Connect with Us

Zaptimi i bregdetit/ Lirohen 4500 m2 plazh, procedohen 6 biznese

Sociale

Zaptimi i bregdetit/ Lirohen 4500 m2 plazh, procedohen 6 biznese

Publikuar

-

Policia prej disa ditësh po vijon aksionin për lirimin  bregdetit nga zaptuesit përgjatë vijës bregdetare Velipojë-Shëngjin.

Në këtë mënyrë janë liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte.  Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë.

Gjithashtu policia njofton se janë seeuestruar rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra si dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 4500 m2 plazh, pronë publike, të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte.

Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë.

Sekuestrohen rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.

Procedohen penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë

Procedohet përsëri për “Shpërdorim detyre” shtetasi A. N., me funksion Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, për katër rastet e fundit të konstatuara në Shëngjin.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Task – Forcën të ngritur nga Prefekti i Qarkut Lezhë , proceduan penalisht 4 persona për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, konkretisht:

LEXO EDHE:  Terrori në spitalin e Fierit/ Prangosen pesë persona

-M. Gj., L. P., F. N. dhe GJ. GJ., pasi këta shtetas kishin zaptuar hapësirën publike (rërë) në Shëngjin, duke vendosur rreth 350 shezlongë dhe 150 çadra pa kontratë përdorimi (qira) me Bashkinë Lezhë.

Në Velipojë, Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH, ka liruar një hapësirë publike rreth 1000 m2 të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga dy shtetas, pronarë të subjekteve që ushtronin veprimtari në zonën e plazhit në fshatin Pulaj – Plazh.

Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 100 çadra dhe 100 shezlongë, që shtetasit XH. B. e E. S., kishin vendosur në mënyrë të kundërligjshme para lokaleve në administrim dhe duke mos paguar taksat për to.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, proceduan penalisht shtetasit XH. B. e E. S., për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Operacioni vijon në të gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në më mënyrë të paligjshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lubonja flet nga Italia/ “Jam mirë me shëndet, pa koronavirus”

Publikuar

-

Nga

Koronavirusi ka prekur një numër të lartë personash edhe në shtetin fqinj, Italinë.

Analisti Fatos Lubonja ka treguar më shumë për situatën që po përjetojnë qytetarët. Në një lidhje në skype në rubrikën “Opinion”, në News 24, Lubonja tha nga Italia se është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa tregoi se frika ekziston.

“Jam mirë me shëndet, pa koronavirus. Është një situatë ku mund të flitet edhe për një lloj frike dhe për një përkujdesje. Në Itali rezulton që përgjithësisht 9% e popullatës goditet në dimër nga gripi sezonal, afërsisht 8-9 milionë. Nga këta 300-400 të vdekur direkt, por ka dhe të vdekur indirekt që shkojnë në një fazë më të gjatë. Këtu kemi të bëjmë me një agresion që është ky gripi i veçantë, koronavirusi. Flitet që është një grip më agresiv, por që ka kapur 220 banorë.

Këtu është gjithë debati, sa duhet të kemi panik, sa është normale, sa duhet të kujdesemi dhe të ruhemi nga paniku. Italia ka alertin më të lartë. Mund të ketë dhe raste në Spanjë, por nuk ka alert. Ka kujdes të madh, organizim të madh. Shqetësimi është sepse ka një vlerësim për jetën njerëzore ndoshta shumë më të madh seç e kemi ne”, u shpreh Lubonja.

LEXO EDHE:  Roja u bën rezistencë/ Maskat e godasin me sende të forta dhe grabisin karburantin

LEXO EDHE:  I riu u gjet i vdekur në kanal/ Ndalohet shoferi që e aksidentoi

Analisti deklaroi se debati kalon në një nivel tjetër kur flitet për shtimin e masave në aeroporte dhe porte.

“Tek ne debati përqendrohet se sa jemi të aftë, sa i kemi strukturat, sa e kemi gatishmërinë, sikur të na hyjë ky virus sa mund të dëmtohemi. Frika në Shqipëri është po hyri tek ne, se rreziku është më i madh ka një lloj logjike. Masat e kontrollit të hyrjeve nga Italia duhet të jenë”, nënvizoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mblidhet sërish Task Forca/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin zyrtar: Tetë raste të testuara rezultuan negative

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mbledhur pasditen e sotme sërish Task-Forcën ku u raportua situata e deritanishme në vendin tonë dhe masat e marra.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, ku ndodhet laboratori i çertifikuar që kryen analizën për koronavirus COVID-19, rezulton se janë testuar deri tani 8 raste të dyshuara, të cilat kanë rezultuar negative.

Ekspertët konfirmuan në mbledhjen e Task-Forcës se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar të koronavirusit në vendin tonë.

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali po vijohet me përforcimi i masave në pikat kufitare, sigurimi i sasisë së shtuar të mjeteve të mbrojtjes personale, përforcimin e gjurmimit të rasteve për të rritur kontrollin për parandalimin e depërtimit të koronavirusit COVID-19.

LEXO EDHE:  Shkëmbim zjarri mes policisë dhe një të shpalluri në kërkim

LEXO EDHE:  Përleshje mes dy familjeve/ Tetë të lënduar

U vendos që ISHP, ISHSH, strukturat e njësive vendore të shëndetit  të ndjekin zbatimin e urdhrit të ministres Manastirliu për masa të shtuara higjieno-sanitare në institucionet arsimore, si një masë shumë e rëndësishme në këtë situatë. Përfaqësuesit e Task Forcës kanë bërë apel edhe për qytetarët të jenë të vëmendshëm për të respektuar masat higjieno-sanitare.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Rastet e dyshuara kanë dalë negative”/ Drejtoresha e ISHSH qetëson qytetarët për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka deklaron se institucionet kanë marrë të gjitha masat për koronavirusin dhe paniku është i panevojshëm.

“Po ndodh një panik galopant kot, pasi deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Mjekësia flet vetëm mbi bazë të fakteve nga gjashtë rastet që janë dyshuar dhe janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negativisht, ndërsa një rast është akoma në proces dhe ne nuk mund të themi është apo nuk është. Laboratoret e ISHP janë në gjendje që të nxjerrin rezultatet për koronavirusin”, u shpreh ajo në studion e Abc News.

Ajo tha se deri më tani kanë vepruar në bazë të protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Nuk është rasti i parë në botë me këtë epidemi, është një grip që është emëruar me emrin koronavirus, ne kemi pas dhe herë të tjera përhapje epidemish, por nuk kemi pas këtë lloj panikosje, por mendoj se për këtë ka pasur ndikim dhe media. Nuk është mënyra për të bërë politike. Protokollet e përdorura janë në bazë të OBSH-së. Në bazë të statistikave në të gjithë botën vdekshmëria është në 2 % dhe më e ulët ndoshta se viruset e tjera. Është një virus që përhapet shpejt dhe ka rëndësi të merren masat e nevojshme dhe duhen marrë masat nga ana njerëzve siç mund të jetë larja e duarve që ndikon dhe në uljen e numrit të viruseve të tjera”, theksoi Beruka.

Më tej, ajo tregoi se në momentin që identifikohet i sëmuri, pas laboratorit telefonohet 127 numri i urgjencës, i cili bën transportin dhe gjithashtu bën trajnimin nga ana e mjekëve specialistë. Të rriturit dërgohen pranë Spitalit Infektiv, ndërsa fëmijët fëmijët në spitalin pediatrik.

LEXO EDHE:  Protesta kundër ndërtimit të inceneratorit/ “Policia e Ramës po rreh gratë në Mbrostar” (Video)

LEXO EDHE:  I riu u gjet i vdekur në kanal/ Ndalohet shoferi që e aksidentoi

Beruka tregoi se nuk është spitali i Kavajës, struktura spitalore që do të përdoret si karantinë.

“Unë në dijëninë time di që është një strukturë spitalore, nuk e di që është caktuar Kavaja. Nuk ka nevojë të bëhet politikë me këto emërime. Është një strukturë spitalore dhe përderisa ne flasim nuk ka asnjë rast nuk mund të them emër. Karantina është një vend që izolohen pacientë të shëndoshë të cilët marrin shërbimin e duhur. Nëse kemi një person që identifikohet personat që kanë pasur një kontakt të tillë ka dhe rastin kur vetë personi mund të karantizohet”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE