Connect with Us

“Mbi zjarr po “hapeni”, po hapuni sa të mundeni”/ Paralajmërimi i fortë i Palokës

Politikë

“Mbi zjarr po “hapeni”, po hapuni sa të mundeni”/ Paralajmërimi i fortë i Palokës

Publikuar

-

Pas dorëzimit të bashkisë së Kamzës tek kryebashkiaku i ri socialist, Rakip Suli ka reaguar nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka.

“Ne kaos total , me fytyra që sado i ngërdheshnin me sforcim për të nxjerrë ndonjë buzëqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as frikën për atë që po bënin.”, shprehet Paloka, ku ndërsa e cilëson ceremoninë si betimin e një bande tjetër të Ramës, që synon të rrëmbejë Bashkinë e Kamzës, paralajmëron socialistët se ashtu siç po hyjnë, si grabitës , ashtu edhe do dalin shumë shpejtë.

Postimi i plotë i Palokës:

Te mjere dhe te neveritshem. Ne kaos total , me fytyra qe sado i ngerdheshnin me sforcim per te nxjerre ndonje buzeqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as friken per ate qe po benin.

Nje bande qe po betohej ne emer te Rames se do te grabisi dhe bashkine e Kamzes edhe pse jane koshiente se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetuten.

LEXO EDHE:  Paloka shpërthen ndaj Ramës/Nuk ke parë asgjë akoma

Jane te menderosur e ne siklet jo se kane seder e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon te grabisin cfare nuk eshte e tyrja por sepse kete po e bejne publikisht, ne sy te te gjitheve. Prandaj jane dhe te trembur se e dijne po kaq mire qe jo vetem nuk do te munden ti mbajne por dhe do te pergjigjen ligjerisht dhe pertej ligjit, shume shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga biba ne KQZ tek biba ne prefekture per keto qe po bejne. Ashtu sic po hyni, si grabites , ashtu dhe do dilni shume shpejte.

“Hapuni” sa te mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjonaj sfidon Metën/ Presidenca i përgjigjet me sekonda: Ti qofsh moj çupë!

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për padinë që është ngritur ndaj saj nga presidenti Ilir Meta.

Gjonaj deklaron se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij dhe u shpreh e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht, ndërsa presidentit publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

LEXO EDHE:  Pas lëvizjeve të fundit/ Zbulohet qeveria hije e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Paloka shpërthen ndaj Ramës/Nuk ke parë asgjë akoma

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Metës Tedi Blushit.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan ai në rrjetet sociale, si për t’i thënë ministres që pranon “sfidën” publike./ CNA.al

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e presidentit Meta në SPAK.

Gjonaj thotë se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij duke u shprehur e sigurt se është e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe presidentit vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Më tej Gjonaj thotë se mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi.

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e zyrtarëve të lartë që presidenti Ilir Meta kallëzoi sot në SPAK.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: -Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. -Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. -Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: 1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal 4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

LEXO EDHE:  Ia plasën të qarës në Kuvend/ Paloka ironizon deputetet: Të fillojë ndarja e dekoratave!

LEXO EDHE:  Plasin sharjet ndaj Ramës në Kuvend/ Ku është derri?

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

LEXO TE PLOTE