Connect with Us

Kriza politike, Edvin Kulluri tregon prapaskenat

Politikë

Kriza politike, Edvin Kulluri tregon prapaskenat

Publikuar

-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri ka reaguar referuar krizës politike në të cilën ndodhet vendi duke treguar shkaktarët e saj.

Sipas Kullurit problemet qëndrojnë pikërisht tek demokracia e brendshme e partive politike. Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së shprehet se për shkak të mungesës së transparencës, partitë përfitojnë edhe nga problemet me Kodin Zgjedhor,  që të katapultojnë kandidatët e tyre në zgjedhje sa nga një qark në tjetrin.

“Nje klime demokratike brenda partive politike nuk do e lejonte kete rreshkitje “anti-demokratike” per te cilen perflitet vec Kodi Zgjedhor! Ndaj ligjet e brendshme partiake dhe vullneti politik demokratik nuk do lejonin te vinim ne kete situate.”, shprehet Kulluri.

Postimi i plotë:

Te dashur miq! Kriza politike e thelle aktuale ka shume shkaqe te mbartura dhe te reja. Por nje nga pretendimet eshte edhe ai i Kodit Zgjedhor i miratuar ne vitin 2008 qe ka prodhuar sistemin proporcional rajonal. Caktimi i listave proporcionale qe i ka hapur rruge vendimeve arbtitrare te kryetareve te partive. Natyrisht qe ka nje te vertete te madhe ne kete pretendim. Prej 3 pale zgjedhjesh politikane pa asnje lidhje me qarqet dhe komunitet perkatese “katapultohen” pa asnje lidhje perfaqesimi ne lista. Por nese partite politike do ishin te hapura dhe institucionale ne funksionim, pra demokratike, do ndodhte ky degradim demokratik?! Kode Zgjedhore perfekte nuk ka. Cdo sistem ka avantazhe dhe disavantazhe. Por nje klime demokratike brenda partive politike nuk do e lejonte kete rreshkitje “anti-demokratike” per te cilen perflitet vec Kodi Zgjedhor! Ndaj ligjet e brendshme partiake dhe vullneti politik demokratik nuk do lejonin te vinim ne kete situate. Po nuk rrezuam realisht “kultin e individit” per te ngritur kulturen e njeriut te lire, kodet, statutet nuk kane rendesi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjonaj sfidon Metën/ Presidenca i përgjigjet me sekonda: Ti qofsh moj çupë!

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për padinë që është ngritur ndaj saj nga presidenti Ilir Meta.

Gjonaj deklaron se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij dhe u shpreh e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht, ndërsa presidentit publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

LEXO EDHE:  Reforma Territoriale/ Kulluri zbulon të vërtetën e frikshme, “masakron” Ramën dhe Bashën

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së: Basha ka prishur kontratën me demokratët

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Metës Tedi Blushit.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan ai në rrjetet sociale, si për t’i thënë ministres që pranon “sfidën” publike./ CNA.al

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e presidentit Meta në SPAK.

Gjonaj thotë se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij duke u shprehur e sigurt se është e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe presidentit vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Më tej Gjonaj thotë se mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi.

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e zyrtarëve të lartë që presidenti Ilir Meta kallëzoi sot në SPAK.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: -Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. -Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. -Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: 1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal 4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

LEXO EDHE:  Shqipëria nuk përfiton asgjë nga marrëveshja e Shengenit Ballkanik!

LEXO EDHE:  “Opozita ka rënë pre e skuthave”/ Anëtari i Këshillit Kombëtar ultimatum Bashës

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

LEXO TE PLOTE