Connect with Us

“Je politikani më i dështuar në Shqipëri”/ Demokratët ia heqin vizën Bashës për kryeministër

Politikë

“Je politikani më i dështuar në Shqipëri”/ Demokratët ia heqin vizën Bashës për kryeministër

Publikuar

-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është larguar nga Shqipëria të premten e 2 Gushtit në drejtim të Holandës.

Një ditë më parë CNA.al raportoi se nga Holanda ka udhëtuar drejt Portugalisë.

Por, ndërkohë në media Basha shfaqet duke kryer takime në rrethe të ndryshme të vendit.

Zyra e tij e shtypit, po shpërndan në media dhe rrjete sociale kasetat e parapërgatitura nga takimet e mëhershme, ndërsa Basha, pas ujitjes së tulipanëve në Holandë, vijon pushimet në Portugali.

Aksioni opozitar, ka mbetur thjesht dhe vetëm në disa kaseta që nëse prishen, s’do të kemi më Bashë as në media dhe rrjete sociale.

Para rreth 14 orësh në rrjete sociale, është shpërndarë një takim sikur Basha ishte në Roskovec.

Majftuan disa akuza ndaj Ramës, foto me një grup të vogël njerëzisht, etiketimi i vendit se ku ndodhet, për t’ju hedhur his syve dhe për të mashtruar demokratët, opozitarët dhe të gjithë shqiptarët.

Pasi Basha pretendon të bëhet kryeministër. Po, ku do ta bëjë selinë e kryeministrisë në Holandë?

Gjithsesi detyra e kryeministrit, konsiderohet si një ëndërr në sirtar e Bashës, një sirtar që duket se s ‘do të hapet kurrë.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet”, shkruan Basha në rrjete sociale, duke u hequr sikur është në Roskovec.

Ndërkohë demokratët i kërkojnë të mbajë premtimet që ka dhënë, të largojë Edi Ramën.

LEXO EDHE:  Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë dakord do e drejtojë ai opozitën

“Bëj diçka se ngelëm duke duruar Edi Ramën gjithë kohën bla bla bla. A do ngrihemi se me këto që po bën ti edhe 100 vjet në krye të shtetit e ke, se s’ka vdekje ai gjakpirësi”, i shkruan një demokrat.

Në kushtet e dështimit të deritanishëm, demokratët i kërkojnë garanci Bashës për të mbështetur më tej.

“Duhen garanci Luli, jo vetëm sharje ndaj Edi Ramës. Si i siguron ti njerëzit se ti nuk do të veprosh njëlloj me biznesin. Ku janë garancitë? Gjej mënyra që kontrata me qytetarët të jetë e detyrueshme për zbatim, përndryshe askush nuk beson. Ne kërkojmë të jemi të barabartë para ligjit, por nëse ligji nuk është i drejte, çfarë pastaj?”, i shkruan një nga demokratët e që e ndjek në rrjetet sociale.

Por, për të tjerë demokratë, Basha është politikani më i dështuar në Shqipëri dhe nuk meriton mbështetje.

“Ti je politikani më i dështuar në Shqipëri, qe ia ke shit Shqipërinë Edi Ramës. Mendoje mirë, ç’bën seriozisht, nuk ke strategji pa fletë e pa laps. Ja ta shpjegoj. Pyeta miqësin time këtu në Tiranë dhe u thashë kë do votoni,  të besohet se askush nuk dinte kë të votonte. Edi Ramën se duan, ty s’të besojnë se je si je dhe ça ke që e ke, me pak fjalë s’shkon mirë me veten. Monika Kryemadhi është si është që se di ku është dhe s’di ç’bën. E kupton ku është kandandisur politika”.

Ky ka qenë mesazhi i ashpër i një demokrati në rrjetin social të Bashës.

Më poshtë po sjellim komentet e demokratëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Votimi per Rucin/Patozi tregon pse Berisha foli kunder Bashes

LEXO EDHE:  Detajet/ Berisha “kryqëzon” Bashën në mbledhjen e grupit parlamentar

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE