Connect with Us

Bashkëshortin në listën e zezë ia mbrojti Llalla/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Gentiana Muça

Vetingu

Bashkëshortin në listën e zezë ia mbrojti Llalla/ Zbardhet pasuria e gjyqtares Gentiana Muça

Publikuar

-

Procesi i Vettingut pritet të rinisë në shtator. Shorti me emrat që do të kalojnë në rivlerësim është hedhur më herët.

CNA.al, po vijon me pasuritë e gjyqtarëve e prokurorëve të cilët pritet t’i nënsshtrohen këtij procesi.

Një pjesë e tyre rezultojnë të punësuar familjarisht në sistemin e drejtësisë. Nëse njëri shkarkohet për shkak të pasurisë, i bie që të shkarkohet edhe tjetri.

Në filtër sot kemi kaluar gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Gentiana Muça e cila edhe bashkëshortin e ka prokuror.

Bëhet fjalë për prokurorin Arin Muça, emri i të cilët ëhstë lakuar në listën e zezë të kryeministrit Edi Rama të publikuar më herët.

Pavarësisht se ishte në këtë listë, ish Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla nuk e ndëshkoi Muçën.

Ndërsa emri i gjyqtares Gentiana Muça, nuk është lakuar as nga profesionale as nga pasuria.

Çifti Muça, sipas të dhënave që CNA.al ka marrë pranë ILDKPKI-së,  ka një pasuri modeste.

Të ardhurat i kanë vetëm nga pagat dhe seminaret ku kanë marrë pjesë.

Ndërsa të vetmet patundshmëri, që është banesë e ka  blerë në vitin  2010.

Gjyqtarja deklaron se janë shpenzuar 79 387 euro për lidhjen e një Kontratë Porosie me një shoqëri ndërtimi, me objekt kontrate një banesë me sipërfaqe 108.75 m2 në Tiranë.

Banesa, thotë ajo,  është në bashkëpronësi me vjehrrin z. Skënder Muçaj ku 63% e banesës është e vjehrrit dhe 27 %  e bashkëshortëve Muça.

Sipas saj,  50 000 Euro janë paguar nga vjehrriSkënder Muçaj dhe 25 000 euro janë marrë kredi nga bashkëshorti,  Arian Muçaj.

Në vitin kur e ka blerë, pra në 2010 ajo deklaron se kanë mbetur pa likujduar 4 387 euro firmës së ndërtimit.

Ndërsa në viti 2012, prokurori, bashkëshorti i gjyqtares ka shpenzuar 1 000 Euro për blerje automjeti 50 000 lekë

Më po sjellim të detajuar pasurinë e gjyqtares Gentiana Muça.

Viti 2003

Paga si Gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Paga e bashkëshortit prej 611 000 lekë bruto dhe 508 000 lekë neto si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Viti 2004

Paga e deklarueses prej 789 812 lekë nga pozicioni gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Paga e bashkëshortit prej 766 428 lekë nga puna në Ministrinë e Rendit Publik.

Viti 2005

Paga vjetore e deklarueses prej 930 600 lekë në pozicionin Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Paga vjetore e bashkëshortit prej 876 000 lekë nga Ministria e Brendshme Tiranë.

Llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortit në vlerën 210 000 lekë pranë Bankës Amerikane.

Llogari rrjedhëse të Gentiana Muçaj në vlerën 421 675 lekë pranë Raiffeisen Bank me overdraft.

500 000 lekë të shpenzuara për blerjen e një autoveture tip Audi Ag.

Viti 2006

Paga vjetore e deklarueses prej 802 715 lekë në pozicionin Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Paga vjetore e bashkëshortit prej 1 200 000 lekë si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë.

Zonja Muçaj ka përdorur Overdraftin pranë Raiffeisen Bank gjatë vitit 2005. Ka paguar gjatë 2005 vlerën 60 000 lekë për shlyerjen e tij, dhe ka detyrim në 31.12.2005 vlerën 120 000 lekë.

Shtuar me 300 000 lekë Llogaria bankare e bashkëshortit pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë Tiranë.

Viti 2007

Paga prej 821 160 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë.

Paga e bashkëshortit të deklarueses nga pozicioni si specialist në Drejtorinë e Përgjithshme Të Policisë së Shtetit. ( Ministria e Brendshme Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë se Krimeve të Rënda).

Llogari në emër të bashkëshortit pranë Raiffeisen Bank në vlerën 814 euro.

Viti 2008

Paga prej 828 936 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë.

Paga prej 1 008 000 lekë e bashkëshortit të deklarueses nga pozicioni Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Llogari bankare “Fortuna” në vlerën 1 100 dollarë pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë.

Bashkëshorti ka përdorur overdraftin nga ku në datë 31.12.2008 ka detyrim të mbetur 84 000 lekë pranë Bankës Raiffeisen.

Viti 2009

Vlera 833 327 lekë e ardhur nga puna si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë ( i janë paguar nga punëdhënësi dhe sigurimet shoqërore për shkak të mungesës për arsye shëndetësore dhe lejes së lindjes).

Vlera 1 079 090 lekë nga paga e bashkëshortit si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë.

Bashkëshortët kanë hapur Llogarinë Bankare prej 1 000 dollarë në emër të djalit, pranë bankës San Paolo. Shuma u formua me të ardhura nga kursimet.

Viti 2010

Paga prej 755 134 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë.

Paga prej 1 120 590 lekë e bashkëshortit të deklarueses si punonjës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

600 000 lekë të përfituara nga shitja e makinës.

Bashkëshorti ka marrë në datë 30.01.2010 një kredi pranë BKT në vlerën 3 500 000 lekë për qëllim blerje banese. Kredia ka afat shlyerje 240 muaj, dhe interes bazë “Bono thesari” plus 1.3%. Interesi nuk mund të llogaritet pasi është i ndryshueshëm në janar të çdo viti sipas interesit të bonove të thesarit në dhjetor të vitit paraardhës. Gjatë 2009 ka shlyer 347 662 lekë nga ku 297 161 lekë interes dhe 50 501 lekë principal.. Pra interesi për vitin 2010 ka qenë 10.3%. Mbetur pa paguar nga principali 3 449 499 lekë. Interesi nuk mund të llogaritet pasi është i ndryshueshëm.

Shpenzuar vlera 79 387 Euro për lidhjen e një Kontratë Porosie me një shoqëri ndërtimi, me objekt kontrate një banesë me sipërfaqe 108.75 m2 në Tiranë. Banesa është në bashkëpronësi me vjehrrin zotin Skënder Muçaj ku 63% e banesës është e Vjehrrit dhe 27 % e subjektit deklarues me bashkëshortin. Janë paguar 50 000 Euro nga zoti Skënder Muçaj dhe 25 000 euro ( marrë me kredi) nga Zoti Arian Muçaj. Janë pa likujduar 4 387 euro firmës pasi të bëhet Kontrata e Shitjes.

Viti 2011

Paga prej 916 526 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë.

Paga prej 998 446 lekë e bashkëshortit të deklarueses si specialist i policisë së shtetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Tiranë.

LEXO EDHE:  Editori i CNA.al i përgjigjet Bashës/ Pse tmerrohet pas dosjeve të kunatit dhe vjehrrit

Gjendja e llogarisë së pagës së deklarueses në datë 31.12.2011 është minus 62 263 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit në datën 31.12.2011 është 1 517 lekë.

Bashkëshorti ka depozituar në bankën Intesa Sanpaolo vlerën prej 174 428 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2011 vlerën 366 098 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Interesi për vitin 2011 ka qenë 8.57%. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2011 totali prej 3 373 580 lekë.

Zoti Arian Muçaj ka mbyllur overdraftin pranë Bankës Raiffeisen për shkak të ndryshimit të bankës ku i derdhej paga nga institucioni. Detyrimi në datë 31.12.2011 është 0 lekë.

Zoti Arian Muçaj ka hapur një kartë krediti në Bankën Tirana Bank në shumën 100 000 lekë.

Viti 2012

Paga prej 951 676 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë.

Paga prej 1 007 766 lekë e bashkëshortit të deklarueses si specialist i policisë së shtetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Tiranë për periudhën 01.01.2012 deri në 30.11.2012. paga në Credins Bank.

Të ardhura prej 24 000 lekë nga paga e Arian Muçaj si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë nga data 01.12.2012 deri në 31.12.2012. Paga është derdhur pranë Credins Bank.

Gjendja e llogarisë së pagës së deklarueses në datë 31.12.2012 është 10 661.84 lekë.

Gjendja e llogarisë së pagës së bashkëshortit në datën 31.12.2012 është 33 837.04 lekë.

Ka përfituar 150 Euro të depozituara nga Këshilli i Evropës në emër të Arian Muçaj pranë BKT, nga një seminar i zhvilluar prej KiE-es.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2012 vlerën 361 454.28 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Interesi për vitin 2012 ka qenë 7.99%. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2012 totali prej 3 289 142.01 lekë.

Shpenzuar 1 000 Euro për blerje automjeti 50 000 lekë për TVSH-në dhe taksat për regjistrimin e mjetit. automjet tip Daimler lloji A Class 170, në emër të bashkëshortit.

Viti 2013

Paga prej 1 113 793.80 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Rrethin Gjyqësor Lezhë dhe gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë pas datës 04.11.2013.

Paga prej 793 299 lekë e bashkëshortit të deklarueses si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Gjendja e llogarisë së deklarueses në datë 31.12.2013 është 967.41 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2013 vlerën 357 195 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Interesi për vitin 2013 ka qenë 7.99%. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2013 totali prej 3 202 182.93 lekë.

Shtuar në llogarinë e djalit shuma prej 1 000 dollarë në bankën Intesa Sanpaolo me të ardhura të përfituara nga kursimet.

Shtuar në llogarinë e djalit shuma prej 100 000 lekë në bankën Raiffeisen Bank me të ardhura të përfituara nga kursimet.

Viti 2014

Paga prej 928 642 lekë e deklarueses nga pozicioni Gjyqtare në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë pas datës.

Paga prej 1 031 729 lekë e bashkëshortit të deklarueses si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë.

Gjendja e llogarisë së deklarueses në datë 31.12.2014 është 1 646.78 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2014 vlerën 397 853.47 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Interesi për vitin 2014 ka qenë 7.99%. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2013 totali prej 3 075 840.52 lekë.

Bashkëshorti i deklarueses ka hapur një llogari rrjedhëse pranë Intesa Sanpaolo Bank Në vlerën 50 000 lekë.

Viti 2015

Paga prej 1 141 675.32 lekë e deklarueses si Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Paga prej 1 003 989 lekë e bashkëshortit të deklarueses si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë dhe prokuror në Gjirokastër.

Gjendja e llogarisë së deklarueses në datën 31.12.2015 është 2 472 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit të deklarueses në datën 31.12.2015 është 19 726 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2015 vlerën 289 226.16 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2015 totali prej 2 937 428.20 lekë

Kursime në vlerën 450 000 lekë të formuara nga pagat e bashkëshortëve ( jo në sistem bankar).

Viti 2016

Paga prej 1 177 078 lekë e deklarueses si Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Paga prej 817 266 lekë e bashkëshortit të deklarueses si prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shtuar në emër të bashkëshortit shuma 131 Euro në Llogarinë në Euro pranë BKT nga pjesëmarrja në trajnim nga Këshilli i Evropës.

Shtuar në emër të bashkëshortit shuma 7 373 lekë nga pagesa si ekspert në Shkollën e Magjistraturës.

Gjendja në llogarinë e deklarueses në datën 31.12.2016 është 1 048 lekë.

Gjendja në llogari e bashkëshortit të deklarueses në datën 31.12.2016 është 25 448.01 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2016 vlerën 268 721 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2016 totali prej 2 777 494 lekë.

Viti 2017

Paga prej 1 166 575 lekë e deklarueses si Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Paga prej 1 125 957,01 lekë e bashkëshortit të deklarueses si prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Llogari në emër të bashkëshortit, në shumën 1 428 euro.

Llogari në emër të bashkëshortit, në shumën 14 917 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2017 vlerën 281 334 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2017 totali prej 2 620 001 lekë.

Viti 2018

Pakësuar kursimet me 200 000 lekë.

Paga prej 1 191 040 lekë e deklarueses si Gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Paga prej 978 758 lekë e bashkëshortit të deklarueses si prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë Gjirokastër.

Shtuar llogaria e bashkëshortit me 859 euro.

16.030 lekë, nga pagaa e bashkëshortit në Shkollën e Magjistraturës.

Pension i parakohshëm si ish punonjës policie për bashkëshortin, në shumën 13 378 lekë.

Bashkëshorti ka paguar për vitin 2018 vlerën 276 240 lekë për shlyerje kredie të marrë pranë BKT. Ngelur pa shlyer në datën 31.12.2017 totali prej 2 452 314 lekë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Nga makina dhuratë, djalit, tek patundshmëritë mijëra euro/ Pasuria e gjyqtarit të “lobimit rus”

Publikuar

-

Nga

Lazër  Sallaku, ëhstë gjyqtari i cili një ditë më parë vendosir të pushojë hetimet ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të tjerëve.

Lulzim Basha u dërgua në Gjykatës, si i pandehur nga Prokuroria, për lobimin 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes kompanisë offshore Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Basha dhe tre përfaqësuesit e opozitës u akuzuan për “falsifikim të vulave dhe stampave”, ndërsa për ta u pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Pavarësisht akuzave të prokurorisë, gjyqtari Lazër Sallaku, doli “në krah” të Bashës, duke pushuar çështjen.

Emri i gjyqtarit Lazër Sallaku nuk është i panjohur për publikun pasi e ka pasur në duar edhe çështje të tjera me personazhe  publike.

Për Sallakun duket se ende nuk kanë përfunduar hetimet e Vettingut, pasi ai ende nuk është përzgjedhur për t’u përballur me KPK-në.

Referuar të dhënave pasurore të tij rezulton se Sallaku, burimin e të ardhurave e ka nga paga, ndërkohë që deklaron dhe patundshmëri.

Fillimishtë në vitin 2008 ai deklaron një shtëpi banimi me sipërfaqe 110 m2, me vlerë 60 000 euro, një makinë tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë dhe një motoskaf me vlerë 300 000 lekë. Gjithashtu ai deklaron dhe një kredi për shtëpi,me vlerë 60 000 euro dhe hua,me vlerë 216 000 lekë.

Në vitin 2009 makinën dhe motoskafin i ka shitur, ndërsa një vit më vonë apartamentin dhe kredinë ia ka kaluar ish bashkëshortes.

Në vitin 2012 ai deklaron një autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3  000 euro si dhe 40 000 euro dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës.

Dy vite më vonë ai deklaron blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro. Më tej gjyqtari deklaron se paguan 2 400 euro, në një banesë në Kodrën e Diellit.

Ndërsa bashkëshortja, deklaron apartament  banimi 57.6 m2, si trashëgimi, të cilin e ka shitur në vlerën 16 000 euro.

Bashkëshortja ka blerë edhe një makinë që ka kushtuar 7 000 euro.

Në vitin 2016, gjyqtari ka paguar 7 547 euro për një garazh me sipërfaqe 22.9 m2, ndërsa i ka dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Lazëe Sallaku.

Viti 2008(Deklarata fillestare)

Shtëpi banimi, sip 110 m2, viti i ndërtimit 2007, me vlerë 60 000 euro.

Makina tip Mitsubishi, me vlerë 700 000 lekë.

Motoskaf me vlerë 300 000 lekë.

Të ardhura si avokat, shuma 1 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, shuma 636 532.

Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro.

Kontratë huaje,me vlerë 216 000 lekë.

Viti 2008 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga dhe dieta, shuma 1 261 431 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, 764 921 lekë.

Kredi për shtëpi, me kontratë huaje, me vlerë 60 000 euro. Shuma e shlyer 5 040 euro.

Viti 2009

Shitur makina “Mitsubishi” me vlerë 500 000 lekë.

Shitur motoskafi, me vlerë 180 000 lekë.

Blerë automjeti me vlerë 5 800 euro.

Të ardhura nga paga dhe dieta e subjektit deklarues, në shumën 1 378  612 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 718 213 lekë.

Kredi për shtëpi me vlerë 60 000 euro me afat 20 vjet.Shuma e shlyer është  5 040 euro.

Viti 2010

Shtëpi banimi dhe kredia për shtëpinë i ka kaluar ish bashkëshortes, sipas një vendimi gjykate.

Kursime familjare monetare, në shumën 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  Vettingu “çon” në shtëpi dy gjyqtarë/Nuk dorëzuan deklarimet e pasurive

LEXO EDHE:  Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve “trondit” institucionet

Të ardhurata nga paga, dietat dhe si inspektor në KLD, më vlerën 434 611 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në vlerën 622 812 lekë.

Paga e ish bashkëshortes, në vlerën 654 600 lekë.

Viti 2011

Kursime familjare, monetare, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 910 254 lekë.

Pension ushqimor për fëmijën, në shumën 120 000 lekë.

Viti 2012

Autoveturë, Ford Fiesta e bashkëshortes, me vlerë 3  000 euro.

Dhuruar bashkëshortes nga nëna e saj me rastin e martesës në shumën 40 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 979 627 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 129 258 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga leja e lindjes në shumën 257 367 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 927 343 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortessi pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 764 120 lekë.

Viti 2014

Ap me sip 100.7 m2. Kësti i parë është paguar 10 000 euro, të dytin nuk e deklaron, ndërsa si vlerë shkruan se është 30 727 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Durrës, në shumën 1 118 665 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 721 459 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës në shumën 120 000 lekë.

Pagimi i qirasë në shumën 2 400 euro, (200 euro në muaj).

Bashkëshortja, ap banimi 57.6 m2, si trashëgimi.

Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 16 000 euro, krijuar nga shitja e ap të mësipërm.

Bashkëshortja, shtuar gjendja cash me 10 000 euro, nga shitja e makinës.

Bashkeshortja ka blerë autoveturë me vlerë 7 000 euro.

Viti 2015

Blerë autoveturë Volsvagen me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga e  ish bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 386 434 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijëve, në shumat 120 000 lekë, 240 000 lekë.

Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 4 200 euro.

Viti 2016

Pagimi i këstit të tretë për ap me vlerë 15 596 euro.

Garazh me sip 22.9 m2 me vlerë 7 547 euro.

Dhuruar djalit, autoveturë, Volsvagen Golf.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 096 011 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 762 277 lekë.

Kontribut për detyrimin ushqimor të fëmijës së mitur, në shumën 120 000 lekë.

Pagim i qirasë së shtëpisë me vlerë 1 800 euro.

Viti 2017

Marrë hua 11 000 euro me afat 5 vjeçar.

Marrë me marrëveshje financimi shuma 36 000 euro, për blerjen e pjesës takuese të ap të ish bashkëshortes.

Paguar shuma 45 000 euro ish bashkëshortes, pas zgjidhjes së martesës.

Gjendje kesh, 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 156 874 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge në departamentin e fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, në shumën 277 096 lekë.

Viti 2018

Gjendje kesh në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, në shumën 1 242 389 lekë.

Vajza, deklaron të ardhura nga një aktivitet privat, në shumën 1107,5 euro dhe 18 850 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Fshehu pasurinë/ Gjyqtarja e Antikorrupsionit drejt shkarkimit?

Publikuar

-

Nga

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Marsela Balili ka dalë sot në seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur i Kualifikimit .

Për Balilin, hetimi është kryer në kriterin e pasurisë dhe për ta justifikuar gjyqtarja dorëzoi një vërtetim punësimi të prindit të saj në SHBA.

Më tej ajo njoftoi KPK-në , se ishte në pritje të dokumenteve të tjera nga Gjermania.

Më herët Balili kishte kërkuar hetim edhe për dy kriteret  e tjera, por KPK e kishte rrëzuar kërkesën e saj.

Raportohet se ILDKPKI ka dorëzuar në KPK një raport me konstatimin se deklarimi nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin.

Sipas të njëjtit raport, gjyqtarja Balili ka kryer fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë.

CNA.al ka zbardhur më herët pasurinë e gjyqtares, ku rezulton se ka në pronësi të gjyqtares, janë një apartament duplex në Tiranë, i blerë për 125 mijë euro në vitin 2012. Por, sipas KPK, ka mospërputhje për blerjen dhe pagimin e kësteve për këtë apartament.  Gjithashtu është konstatuar se ka ndryshim në çmim dhe akt-marrëveshje.

LEXO EDHE:  Shkëlqim Hajdari emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm

LEXO EDHE:  Rivlerësimi i Regleta Panajotit/ KPK ngre pikëpyetje mbi pasurinë dhe profesionalizmin

Ndër të tjera gjyqtarja ka deklaruar një  makinë “Ford Fiesta”, blerë në vitin 2012 për 4 mijë euro. Por edhe pasuri është kontestuar nga KPK.

Një tjetër pasuri e kontestuar është edhe një llogari në lekë e dollarë pranë një banke, e cila është hapur në vitin 2014. Burim është deklaruar nga dhurimet e prindërve.

Nga hetimi i KPK, ka rezultuar se subjekti dhe bashkëshorti kanë mungesë financiare.

Edhe një shumë parash për blerjen e një apartamenti në Vlorë, për të cilin gjyqtarja thotë se ia ka marrë babait, është kontestuar nga KPK./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bëmat e gjyqtarit që u shkarkua nga KLD/ Pas rikthimit, përfshihet në skandalin e pronave

Publikuar

-

Nga

Procesi i Vettingut ka shërbyer për të faktuar skandalet në sistemin e drejtësisë.

Deri më tani janë shkarkuar gati gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe pritet që SPAK të merret më tej, me ta.

Gjyqtari i Shkodrës Albano Çepele është një nga subjektet e listuara për këtë fazë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sa i përket pasurisë, si burim të ardhurash ai deklaorn vetëm pagën e tij, ndërkohë ndër vite ka radhitur shifra jo të uleta, por nga mënyra se si ka shkruar nuk kuptohet.

Në vitin 2014, gjyqtari  Çepele, është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë , pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Nasip Naço për procedim disiplinor për moszbardhjë të  34 vendimeve gjyqësore në kohë.

Pas shkarkimit në 15 prill 2014 në mbledhjen e KLD-së të drejtuar nga presidenti Bujar Nishani, Çepele e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e ndërsa kjo e fundit ka vendosur që çështja e gjyqtarit të rikthehet edhe një herë për shqyrtim.

Ai është rikthyer në vitin 2017 në detyrë dhe sërish emri i tij ka pushtuar mediat.

Në vitin 2017, emisioni investigativ  “Fiks Fare”  ka denoncuar skandalin e gjyqtarit Albano Çepele.

Ky i fundit rezultontë të kishte dhënë tre vendime me të njëjtin objekt padie, duke nxjerrë dy pronarë për të njëjtën pronë, pikërisht për dy dyqane.

Tre gjyqet ishin zhvilluar në një hark kohor prej tetë muajsh nga gjyqtari Albano Çepele, ndërkohë që në tria rastet, palë ka qenë Enti Kombëtar i Banesave, për të cilin ishte ankuar edhe qytetari D. Preka, shkruan CNA.al.

Në gjyqin e parë, fitues ka dalë D. Preka, i cili deklaron se nuk ka bërë kurrë padi dhe nuk e dinte se kishte fituar një gjyq për dyqanet që ka në përdorim prej 20 vitesh. Në gjyqin e dytë, i paditur rezulton një person i cili nuk ekziston, ndërsa në gjyqin e tretë, ka fituar një ish-anëtar i këshillit bashkiak në Shkodër. Pra, për të njëjtin objekt, gjyqtari Albano Çepele ka nxjerrë dy fitues në dy vendime të ndryshme, ndërkohë që të dyja këto vendime, ishin ne fuqi.

Më poshtë po sjellim deklaratat e pasurisë të gjyqtarit, Albano Çepele.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 0,062 milion lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 780 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i babait, 156 000 lekë.

Viti 2005

(Nuk kuptohet se çfarë shkruan), por deklaron shumën 5 000 euro.

Të ardhura në shumën 600 000 lekë. (nuk kuptohet), ndërsa më tej deklaron pensionin e babait në shumën 173 000 lekë.

LEXO EDHE:  Pasuria e gjyqtarëve dhe prokurorëve “trondit” institucionet

LEXO EDHE:  Dhurata të dyshimta për bashkëshortin/ Vjehrra i “bën gropën” gjyqtares

Hua, në shumën 30 000 euro, (Nuk kuptohen sqarimet që ka dhënë).

Viti 2006

Banesë me sip 86.8 m2 me vlerë 30 000 euro.

Më tej deklaron shumar, 5 000 dollarë,  5 000 euro, 200 000 lekë, por sqarimet që ai ka dhënë nuk lexohen, janë të pakuptueshme.

Nga huaja 30 000 euro, janë paguar 10 000 euro.

Viti 2007

70 000 lekë përfituar nga rroga.

20 000 euro, hua për ap. Janë paguar 4 000 euro.

Viti 2008

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 220 000 lekë. Kanë mbetur edhe 56 768 lekë.

Nga 16 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 5 000 euro, ndërsa pa shlyer 11 000 euro.

Viti 2009

Tërhequr të ardhurat nga paga në shumën 236 000 lekë. Kanë mbetur edhe 567 96  73 lekë.

Nga 11 000 euro e mbetua hua, është paguar shuma 4 500 euro, ndërsa pa shlyer 6 500 euro.

Viti 2010

Mbetje nga të ardhurat e rrogës në shumën 56 899 lekë.

Nga 6 500 euro e mbetua hua, është paguar shuma 3 500 euro, ndërsa pa shlyer 3 000 euro.

Viti 2011

Të ardhura nga paga, në shumën 1 191 471 lekë.

Është shlyer tërësisht huaja e marrë për ap.

Të ardhura nga puna në shumën 4 000 dollarë.

Viti 2012

Të ardhura të kursyera nga rroga në shumën 6 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 191 471 .

Viti 2013

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 7 000 USD.

Paga e subjektit deklarues në shumën 1 316 658 lekë.

Viti 2014

Shpenzime familjare në shumën  4 000 USD.

Të ardhura nga paga, janar, shkurt, mars 2014, kur janë ndërprerë marrëdhëniet në punë, pas vendimit për shkarkim nga KLD në shumën 385 600 lekë.

Pensioni i nënës në shumën 360 000 lekë.

Viti 2014 (Deklaratë pas largimit nga detyra)

Të ardhura të kursyera nga paga në shumën 1 500 dollarë.

Të ardhura nga paga në shumën  361 327 lekë.

Viti 2016 (Deklaratë para fillimit të detyrës)

Ap me sip 86 m2, blerë në vititn 2005 me vlerë 30 000 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga mujore në shumën 503 031 10 lekë.

Viti 2018

Kursime nga të ardhurat e pagës në shumën 714683.33 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 121 0034 lekë./CNA.al

LEXO TE PLOTE