Connect with Us

Takimi i Borchardt me Ademin/ Kryebashkiakja zbardh detaje

Politikë

Takimi i Borchardt me Ademin/ Kryebashkiakja zbardh detaje

Publikuar

-

Kryebashkiakja ende në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi, ka publikuar në faqen zyrtare të Bashkisë dhe në rrjetet sociale detaje mbi takimin që zhvilloi sot me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.

Ademi thekson se me ambasadorin ka diskutuar mbi aktualitetin politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak të OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kërkesën e paraqitur në Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Ndër të tjera, Ademi zbulon se OSBE ka zgjedhur Bashkinë e Shkodrës për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike.

Reagimi i plotë

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ka pritur në një takim ambasadorin e Prezencës së OSBE-së në Tiranë z. Bernd Borchardt.

LEXO EDHE:  KQZ nis materialet zgjedhore në Shkodër/ Reagon Voltana Ademi

Gjatë takimit që zgjati rreth 2 orë, janë diskutuar tema të aktualitetit politik në vend, problematikat e gjetjet e raportit paraprak te OSBE/ODIHR për procesin e 30 qershorit, kerkesa e paraqitur ne Gjykatë Kushtetuese nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë si dhe për situatën që ka pasuar votimin e 30 qershorit.

Në kuadër të projektit të bashkëpunimit, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, ka përzgjedhur Bashkinë e Shkodrës ndër 61 bashkitë në vend për për një projekt të ri për mbështetjen e qëndrueshmërisë të administratës publike, Kryebashkiakja Ademi shprehu gatishmërinë personale dhe të administratës së Bashkisë se Shkodres për të qenë pjesë e këtij projekti me një rëndësi të veçantë, jo vetëm për administratën por edhe zhvillimin e qytetit të Shkodrës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Një vit nga tërmeti tragjik/ Murrizi: Me 420 milionë euro do ishin strehuar 14 mijë familje

Publikuar

-

Nga

Një vit nga tërmetit tragjik/ Mirrizi: Me 420 milionë euro do ishin strehuar 14 mijë familje

Deputeti i opozitës Myslim Murrizi ka folur në Kuvend për procesin e Rindërtimit teksa sot shënohet 1-vjetori i tërmetit të 26 nëntorit të 2019.

Murrizi thotë se me 420 milionë euro qeveria nga mars-prilli deri më tani do të strehonte të 14 mijë familjet të cilat ngelën të pastrehë 26 nëntorin e shkuar.

Ai thotë se me kaq para mjaftonte nga një shtëpi 100 m2 për ëdo familje. Nga ana tjetër ai akuzon se milionat e eurove për Rindërtimin marrin vulën në Kuvend dhe dergjen në sirtarët e ministrave dhe më pas bëhen rrush e kumbulla.

Akti normativ i qeverisë vjen për të marrë votëbesimin e Kuvendit, sanksionet për maskën, një detyrë e shtuar për Policinë e Shtetit, që në kohë pandemie ka qenë jo pak e ngarkuar.

Një vit më parë vendi  u godit nga tërmeti, 2 muaj më pas de fakto erdhi pandemia. Demagogjia dhe propaganda nga 12 marsi i 2020 deri më sot nuk ka lënë video pa nxjerrë në ekrane e portale vetëm e vetëm sepse mendjet e sëmura për karriget për pushtet kërkojnë që me xhenaze, me fatkeqët t’u gjenden sa më pranë qytetarëve shqiptarë.

Sa janë gjallë, i trajtojnë si xhahell, kur vdesin duan t’i ngjallin për një grusht votash më shumë. 14 mijë familje të pastreha, 300 milionë euro dhuratë në forumin e Brukselit.

850 milionë euro janë hua dhe borxhe po nga ai forum. 280 milionë euro deklaroi se ka miratuar në buxhet, po për rindërtimin. 720 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë. Pra milionat e eurove marrin vulën në këtë sallë dhe dergjen në sirtarët e ministrave të tërmetit e të qametit. Bëhen rrush e kumbulla. Në prokurime pa garë, emergjente, të fshehta.

Nëse 14 mijë familjeve, do u jepej nga 100 m2 shtëpi, me 300 euro kosto e ndërtimit që është marrëveshje, do duheshin 420 milionë euro që ato 14 mijë familje të merrnin nga një shtëpi 100 m2, nga prilli-maji deri më sot.

1 miliardë e 350 milionë euro, i bie të ndërtoheshin 4 herë. Në cilin vend keni arritur të fusni familje brenda nga tërmeti, në Durrës, Thumanë, Vorë, Krujë? Ku?

Kur do i përdorni 1 miliardë e 150 milionë euro të ndërkombëtarëve, të shqiptarëve. Kur do hyjnë këta 14 mijë shqiptarë në banesa. Kur?

Si duket nuk është gjetur ustai që do filloijë të ndërtojë, të gllabërojë, të përfitojë. 700 milionë euro për ministrinë e shëndetësinë.”- tha Murrizi./CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Financimi i 2000 apartamenteve në Durrës/ Rama zbulon arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi

Publikuar

-

Nga

Financimi i 2000 apartamenteve në Durrës/ Rama zbulon arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arsyen e vizitës së tij në Abu Dabi.

Përmes një video mesazhi, Rama bën me dije se do të firmoset marrëveshja ndërqeveritare për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja në Durrës.

“Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase për Shqipërinë që Duam. Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut”, thotë Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Diskutimet në parlament/ Patozi: Partitë më të lodhura dhe më të stërkonsumuara

Publikuar

-

Nga

Diskutimet në parlament/ Patozi: Partitë më të lodhura dhe më të stërkonsumuara

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar seancën e sotme plenare dhe temat që kanë zgjedhur për të trajtuar, pesë muaj para zgjedhjeve të 25 prillit.

Patozi i quan dy partitëkryesore, të lodhura dhe të stërkonsumuara në këto 30 vite.

“DHE HAJDE PASTAJ TË MOS I VOTOSH… Ja temat kryesore, që na prezantojnë 5 muaj përpara zgjedhjeve të 25 prillit dy partitë më të lodhura dhe më të stërkonsumuara nga pushteti dhe opozita në këto 30 vjet:
-Varreza e Krushës, morgu i Tiranës, kush e ka tradhtuar më shumë Kosovën dhe kush ia ka ngulur thikën më fort Shqipërisë.
Dhe hajde të mos i votosh ato pastaj!”, shkruan Patozi në një postimë në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE