidhje, pasi është e papërballueshme të udhëtosh 12 km apo të presësh një herë në jave për një certifikatë.

Në realitet është e mbyllur për 4 ditë sepse ditën e premte vjen një e zyrës së Blinishtit. Ditën e premte kryhen nevojat e qytetarëve. Në realitet krijon problem pasi ka njerëz që kërkojnë shërbimin për sa i përket disa certifikatave. Ish punonjësja ka dal në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i saj“, shprehet Marashi për Shqiptarja.com.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Pasurimi i liqeneve me peshk, hidhen 300 mijë rasate krapi në Prespë

Publikuar

-

Nga

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin e liqeneve të vendit me rasate peshku. Ndalesën e radhës ministri Bledi ÇuÇi e bëri në liqenin e Prespës, ku nisi procesi i hedhjes së rreth 300 mijë rasateve të krapit.

“Sot jemi në liqenin e Prespës ku do të hedhim rreth 300 mijë rasate të krapit, i cili është një krap specifik për ujërat e këtij liqeni. Ky rasat është përgatitur në qendrën që ne kemi këtu. Kjo është një sasi e konsiderueshme për liqenin. Rasati këtu është më i rritur sepse ka nevojë të jetë më i formuar. Besoj se me këtë sasi kemi një pasurim të konsiderueshëm të liqenit. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për peshkatarët. Liqeni i Prespës është model përsa i përket menaxhimit nga Organizata e Peshkatarëve. Nuk ka pothuajse fare gjueti të paligjshme të peshkut”, tha ministri Çuçi.

LEXO EDHE:  Fat por edhe humanizëm/ Fëmijët jetimë fitojnë lap-top te SPAR, kompania u jep edhe shumë dhurata të tjera

LEXO EDHE:  Ja se çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse konsumoni më shumë mish se sa duhet

Gjatë këtij viti zënia e krapit në liqenin e Prespës është rritur ndjeshëm, duke kapur sasinë rreth 100 kuintalë tregojnë peshkatarët. Javë më parë ministri Çuçi ishte i pranishëm edhe në liqenet e Ohrit dhe Fierzës, ku nisi gjithashtu pasurimi me rasate korani e krapi. Në liqenin e Ohrit sivjet është hedhur sasia më e madhe ndonjëherë; mbi 1.5 milionë rasate korani, ndërsa në Fierzë rreth 160 mijë rasate krapi. Ministria e Bujqësisë do të vijojë mbështetjen për peshkimin, si një prej sektorëve me rritjen më të madhe në vend.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bankat blejnë valutë/ Euro kërcen në nivelin më të lartë në 9 muaj

Publikuar

-

Nga

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë.

Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë.

Ekspertët e bankave pohuan se kjo tendencë është e lidhur me kërkesën e bankave për të blerë valutë. Dy banka të mëdha kanë qenë aktive në treg, duke blerë valutë për llogari të klientëve të tyre. Në një rast shuma e blerjes ka qenë e lartë, çka e ka ndikuar kursin.

Ata shtojnë se euro ka qenë e nënvlerësuar, duke u nisur nga parametrat zyrtarë të kërkesë-ofertës, ndaj dhe forcimi i monedhës së përbashkët është normal. Për më tepër që tradicionalisht në këtë periudhë valutat kanë tendencë forcimi.

LEXO EDHE:  Ja se çfarë ndodh me trupin tuaj, nëse konsumoni më shumë mish se sa duhet

LEXO EDHE:  “Një copë mishi me dy sy!” Flori Mumajesi ofendon këngëtaren shqiptare

Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që sot u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.

Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes.

Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar./Monitor

LEXO TE PLOTE