Connect with Us

Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Politikë

Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, ndërsa thotë se ky i fundit po shkatërron pasurinë publike duke e shitur atë tek privati me anë të skemës së PPP-ve dhe koncesioneve.

“Kryeministri po i bie si n’top t’karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë”, shkruan Mnjani në postimin e tij në rrjetet sociale, ndërsa shton se Rama po punon sikur të ishte në ditët e fundit të qeverisë.

Sipas Manjanit çdo qeveri që do të vijë pas kësaj do ta ketë të vështirë, por jo të pamundur që të punojë ndershmërisht për interesin publik.

Postimi i plotë

Një gjë është e dukshme:Kryeministri po i bie si n’top t’karadakut pasurisë publike të mbetur tashmë.

Po nxiton me shpejtësi marramendëse të japë çdo gjë të mundshme me konçension. Çdo gjë publike, rrugë, minierë, pyll, vend turistik, trashëgimi kulturore e historike, bregdeti e çtë ketë mbetur po kalon sa hap e mbyll sytë në duar të kompanive private me PPP ose me koncension.

Ndërkohë nëpër territoret urbane kudo gjen një copë tokë, publike a private qoftë, e jep për ndërtim. Me shpejtësi marramendëse po i bën këto. Duket sikur po punon për ditën e fundit.

LEXO EDHE:  Rama – Meta pazari ishte mbyllur/LSI pranon ofertën

Qëllimi është ta lërë vendin të paqeverisshëm dot nga interesi publik. Ideja e tij e sëmurë, kanceroze madje, është që vendi në 50 vitet e ardhshme të qeveriset nga privatët të cilëve ju ka dhënë praktikisht ekonominë shqiptare në dorë…

A do të ndodhë kjo gjë?!

Të shohim! Por qeveria e re, kushdo qoftë pas kësaj flame kriminale do ta ketë të vështirë. Natyrisht, jo të pamundur./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Meta duket i qetë!

Publikuar

-

Nga

Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me njëri tjetrin!

E pamundur që dikujt t’i shkojë nëpër mend që tema e bisedave mes tyre është vetëm menuja e darkës, apo ilaçet e pleqve reciprokë!

Është  absolutisht e paimagjinueshme që Tit Vasili të niset për takim me Damian Gjiknurin pa u siguruar vetë, personalisht, që Ilir Meta nuk do nevrikoset pas kësaj, duke rifilluar të këpusë zinxhirë e leshojë rrufe kundër të gjithëve, të huaj e shqiptarë bashkë.

Monika dhe Titi duken të qetë kur hyjnë e dalin në ish-shtëpinë e demokratëve!

Kanë disa ditë që janë qetësuar të gjithë.

Bile kësaj radhe Ilir Meta nuk vrapoi tek zyra e doktorit siç bëri të nesërmen e marrëveshjes së 17 Majit.

LEXO EDHE:  Reporteri i “Daily Telegraph” vlerëson bukuritë natyrore të vendit/ Komentuesit ironi Ramës: Meritë e jotja

LEXO EDHE:  Procesi i Berlinit historik për rajonin

Askush rreth tij, nuk e ndezi fejsbukun për të  mallkuar, kërcënuar, paralajmëruar apo publikuar ndonjë video.

Ilir Meta ashtu si Monika duket i qetë!

Venecia pas përmbytjeve të deri një muaji më parë, këto ditë po përjeton batica që kanë nxjerrë themelet e godinave, përfshirë ato të godinës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të famshëm.

Venecia nuk përbën më lajm dhe nuk e tremb më Presidentin.

Në fund të fundit një President kërkon shumë pak! Do vetëm të përfundojë mandatin!

Këtë garanci duket se Ilir Meta e ka marrë!

Ndaj sot është i qetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës sër, Lulzim Basha, një vit më parë, doli në rrugë, dogji mandatet, tha se Rama do të shkonte në burg, se nuk do të kishte qeveri me këtë kryeministër, se Edi Rama kishte rënë, nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, do të kishte zgjedhje të parakohshme, të tjera si këto.

Një vit më pas, asgjë s’ka ndodhur, thjeshtë dhe vetëm demokratët janë torturuar pa pushim. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Një vit më parë, Gjykata hapi hetimet për financimet me para nga off-shore rus në SHBA, çështje e cila u mbyll dy ditë më parë dhe këtu gjithçka përfundoi për Lulzim Bashën. Njeriu që çka nuk ka bërë në këtë kohë, por sot thjeshtë dhe vetëm ngelet “KÇK”-ja e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Procesi i Berlinit historik për rajonin

LEXO EDHE:  Kokëdhima ngre alarmin/ Zbulon “skenarin” e radhës të qeverisë

Lulzim Basha është i dobët, i paaftë. Ai e di që nuk fiton dot, por i shërben Edi Ramës me devotshmëri, me parimin “KÇK”.

Ai kërkon të kapë ç’të kapë, të marrë ç’të marrë, t’i japin, ç’ti japin. Mjafton të rrijë në krye të PD-së dhe të pasurohen familjarët e tij që morën 16 milion euro nga një pallat, ndërtuar brenda në det në Vlorë. Familjarët e tij që kanë ngritur xhiron në miliona euro, të përfitojë vilat e tij në resorte oligarkësh, e kështu me radhë.

Ky është Lulzim Basha dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Faktet flasin vetë, demokratët tani e shohin në sy. Luli është thjeshtë dhe vetëm “KÇK”, e Edi Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E treta e vërteta e Lulit!

Publikuar

-

Nga

luli

Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të cilin e neverisin marrëveshjen e djeshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama.

Pas mbylljes së hetimeve dhe pushimit të çështjes për financimet me para nga ofshorët rus në SHBA, Lulzim Basha menjëherë u kthye tek Edi Rama.

Këtë e bëri dje dhe demokratët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Ka një frymë shumë të fortë të kreut të PD-së dhe të gjithë ngrenë pyetjen pse.

Kjo ka vetëm një përgjigje. Lulzim Basha shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Askush nuk ka më dyshime. Luli punon thjesht dhe vetëm për mandatin e tretë të Edi Ramës, por këtë herë do të jetë edhe ai në Qeveri. Më të tretën të vërtetën me Ramën do të jenë bashkë.

Kanë bërë një marrvëshje në 2017-ën, nuk mundën të qeverisin bashkë më shumë se disa muaj, pasi Rama i vetëm mori 74 mandate.

LEXO EDHE:  Reporteri i “Daily Telegraph” vlerëson bukuritë natyrore të vendit/ Komentuesit ironi Ramës: Meritë e jotja

LEXO EDHE:  Kokëdhima ngre alarmin/ Zbulon “skenarin” e radhës të qeverisë

Luli u kthye dhe thirri Monikën afër, po kërkon të mbijetojë në opozitë me LSI-në dhe e sheh që e ka të pamundur, ndaj ai kërkon të marrë diçka.

Luli është i versionit kap ç’të kapësh, pra është KÇK-ja e Edi Ramës dhe nuk do gjë tjetër. Do thjesht vetëm të ndodhë e treta e vërteta.

Pra, shkon ulet në tavolinë, bën çdo lloj marrëveshje, shpreson që Rama mos të marrë 70 mandate dhe ai të shkojë në Qeveri më të.

Luli Kërkon të tretën të vërtetën. Kjo është pse-ja e asaj që ka ndodhur dje./CNA.al

LEXO TE PLOTE