Connect with Us

Lufta Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj

Politikë

Lufta Qeveri-Presidencë/ Meta kthen në Kuvend një tjetër ligj

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”.

Meta arsyetonse se miratimi i ndryshimeve në këtë ligj edhe pse është pozitiv është i vonuar pasi u mbajtën pezull për katër muaj pa asnjë arsye.

Presidenti shton se duhet të rishikohen tërësisht dy prej neneve të këtij ligji.

Prej kohësh institucioni i Presidencës është në një “luftë të hapur” me Qeverinë pas përplasjes lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit të cilat Meta i anoloi me anë të një dekreti. Kjo situatë konflikti nuk po ndalet pasi Presidenti kohët e fundit ka kthyer disa ligje për rishqyrtim.

“Ligji nr. 50/2019, i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivisht hyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon. Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi këto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.”, shprehet Presidenti.

DEKRETI:

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për koncensionet dhe PPP’”

7 gusht 2019

Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,  me Dekretin nr. 11251, datë 05.08.2019, ka vendosur:

“Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 50/2019, duke bërë një vlerësim dhe analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar; praktikës parlamentare të ndjekur për këtë projektligj; përputhshmërisë së ligjit të miratuar në raport me respektimin e parimeve kushtetuese, interesin publik, duke krahasuar qëllimet e kësaj iniciative ligjore me momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore.

Në përfundim të shqyrtimit Presidenti i Republikës ka arritur në përfundimin se:

Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve është një nisëm pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit.

Ligji nr. 50/2019, i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivishthyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon.

Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.

Projektligji në fjalë pasi u shqyrtua në datat 11, 18, 25 dhe 26 shkurt 2019 në Komisionet respektive Parlamentare, u shqyrtua në seancën plenare të datës18.07.2019, duke u mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore.

Nga shqyrtimi i raporteve të Komisioneve Parlamentare apo dokumentave shoqëruese të projektligjit, nuk rezulton i argumentuar fakti se, përse kjo nismë ligjvënëse e depozituar që në datë 09.01.2019 dhe e shqyrtuar përfundimisht në komisione parlamentare në datë 26.02.2019, nuk i është kaluar me precedencë për shqyrtim seancës plenare, ndërkohë që vet projektligji përcaktonte afate proceduriale dhe dispozita materiale, që bëjnë të detyrueshëm shqyrtimin e tij brenda një afati të caktuar, dhe që bënte të domosdoshme shqyrtimin me përparësi të këtij ligji në seancë plenare!

I vetmi dokument që evidentohet se është krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe që ka lidhje me këtë ligj përgjatë gjithë kësaj periudhe boshe 26 shkurt 2019 – 18 korrik 2019, është kërkesa e deputetit Arben Ahmetaj e datës 17 korrik 2019, i cili kërkonte seancës plenare ndryshimin pa argumenta të neneve 17 dhe 18 të projektligjit, për të shtyrë afatin e dhënies pa kufizim të koncesioneve në çdo fushë të ekonomisë së vendit, edhe për një afat 3-mujor shtesë deri në 1 tetor 2019.

Presidenti konstatoi se, vetëm një ditë përpara zhvillimit të seancës plenare, deputeti Arben Ahmetaj ka paraqitur amendamente në projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, vetëm për të ndryshuar përmbajtjen e këtyre dy neneve kryesore të tij (nenin 17 dhe 18 të projektligjit).

Rezultoi se vetëm 24 orë përpara se seanca plenare e Kuvendit, do të votonte ligjin për të kufizuar dhënien me koncesion të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, z.Arben Ahmetaj ka paraqitur një kërkesë për ndryshimin e dy neneve (17-18), me qëllim që këto kufizime të shtyhen për një periudhe kohe edhe me  3 muaj të tjerë.

Edhe pse kërkesa e deputetit nuk ishte e justifikuar, sa i takon qëllimit real dhe objektiv se përse kërkohen realisht këto amendamente, sërish Kuvendi e pranoi këtë kërkesë dhe me votimin e neneve të ndryshuara u hap edhe një herë rruga që koncesionet të aplikohen pa kufizim edhe për 3 muaj të tjerë.

Pra me ndryshimet që pësuan nenet 17-18 të ligjit, kontratat koncesionare do të vazhdojnë të jepen pa kufizim, për çdo lloj fushe, pasi afati u shty nga data 1 korrik 2019 që ishte planifikuar,  u shty për të hyrë në fuqi në datë 1 tetor 2019.

LEXO EDHE:  Strategjia/Qeveria miraton udhërrëfyesin për politikën e investimeve

Kuvendi, duke pranuar këtë propozim “de facto” ka shtyrë aplikimin e dispozitave kufizuese të ligjit të ri.

Duke shtyrë afatin e kufizimeve që vendos ligji i ri, për një datë të mëvonshme 1 tetor 2019, Kuvendi në kundërshtim me interesin publik krijon një mundësi të re që çdo kërkese për koncesion, që paraqitet deri në 1 tetor 2019, të shqyrtohet dhe të pranohet nga qeveria shqiptare, pa asnjë kufizim sërish me ligjin e vjetër.

Pra çdokush mund të paraqesë një kërkesë për të marrë gjithçka me koncesion, dhe kjo sepse të gjitha kufizimet e ligjit të ri të sapomiratuar nr. 50/2019, shtyhen për t’u aplikuar në një datë të mëvonshme.

Kuvendi duke shtyrë afatin e zbatimit të ligjit, bëhet “de facto”, ligjërues i praktikave të dyshimta koncesionare dhe hap edhe një herë mundësinë që këto praktika që kanë gërryer ekonominë e çdo familje shqiptare, të vijojnë të realizohen pa u penguar edhe për këto 3 muaj të tjerë.

Shtyrja e afatit për në 1 tetor 2019, në ndryshim nga nisma fillestare që përcaktonte datën 1 korrik 2019 është tregues i qartë për:

Mungesë transparence në procedurat e shqyrtimit të propozimeve ligjore;

Një veprimtari tinzare të deputetëve të Kuvendit, të cilët mbrojnë dhe promovojnë dhënien me koncesion të pasurisë publike të shqiptarëve pa asnjë kufizim;

Ndikimin e deputetëve të Kuvendit nga interesat e lidhura me koncesionimin e pronës publike;

Mungesë transparence ndaj qytetarëve në propozimet e pakërkuara/PPP që janë administruar gjatë kësaj periudhe nga autoritetet kontraktuese, duke qenë se tashmë nisma për kufizimin e propozimeve të pakërkuara dihej dhe njihej;

Krijmin e hapësirës kohore, jo vetëm për depozitimin e kërkesave të reja koncesionare/PPP, por edhe për trajtimin dhe miratimin e tyre sipas kritereve dhe procedurës së vjetër ligjore;

Ndërkohë që me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore pas datës 1 tetor 2019, kërkesat dhe procedurat që duhet të ndiqen për miratimin e kontratave koncesionare/PPP, do t`i nënshtrohen kushteve ligjore kufizuese, miratuese dhe monitoruese, tërësisht të ndryshme, krijuar kështu, jo vetëm rrezik për cenim të interesit publik, por edhe pabarazi në trajtimin e subjekteve private në kundërshtim me parimet kushtetuese.

Çdo subjekt  i ndershëm dhe i palidhur me qeverinë do të duhet të konkurrojë me oferta të paraqitura sipas kërkesave të reja ligjore, ndërkohë që çdo subjekt që është sado afër me qeverinë e di fare mirë se mund të fitojë dhe të marrë me koncesion çdo gjë që ligji i vjetër e lejon, pasi ligjin e ri mund ta ndryshojnë në çdo kohë, madje dhe një orë përpara votimit të tij.

Çdo lloj kërkese e re për marrjen e një të drejte koncesionare/PPP që mund të jetë depozituar ndërkohë, kërkon një adresim të saktë ligjor për trajtimin e saj, sipas kushteve të reja ligjore të propozuara pasi nxitimi që mund të karakterizojë miratimin e këtyre propozimeve të pakërkuara, sipas ligjit të vjetër, mund të sjellë si rezultat;

Miratimin e kontratave që nuk kanë një studim të plotë fizibiliteti e për pasojë reduktimin e cilësisë së shërbimit apo ndërtimit të siguruar, rritjes së kostove, dhe duke lënë hapësira favorizuese që krijojnë nivele të larta rrisku për praktika korruptive.

Presidenti i Republikës, gjen me vend të evidentojë se institucionet financiare ndërkombëtare, kanë kërkuar nga qeveria shqiptare në mënyrë eksplicite eliminimin në mënyrë të menjëhershme të ofertave të pakërkuara, si oferta me një kosto të rëndë në ekonominë e vendit.

Shtyrja në kohë e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 50/2019, që ndryshon ligjin nr. 125/2013, shton rrezikun e rritjes së borxhit publik, nisur nga fakti që deri në datën 1 tetor 2019, mund të paraqiten oferta të reja të pakërkuara.

Presidenti i Republikës, çmon se ligji nr. 50/2019, i paraqitur për shpallje është një iniciativë shumë e vonuar e qeverisë dhe e Kuvendit të Shqipërisë, pasi ndryshime të kësaj natyre duhet të ishin ndërmarrë shumë kohë më parë nga mazhoranca.

Për gjithë sa u parashtrua më sipër, me qëllimin e vetëm përmirësimin e këtij ligji në përputhje me frymën me të cilën kjo nisëm është propozuar;

në mënyrë që ky ndryshim ligjor të jetë realisht në përputhje me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare që asistojnë dhe monitorojnë Shqipërinë;

në mbrojtje të interesit publik dhe për të mos lejuar më, që familjet shqiptare të përballojnë kosto të panevojshme financiare, që janë të panjohura deri më tani, por që duket se shkojnë përtej mundësisë së tyre dhe që shtrihen për një kohë të ardhme të gjatë dhe të papërllogaritur saktë,

Në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 125/2013 ‘Për koncensionet dhe partneritetin publik privat’, të ndryshuar” me qëllim rishqyrtimin dhe përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji.

Përmirësimi i këtyre dy neneve nga Kuvendi duhet të bëhet në mënyrë të atillë që të pengojë mënjeherë dhënien me koncesion të pronës publike dhe pasurisë shtetërore jashtë kritereve.

Dekreti dhe arsyetimi i tij gjenden të publikuara tashmë në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma deklaratë të fortë/ “Çdo lagje e Tiranës është geto”

Publikuar

-

Nga

Demokratja Grida Duma ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa po komentonte krimin në vend dhe vrasjet e fundit që kanë tronditur qytetarët.

Duma deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se çdo lagje e Tiranës është geto, ndërsa guxoi eedhe më tej duke thënë se do bëhet edhe çdo lagje e Shqipërisë.

“Geto do bëhet çdo lagje shqiptare për shkak të varfërisë. Shqiptarët nuk dinë çfarë do ta presë nesër. Nga gjendja e varfërisë, geto është çdo lagje e Tiranës”, theksoi anëtarja e kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma e thotë troç/ “Populli nuk na shikon më si të besueshëm”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike  Grida Duma, foli për videon e kryebashkiakut socialist Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një lokal.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i lëshon kryebashkiakët, pasi sipas saj e di që kaskada e tyre është e gjatë.

“Absolutisht jo dhe me gjithë dijeninë e plotë të tij, problemi më i madh është që ai (Rama) përpiqet të mos i lëshojë sepse ai e di se nëse lëshon njërin apo tjetrin, kaskada është e gjatë.

Populli na blen dhe na shet sepse nuk na shikon më si kredibël. Nuk i voton njeri këta njerëz, por këta janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes. Ky është modeli në bashkitë ku emigracioni është më i lartë”, u shpreh Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë”.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i LSI iu përplas faktet Ramës e Metës/Qeveria më e mirë?! Ja rezultatet

LEXO EDHE:  “Kemi gabuar”/ Ish-ministri i nxjerr bojën Ramës, numëron të gjitha “bëmet” e qeverisë

Më tej ajo deklaroi se “Rama si pirës droge nuk është në normalitet”. Demokratja ndër të tjera kërkoi të bëhet testi i drogës për të gjithë politikanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i përvishet Bashës/ “Është i çoroditur, thotë do bëj protesta e ulet në tavolinë”

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curi ka sulmuar ashpër kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për uljen në tryezën e Reformës Zgjedhore me mazhorancën.

Ai shprehu hapur pakënaqësinë me qeverinë, por nuk la mënjanë as Bashën, të cili e quajti të çoroditur.

Arjan Curi tha se kreu i opozitës e ndryshon fjalën herë pas here, pas theksoi se njëherë thotë që do bëjë protesta e nga na tjetër ulet në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e kanë akuzuar si të një ndër personat që kanë vjedhur më shumë votat e shqiptarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE