LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr i madh në Gjirokastër/ Shkrumbohen dy ha tokë, rrezikohen banesat

6 Gusht 2019, 14:47, Kronika CNA
Zjarr i madh në Gjirokastër/ Shkrumbohen dy ha tokë, rrezikohen

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Dropull.

Deri më tani nga zjarri mendohet të jenë djegur rreth 2 ha kullota si dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha.

Ende nuk dihet se cilat kanë qenë shkaqet e zjarrit, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po bëjnë përpjekjet maksimale për lokalizimin e flakëve, pasi shumë pranë ndodhen edhe disa banesa.

Njoftimi i Policisë:

Informacioni i fundit ne fshatin Goranxi Nj.Ad Dropulli i Poshtem.

Vazhdon puna per shuarjen e zjarrit.

Ne ndihme kane shkuar 3 mjete zjarrfikese te bashkise Gjirokaster me 11 trupa sherbimi zjarrfikes, 1 mjet zjarrfikes dhe 4 trupa te sherbimit zjarrfikes te bashkise Libohove si dhe 1 mjet zjarrfikes dhe16 forca te Detashmentit te Mbrojtjes Rajonale (FA) Gjirokaster.

Prefekti i qarkut po ndjek ne terren situaten./CNA.al

Lajmet e fundit nga