Connect with Us

“Koncesionet dhe PPP-të”/ Rrëshket Ilir Meta

Politikë

“Koncesionet dhe PPP-të”/ Rrëshket Ilir Meta

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Koncesionet dhe PPP-të”.

Por, duket se ka kaluar pa u vënë re fakti, se dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit të koncesioneve, shtyn datën e hyrjes në fuqi të ligjit.

Presidenca e Republikës bëri me dije se, “Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës, me Dekretin nr. 11251, datë 05.08.2019, ka vendosur:

Kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 50/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, me qëllim përmirësimin e neneve 17 dhe 18 të këtij ligji, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.”

Sipas tekstit të shpërndarë nga Presidenca:

Presidenti i Republikës shqyrtoi ligjin nr. 50/2019, duke bërë një vlerësim dhe analizë të përmbajtjes së aktit të miratuar; praktikës parlamentare të ndjekur për këtë projektligj; përputhshmërisë së ligjit të miratuar në raport me respektimin e parimeve kushtetuese, interesin publik, duke krahasuar qëllimet e kësaj iniciative ligjore me momentin e hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore.

Në përfundim të shqyrtimit, thotë njoftimi Presidenti i Republikës na paska arritur në përfundimin se: “Miratimi i ndryshimeve në ligjin e koncesioneve është një nismë pozitive, por tepër e vonuar e Kuvendit të Shqipërisë, dhe me pasoja negative për ekonominë e vendit.

Ligji nr. 50/2019,  i përcjellë për dekretim i duhet kthyer Kuvendit me qëllim rishikimin e neneve 17 dhe 18 të tij, pasi këto dy nene shtyjnë subjektivishthyrjen në fuqi të kufizimeve që vendosen në dhënien e kontratave koncesionare/PPP, që po ky ligji i ri parashikon.

Presidenti i Republikës, kërkon rishikimin tërësor të këtyre dy neneve, sepse ato kompromentojnë qëllimin e të gjithë pjesës tjetër të ligjit, pasi keto dy dispozita krijojnë hapësirën e nevojshme për të prodhuar sërish pasoja dhe qëllime klienteliste.

Projektligji në fjalë pasi u shqyrtua në datat 11, 18, 25 dhe 26 shkurt 2019 në Komisionet respektive Parlamentare, u shqyrtua në seancën plenare të datës18.07.2019, duke u mbajtur pezull në mënyrë të paarsyetuar për një periudhë 4-mujore.”

Më tej vijon:

LEXO EDHE:  Paloka jep lajmin e keq/ BE i mbyll derën Shqipërisë

“I vetmi dokument që evidentohet se është krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe që ka lidhje me këtë ligj përgjatë gjithë kësaj periudhe boshe 26 shkurt 2019 – 18 korrik 2019, është kërkesa e deputetit Arben Ahmetaj e datës 17 korrik 2019, i cili kërkonte seancës plenare ndryshimin pa argumenta të neneve 17 dhe 18 të projektligjit, për të shtyrë afatin e dhënies pa kufizim të koncesioneve në çdo fushë të ekonomisë së vendit, edhe për një afat 3-mujor shtesë deri në 1 tetor 2019”.

Në fund deklarohet kthimi mbrapsh i ligjit që me qëllimin që të rishihet afati i hyrjes në fuqi, domethënë data 1 tetor të afrohet më shumë. Dhe kjo bëhet me dekretin e datës 7 gusht.

Që Presidenti ka probleme të hershme me kalendarin, ky fakt është dëshmuar rëndom kohët e fundit.

Por kësaj radhe çështja bie pak edhe erë bashkëpunim me qëllim shtyrjen e hyrjes në fuqi të ndryshimeve përtej datës 1 Tetor.

Arsyetojmë pak me kalendar në dorë!

Sesioni i ri parlamentar hapet pas datës 2 shtator. Javën e parë të shtatorit domethënë deri në datën 5 mbledhja e kryesisë së kryetarëve do fusi në kalendar dekretin. Dekreti javën e dytë të shtatorit do shqyrtohet në komisione. Vetëm javën e tretë të shtatorit dekreti mund të shqyrtohet në seancë plenare.

Duke pasur parasysh që ligjet hyjnë në fuqi jo më parë se dy javë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, atëherë data e re e hyrjes në fuqi të ndryshimeve, s’mund të ndodhë të jetë përpara datës 1 tetor.

Presidenti duhet të nxjerrë dekret ku të deklarojë që ose po i shërben të njëjtave interesa për të cilat akuzon maxhorancën, ose që është idiot që s’e ka idenë që kalendari nuk kthehet dot mbrapsh. Dikush t’i shpjegojë Ilir Metës se si lexohet kalendari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjonaj sfidon Metën/ Presidenca i përgjigjet me sekonda: Ti qofsh moj çupë!

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për padinë që është ngritur ndaj saj nga presidenti Ilir Meta.

Gjonaj deklaron se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij dhe u shpreh e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht, ndërsa presidentit publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

LEXO EDHE:  Sakrificat e Kryemadhit për atdheun/ Nga luksi tek relaksimi i “Landit të Fierit”

LEXO EDHE:  "Do digjej Kuvendi"/ Dashamir Shehi mohon skenarin, mesazh Metës

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Metës Tedi Blushit.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan ai në rrjetet sociale, si për t’i thënë ministres që pranon “sfidën” publike./ CNA.al

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e presidentit Meta në SPAK.

Gjonaj thotë se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij duke u shprehur e sigurt se është e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe presidentit vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Më tej Gjonaj thotë se mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi.

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e zyrtarëve të lartë që presidenti Ilir Meta kallëzoi sot në SPAK.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: -Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. -Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. -Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: 1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal 4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

LEXO EDHE:  Replikë me Artur Zhejin që është gjithmonë me Metën

LEXO EDHE:  Paloka jep lajmin e keq/ BE i mbyll derën Shqipërisë

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

LEXO TE PLOTE