Connect with Us

Presidenca i përgjigjet Ballës/ “Halli i Tao Taove nuk është ky projektligj, por…”

Politikë

Presidenca i përgjigjet Ballës/ “Halli i Tao Taove nuk është ky projektligj, por…”

Publikuar

-

Pas akuzave të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, të bëra pas kthimit në kuvend të ndryshimeve të Kodit Penal, ka reaguar dhe Presidenca.

Është zëdhënësi Tedi Blushi ai që ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se  se “halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër”.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Që t’i dhimbsen policët Tao Taos, kjo është një shaka që përmbys së qeshuri të gjithë pushuesit në plazh, të cilët e dinë veprimtarinë e tij plot bëma kundër ligjit dhe në shërbim të të fortëve.

Presidenti i ka vlerësuar qëllimet pozitive të ligjit në parim, por i ka rikthyer ndryshimet e propozuara në Kodin Penal për t’u bërë përmirësimet e domosdoshme për zbatim efikas.

Në kushtet kur Tao Tao drejton opozitën në Parlament dhe kur Tao Taot kanë bllokuar prej dy vitesh Gjykatën Kushtetuese, është detyrë e Presidentit të shqyrtojë me rigorozitet maksimal çdo ligj, me qëllim përmirësimin e tyre si në rastin konkret.

Por halli kryesor i Tao Taove nuk është ky projektligj, por projekligji tjetër që është kthyer dhe që do publikohet nesër.

Pakica që nuk njeh rotacion, jo vetëm që nuk ia prish pushimet malore Presidentit me kërcënimet e saj të lodhura, por e frymëzon për të ngjitur maja më të larta në ditët që vijnë.

Ndërsa për sa i takon shtatorit, Presidenti është besimplotë se do ta gjejë në Majën më të lartë, atë të Korabit./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Avokati Altin Goxhaj zbulon ku ndodhet Basha

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ne nje postim te tij ne rrjetet sociale zbulon ku ndodhet Lulzim Basha.

Ai shkruan, “Zbulohet ku ndodhet Basha! Në SHBA! Me George & Alex Soros për t’u takuar me Ramën mbase dhe Veliajn! Por Rama u kthye mbrapsht✈️!
Shikoni pak postimin e vonuar të Bashës që rezulton të jetë bërë më ora 21:22 por del 12:22 në foton e statusit të publikuar në Twitter që e ka nxjerrë SYRI! Distanca 9 orë! Distanca 9 orë i bje të jetë në SHBA! Edhe Rama ishte nisur për në SHBA apo jo dhe kthye prej tërmetit nga Gjermani duke anulluar udhëtimin në SHBA!!! Vetë statusi i vonuar prej 5 orësh nga tërmeti i Lyl Sorosit vërteton që ai nuk ka qenë në Shqipëri por vendodhja përcaktohet nga diferenca orare.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria në panik/ Basha zhgërryhet rrugëve të Europës

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm goditi sot në mesditë Tiranën, Durrësin dhe gjithë Shqipërinë e mesme me epiqendër në detin Adriatik. Raportohet për 75 persona të lënduar, banesa dhe dëme të shumta materiale.

Por ajo që bie në sy është heshtja e gjatë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, i cili i “zgjua” vetëm pas 5 orësh nga Holanda.

Ndoshta po vadiste tulipanët e tij, ndoshta kishte marrë malet diku, por një gjë është e sigurt, kur në Shqipëri bie tërmet, Luli nuk shqetësohet për hallet e shqiptarëve. Kujtohet pas 5 oresh.

Luli po fle! Luli është në Holandë! Luli është tek kunati! Luli është në seli! Luli mund të jetë kudo! Luli është askund! Luli nuk është me shqiptarët dhe këtë e tregoi dhe sot me heshtjen e gjatë të tij. Luli eshte rrugeve te Europes duke shijuar e shpenzuar parate e fituara nga marreveshja me Ramen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmetet e fuqishme tmerrojnë shqiptarët/ Andi Përmeti mesazh solidarizimi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Permeti ka publikuar një mesazh solidarizimi pas termeteve të fuqishme që lekundën vendin.
“Sot, Shqiperia u godit nga nje sere termetesh, me i forte 5.8 rihter. Sot natyra na kujtoi se sa te vegjel jemi dhe se me e rendesishme eshte dashuria per familjaret, miqte, koleget, dashuria per njeriu. Sot te gjithe duhet te solidarizohemi dhe te ndihmojme me sa mundemi te prekurit nga termeti dhe te falenderojme ZOTIN qe nuk pati viktima.
ZOTI qofte me Shqiperine dhe shqiptaret”, shkruan Permeti në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se sot vendi është lekundur nga tërmete te fuqishme e për pasoje ka pasur një numer të madh njerëzish të lënduar dhe banesa te dëmtuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE