Connect with Us

Largimi i TV Klan nga Digitalb/ “Zgjohet” AMA, pas mashtrimit të qytetarëve

Sociale

Largimi i TV Klan nga Digitalb/ “Zgjohet” AMA, pas mashtrimit të qytetarëve

Publikuar

-

Që prej datës 1 gusht 2019, Klan dhe Klan Plus nuk janë më pjesë e platformës Digitalb. Kjo ka bërë që qindra qytetarë ti drejtohen AMA-s ( Autoriteti i Mediave Audiovizive) me një sërë ankesash për mungesën e sinjalit por edhe për të ditur se kush e ka përgjegjësinë për ti kthyer mbrapsh paratë që qytetarët kanë paguar.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e AMA-s e cila sot ka dalë në një njoftim, ku premton angazhim për të marrë sqarimet e nevojshme.

Njoftimi i plotë

Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë tre ditëve të fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të Televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb” dhe në dy nga platformat IPTV që ritransmetojnë paketën televizive “Digitalb”.

Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka mbledhur të gjithë ankesat e mbërritura pranë institucionit dhe ka nisur procedimin konform ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, së pari duke kërkuar informacion nga platforma “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

LEXO EDHE:  Kërcënimi me jetë ndaj Ylli Rakipit/ Reagon AMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të interesit më të lartë publik, në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, nënshkruar në datën 13 qershor 2019, ka kërkuar ndërhyrjen e këtij institucionit me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive.
AMA mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
2 Komente

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Rastet e dyshuara kanë dalë negative”/ Drejtoresha e ISHSH qetëson qytetarët për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Areti Beruka deklaron se institucionet kanë marrë të gjitha masat për koronavirusin dhe paniku është i panevojshëm.

“Po ndodh një panik galopant kot, pasi deri në momentin që flasim nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Mjekësia flet vetëm mbi bazë të fakteve nga gjashtë rastet që janë dyshuar dhe janë analizuar në Institutin e Shëndetit Publik kanë dalë negativisht, ndërsa një rast është akoma në proces dhe ne nuk mund të themi është apo nuk është. Laboratoret e ISHP janë në gjendje që të nxjerrin rezultatet për koronavirusin”, u shpreh ajo në studion e Abc News.

Ajo tha se deri më tani kanë vepruar në bazë të protokolleve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Nuk është rasti i parë në botë me këtë epidemi, është një grip që është emëruar me emrin koronavirus, ne kemi pas dhe herë të tjera përhapje epidemish, por nuk kemi pas këtë lloj panikosje, por mendoj se për këtë ka pasur ndikim dhe media. Nuk është mënyra për të bërë politike. Protokollet e përdorura janë në bazë të OBSH-së. Në bazë të statistikave në të gjithë botën vdekshmëria është në 2 % dhe më e ulët ndoshta se viruset e tjera. Është një virus që përhapet shpejt dhe ka rëndësi të merren masat e nevojshme dhe duhen marrë masat nga ana njerëzve siç mund të jetë larja e duarve që ndikon dhe në uljen e numrit të viruseve të tjera”, theksoi Beruka.

Më tej, ajo tregoi se në momentin që identifikohet i sëmuri, pas laboratorit telefonohet 127 numri i urgjencës, i cili bën transportin dhe gjithashtu bën trajnimin nga ana e mjekëve specialistë. Të rriturit dërgohen pranë Spitalit Infektiv, ndërsa fëmijët fëmijët në spitalin pediatrik.

LEXO EDHE:  Një bandë mediatike kundër qytetarëve

LEXO EDHE:  Një bandë mediatike kundër qytetarëve

Beruka tregoi se nuk është spitali i Kavajës, struktura spitalore që do të përdoret si karantinë.

“Unë në dijëninë time di që është një strukturë spitalore, nuk e di që është caktuar Kavaja. Nuk ka nevojë të bëhet politikë me këto emërime. Është një strukturë spitalore dhe përderisa ne flasim nuk ka asnjë rast nuk mund të them emër. Karantina është një vend që izolohen pacientë të shëndoshë të cilët marrin shërbimin e duhur. Nëse kemi një person që identifikohet personat që kanë pasur një kontakt të tillë ka dhe rastin kur vetë personi mund të karantizohet”, nënvizoi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dyshohej për koronavirus/ Shqiptari rezulton negativ

Publikuar

-

Nga

Kanë rezultuar negative analizat mjekësore të emigrantit shqiptar në Itali i cili dyshohej se ishte prekur nga koronavirusi.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Avellinos  pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona , në veri të Italisë.

Pas kryerjes së të gjitha egzaminimeve, shqiptari doli negativ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Koronavirusi/ Rrjeti farmaceutik 5-fishon çmimin e maskave, qytetarët “masakrojnë” Manastirliun

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik dhe vetë mjekët bëjnë thirrje vazhdimimisht për ruajtjen e higjienës personale, si një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e koronavirusit.

Përballë një situate të tillë, qytetarët kanë “vërshuar” në farmaci për tu pajisur me maska dhe dizinfekektues.

Por menjeherë pas rritjen së kërkesës, farmacitë kanë 5-fishuar çmimin. Një maskë të thjeshtë që deri dje kushtonte 20 lekë të vjetra, sot në farmaci e gjen 100 lekë. Në rastin më të keq, duhet ta gjesh me mik, pasi ka mungesë të theksuar.

Nga një vëzhgim i CNA.al nga 8 farmaci, përgjatë rugës Ferit Xhajko, deri tek ish-stacioni trenit ku kemi kërkuar për maska të thjeshta kemi marrë të njëjtën përgjigje “Nuk ka”.

Ndërkaq, qytetarët e shqetësuar, teksa ndjekin hap pas hapi masat që rekomandon qeveria, i kanë shkruar dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në rrjetin social “Facebook”.

Ankesat lidhen pikërisht, me “lojën” jo të ndershme që po bën rrjeti i hapur farmaceutik, duke rritur çmimin e masakave apo pajisjeve të tjera sanitare, të domosdoshme për qytetarët në këtë periudhë.

“Zonja ministre mirëdita. Jemi duke kërkuara maska dhe brënda 3 orësh çmimi i maskave ësht rritur 5 fish. Ka shkuar 100 lekë një maskë e thjeshtë ndërkohë që kosto reale është vetëm 20 lekë. Merrni ndonjë masë për këtë.”, shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Blushi i vuri flakën Digitalbit

LEXO EDHE:  Blushi i vuri flakën Digitalbit

“Zonja Ministre si keni menduar të përballesh me Coronavirusin ?! Në farmaci nuk ka as maska, as disifektues, asgjë që të mund mbrohesh, jam bosh! Një maskë skandaloze ka vajtur 5000 lek, dhe alkool mezi gjetëm, me mik. Këto janë masat që merr në gjendje emergjence ?! Kompanit farmautike po abuzojnë me çmimet, çfarë mase do marresh për këtë. Sekuestroheni me ligje, se po përdorin fatkeqsinë për përfitime të xhepit të tyre. Mos fto asnjë, po jep urdhër të zgjidhet situata”.

“Nuk ka maska nëpër farmaci o zonjë, po presin të dalë rasti i parë që të shkoj çmimi 5000 mij lek të reja maska.”

Ndërkaq, nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, deri më tani nuk ka patur asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë abuzim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE