Connect with Us

“Bandë kriminelësh dhe hajdutësh”/ Basha sulmon kryebashkiakët e rinj

Politikë

“Bandë kriminelësh dhe hajdutësh”/ Basha sulmon kryebashkiakët e rinj

Publikuar

-

Kryedemokrati Lulzim Basha, e quan kërcënim për çdo familje shqiptaresh uzurpimin e pushtetit nga kryeministri Edi Rama.

Sipas Bashës, Rama ka vendosur në pushtet një bandë kriminelësh dhe hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Basha ndalet te kryetari i bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri që sipas tij, ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Partia Demokratike e ka akuzuar edhe më herët Pjetrin si të arrestuar më parë në Itali.

Postimi i plotë i Bashës

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

LEXO EDHE:  Shembja e Teatrit Kombëtar/ Basha bashkëpunëtor i Ramës?

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Gjonaj sfidon Metën/ Presidenca i përgjigjet me sekonda: Ti qofsh moj çupë!

Publikuar

-

Nga

Vetëm pak minuta më parë ka reaguar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për padinë që është ngritur ndaj saj nga presidenti Ilir Meta.

Gjonaj deklaron se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij dhe u shpreh e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht, ndërsa presidentit publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

LEXO EDHE:  Rama, klithma të pakontrolluara dhe pagjumësi gjatë natës/ Konsultohet me neuropsikiatrin

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela i del në krah Berishës / Ja çfarë duhet të bënin demokratët pas fyerjes së Ramës

Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i zëdhënësit të Metës Tedi Blushit.

“Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!”, shkruan ai në rrjetet sociale, si për t’i thënë ministres që pranon “sfidën” publike./ CNA.al

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta e kallëzoi në SPAK/ Gjonaj: Jam gati t’i përgjigjem, presidenti ka bërë hapin e duhur

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar pas dorëzimit të kallëzimit penal nga ana e presidentit Meta në SPAK.

Gjonaj thotë se reagimi i saj do të jetë institucional kundrejt akteve të tij duke u shprehur e sigurt se është e gatshme t’i përgjigjet vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe presidentit vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.

Më tej Gjonaj thotë se mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi.

“Sikur të mos i mjaftonte politika e dëshpëruar e dhunës verbale, sot Kreu i Shtetit ka gjetur kohën të paraqitet personalisht me të gjithë stafin e tij në zyrën e sekretarisë të SPAK, për të dorëzuar një kallëzim penal ndaj meje dhe stafit tim. Në respekt të Kushtetutës dhe pozicionit tim zyrtar me Presidentin, reagimi im do jetë institucional kundrejt akteve të tij. E siguroj se jam gati t’i përgjigjem jo vetëm SPAK-ut ligjërisht po dhe atij vetë publikisht, institucionalisht dhe ligjërisht, me kulturë dhe etikë.
Pavarësisht absurditetit të kësaj historie, mbetet me rëndësi që Presidenti ka bërë hapin e duhur, njohjen e institucioneve e reja të Reformës në Drejtësi të cilën ai u lodh aq shumë duke e luftuar dhe përbaltur atë dhe cilindo që punon me të, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
Shpresoj që të pranojë punën e tyre edhe ditën kur drejtësia e re dhe SPAK të filloj të godasë në shenjat e njohura botërisht si njolla të Shqipërisë, politikanë dhe zyrtarë të lartë të njohur për korrupsionin dhe krimet e tyre në këtë vend. Koha që drejtësia të veprojë”, shkruan Gjonaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Akuzat për shpërdorim detyre/ Zbardhen emrat e zyrtarëve që kallëzoi Meta në SPAK

Publikuar

-

Nga

Zbardhen emrat e zyrtarëve të lartë që presidenti Ilir Meta kallëzoi sot në SPAK.

Meta ka depozituar sot kallëzimin penal pranë SPAK, ndaj 3 funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, dhe konkretisht: -Etilda Dalip GJONAJ, me detyrë Ministre e Drejtësisë. -Gentian Fehmi DEVA, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë. -Etleva Admir HAXHIA, me detyrë Drejtoreshë e Qendrës së Botimeve Zyrtare.

Ata akuzohen se në bashkëpunim, kanë konsumuar veprat penale të mëposhtme: 1. “Shpërdorim i Detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; 2. “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal; 3. “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal 4. “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”, parashikuar nga neni 246 i Kodit Penale.

LEXO EDHE:  Fillon Kuvendi i Kombëtar i PD-së/ Demokratët “protestë” kundër Bashës

LEXO EDHE:  Më lirë blihet kanabisi sesa çaji i malit/ Mijëra tonë presin të trafikohen drejt Evropës

Edhe këtë kallëzim Presidenti e depozitoi pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) jo vetëm nisur nga fakti që është një hap procedurial vijues në vijim të Kallëzimit të bërë në datë 19.11.2019 dhe Kallzimit Shtesë të bërë në datë 18.02.2020, por dhe për faktin se kompetenca lëndore i përket SPAK sipas nenit 148/4 dhe 135/2 të Kushtetutës dhe neneve 25/3 dhe 75/a të Kodit te Procedurës Penale.

LEXO TE PLOTE