LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e 30 qershorit/Borchardt takon Voltana Ademin

6 Gusht 2019, 11:20, Politikë CNA
Zgjedhjet e 30 qershorit/Borchardt takon Voltana Ademin

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt, ka takuar sot kryetaren ende në detyrë të Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Takimi ka zgjatur plotë dy orë ndërsa ambasadori i OSBE në fund të takimit është larguar pa dhënë asnjë detaj mbi takimin.

Ai tha vetëm se mes tyre janë diskutuar shumë gjëra pa dhënë detaje të tjera.

I pyetur nga gazetarët nëse është folur rreth zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe se çfarë mund të ndodhë, ambasadori Borchardt është shprehur shkurtimisht: ?Natyrisht që po?.

Mediat raportojnë se në këtë takim janë diskutuar një sërë çështjesh që lidhen me zgjedhjet vendore. Ademi i ka shprehur problematikat për paligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit siç pretendon opozita dhe shkelje të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga