LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video/ Shqiptari i vë flakën kampit në Gjermani

6 Gusht 2019, 18:05, Kosova & Bota CNA
Video/ Shqiptari i vë flakën kampit në Gjermani

Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Bon të Gjermanisë, ku një shqiptar i ka vënë flakën kampit për shkak së nuk i doli azili.

Lajmi është raportuar dhe nga gazeta Gjermane Bild, e cila shkruan se në godinë jetonin mbi 150 persona të cilët janë evakuar menjëherë, por 7 prej tyre kanë mbetur të plagosur lehtë.

Në godinë kishte shqiptarë, rusë, irakianë, etj, ndërkohë që për shuarjen e flakëve u angazhuan 45 zjarrëfikëse.

Në videon e publikuar shihet një person teksa filmon, kurse tjetri ndez një tufë me letra dhe i hedh mbi dyshekë, rroba dhe mobilje.

Ndërkohë që për ngjarjen, policia ka arrestuar dhe dy shqiptarët e moshës 19 dhe 24 vjeç.

?Këtë bëjnë shqiptarët në azil, kur u refuzohet aplikimi. Aty ku ka shqiptarë, ka edhe zjarr,? thuhet në video, raporton BILD.

Videoja që ka bërë xhiron në rrjetet sociale, tashmë është pjesë e hetimeve. Ndërsa dy të rinjtë pritet të dalin përpara gjykatës me akuzën për zjarrvënie të rëndë./CNA.al

Nuk i del azili, i riu shqiptar i vë flakën kampit në Gjermani

I kthejnë përgjigje negative për azil, i riu shqiptar i vë flakën kampit në Gjermani."Qaty ku ka shqiptar dije se gjithmon ka me i hi flaka venit. Nuk a kan budall qaj si e ka than…"Komentet ju takojnë juve ð??¨

Gepostet von JOQ Albania am Montag, 5. August 2019

Lajmet e fundit nga