LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimi në Vlorë/ Zbardhet e shkuara e errët e viktimës

7 Gusht 2019, 20:35, Kronika CNA
Ekzekutimi në Vlorë/ Zbardhet e shkuara e errët e viktimës

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës, ku u ekzekutua me tre plumba 47-vjeçari Nikola Ikonomi.

Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se para se të ekzekutohej me 3 plumba, 47-vjeçari i cili ndryshe njihet dhe si Laver Tozaj, ka qenë duke pirë në lokalin e fshatit.

Një person i paidentifikuar duket se e ka ndjekur dhe vëzhguar në distancë, për ta qëlluar më pas rreth 100 metra nga lokali i fshatit.

Nikola Ikonomi u gjet nga bashkëfshatarët i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore. Me një makinë private, u nis drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Sips burimeve të Tvklan, viktima kishte ndërruar identitetin, nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi. Ndërsa ka qenë më parë dhe i dënuar për drogë dhe ka vuajtur 11 vite burgim./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga