LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Më duket mua, apo gjërat janë mbrapsht këtu"/ Tirana në kaos, nervozohet Mentor Kikia

6 Gusht 2019, 12:59, Sociale CNA
"Më duket mua, apo gjërat janë mbrapsht këtu"/

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar rreth problematikave me trafikun në Tiranë këtë sezon vere. Përmes një statusi në rrjetet sociale Kikia shpreh indinjatën e tij referuar punimeve që kryen në rrugë në mes të sezonit të verës.

?Nuk mjaftojnë këto, por e gjen edhe ARRSH-ja kohën, fiks mu tani që ta bllokojë edhe ajo një korsi e të bëjë vijat e bardha. Po pse more, nuk i bente dot në maj vijat e bardha, apo nuk pret dot shtatorin? Po pikërisht tani, në mes të gushtit??, shprehet gazetari në postimin e tij të cilin e shoqëron me disa foto nga Vora që tregojnë rradhën e gjatë të makinave të bllokuara nga trafiku i rënduar.

Postimi i plotë:

Mirë kali ka ngordhur, po edhe mizat….

Verë, sezon pushimesh. Shtohet numri i makinave, vijnë shqiptarët që jetojnë jashtë, vijnë turistë…. rrugët po dihet si i kemi…

Nuk mjaftojnë këto, por e gjen edhe ARRSH-ja kohën, fiks mu tani që ta bllokojë edhe ajo një korsi e të bëjë vijat e bardha. Po pse more, nuk i bente dot në maj vijat e bardha, apo nuk pret dot shtatorin? Po pikërisht tani, në mes të gushtit? Apo tani gjeti bojë, thuaj.

A më duket mua, apo gjërat janë vërtet vetëm mbrapsht këtu?

Foto bërë në Vorë, ora 12.00: Ngjan me pikën kufitare të Kakavijës kur ikin emigrantët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga