LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk e njoh Xhelal Mziun”/ Suli thyen derën dhe futet në bashki

7 Gusht 2019, 15:02, Politikë CNA
“Nuk e njoh Xhelal Mziun”/ Suli thyen derën dhe futet në

Ka mbërritur në ambjentet e bashkisë së Kamzës kryebashkiaku i ri socialist Rakip Suli.

Ai është pritur me lule dhe brohorima nga militantët e PS-së dhe këshilltarët e rinj.

Teksa foli para mediave, Suli u shpreh se do të jetë kryetari i Kamzës në të majtë e të djathtë, ndërsa nuk i kurseu dhe akuzat për paraardhësin e tij, Xhelal Mziu.

” Në këtë bashki fatkeqësisht ka munguar çdo lloj shërbimi, por ashtu siç deklarova unë do jem kryetar i  me të majtë apo të djathtë. Vendimi i parë dhe nisja nga puna dhe puna e parë që nis është përsa i përket masave të marra për kushtet e shkollave dhe gjendja e administratës në shërbim të njerëzve.

Unë nuk e njoh në fakt se kush është Xhelal Mziu, se e kam lëshuar veten dhe kam ardhur për këto njerëz që kanë njëmijë e një halle. Unë vetë e kam lëvizur karrigen që këtu (karrigen e Xhelal Mziut) se më pëlqen më shumë kjo se ajo më parë”, deklaroi kryebashkiaku i ri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga