LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kundër prishjes së Teatrit/ Zbulohet peticioni që kryqëzon Ramën dhe Veliajn

6 Gusht 2019, 18:23, Kulturë CNA
Kundër prishjes së Teatrit/ Zbulohet peticioni që kryqëzon

Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shëmbja që kërkojnë ti bëjnë dyshja Rama-Veliaj e ka zgjeruar përmasën duke i kaluar kufijtë e vendit. Artistëve dhe shoqërisë civile shqiptare të angazhuar në këtë aksion i janë shtuar dhe artistë, shkrimtarë, arkitektë dhe gazetarë të huaj, midis të cilëve dhe shkrimtarja nobeliste austriake, Elfriede Jelinek.

Kjo zbulohet nga një peticion të cilin e disponon Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në të cilin lexohet qartë mosdakortësia e këtyre personaliteteve të huaja me nismën rrënuese të godinës të ndërmarrë nga Kryeministri dhe Kryebashkiaku i Tiranës.

Sipas shpjegimit të drejtuesve të ATM peticionin e nëshkruar prej të huajve ata e kanë nisur në Vjenë në datën 24 korrik 2019.

PETICION

Të nderuar përfaqësues të qeverisë,

Të nderuar deputetë të parlamentit,

Të nderuara zonja dhe të nderuar zotërinj!

Teatri Kombëtar i Shqipërisë është vënë në shënjestër për t?u shembur.

Të solidarizohemi me koleget e kolegët tanë shqiptarë.

Apel drejtuar klasës politike europiane dhe austriake

Teatri Kombëtar në Tiranë është vënë në shënjestër për t?u shembur. Në truallin e Teatrit Kombëtar synohet të realizohet një projekt në kuadrin e një partneriteti publik-privat (planifikimi: studioja daneze e arkitekturës BIG Architektur). Projekti parashikon ndërtimin e kullave private dhe një ndërtesë të re teatri si pjesë e një qendre tregtare. Braktisja e Teatrit Kombëtar në godinën e tij të deritanishme duket një çështje e mbyllur. Njerëz të artit e kulturës dhe qytetare e qytetarë të angazhuar të Tiranës protestojnë që prej një viti kundër këtyre planeve, dhe mbrojnë Teatrin Kombëtar nëpërmjet marrjes në kontroll të mjediseve të tij. Pas aksioneve të para të policisë kanoset zbrazja e dhunshme e Teatrit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore e kanë kritikuar disa herë praktikën e partneritetit publik-privat (PPP) në Shqipëri, sepse shpërndarja e kostove dhe riskut që lidhet me të nuk shkon në të mirë të shtetit shqiptar, popullit shqiptar dhe grupeve të prekura të popullsisë shqiptare. Kërkesa e Bankës Botërore dhe FMN është që kjo praktikë të ndalojë deri në realizimin e proceseve transparente të vendimmarrjes. Për diçka të tillë për momentin as që bëhet fjalë.

Shqipëria përpiqet që, krahas të tjerash, edhe me mbështetjen e fortë austriake, të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Anëtarësimi në Bashkimin Europian është i pamundur nëse rregullat europiane në lidhje me tenderat, transparencën e prokurimit nuk respektohen, e madje në të kundërtën, krijojnë precedentë që nuk kanë lidhje me shtetin ligjor. Gjithashtu, nuk bën aspak përshtypje të mirë fakti se një firmë nga një vend i Bashkimit Europian vepron me rregulla të tjera krahasuar me ç?do të bënte në hapësirën e BE-së në një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Koleget dhe kolegët në Tiranë kanë nevojë urgjente për mbështetjen tonë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e politikës europiane, ata kanë nevojë për mbështetjen e politikaneve e politikanëve austriakë që mbështesin hyrjen e Shqipërisë në BE. Lufta e shoqërisë civile kundër shpërdorimit të pasurive publike përballë investuesve privatë dhe kundër shitjes së kulturës teatrore shqiptare meriton solidaritetin tonë të pakufishëm. U bëjmë apel grupeve të personave të adresuar si më lart të mbështesin fuqishëm qëndresën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë kundër sakrifikimit të interesit publik përballë interesave të investuesve dhe politikanëve të gatshëm të bashkëpunojnë me ta.

Ndihmoni edhe ju, jepni edhe ju kontributin tuaj që Teatri Kombëtar në Tiranë të mos shembet. Shfrytëzoni kontaktet tuaja, siguroni vëmendje dhe mbështesni njerëzit e artit dhe kulturës në Shqipëri në luftën e tyre për mbajtjen në këmbë të Teatrit Kombëtar, kudo e kurdo që keni mundësi ta bëni.

Nënshkruar nga:

Gerhard Ruiss, Përfaqësues i Komunitetit të Autorëve, Republika e Austrisë

Gabu Heindl, Arkitekte

Instituti Ndërkombëtar i Teatrit (ITI) Republika Federale e Gjermanisë

Elfriede Jelinek, Shkrimtare

Händl Klaus, Shkrimtar

Uwe Mattheiß, Gazetar

Sabine Mitterecker, Regjisore

Deklaratat për mbështetjen e kësaj kauze dërgohen tek: [email protected] (Gerhard Ruiss)

Vjenë, 24.7.2019

——————————————————————————————–

Versioni në origjinal gjermanisht vjen si vijon:

Sehr geehrte Regierungs-Vertreterinnen und -Vertreter!

Sehr geehrte Abgeordnete!

Sehr geehrte Damen und Herren!

Das Nationaltheater in Tirana soll zerstört ëerden

Wir solidarisieren uns mit unseren albanischen Kolleginnen und Kollegen

Appell an die europäische und österreichische Politik

Das Nationaltheater in Tirana soll zerstört ëerden. Auf dem geteilten Grund des Nationaltheaters soll ein Public-Private Partnership-Projekt eines dänischen Bauinvestors (Planung: BIG Architektur) mit privaten Hochhausbauten und einem Theaterneubau als Teil einer Shopping Mall entstehen. Die Preisgabe des Nationaltheaters in seiner bisherigen Form scheint damit beschlossene Sache. Kunst- und Kulturschaffende und engagierte Bürgerinnen und Bürger Tiranas protestieren seit einem Jahr gegen diese Pläne und ëehren sich nun mit einer Besetzung des Theaters. Nach ersten Polizeieinsätzen droht die geëaltsame Räumung des Geländes.

Der internationale Ëährungsfonds und die Ëeltbank haben diese Praxis der albanischen Public-Private Partnerships (PPP) schon mehrmals kritisiert, ëeil die Risiken zu Ungunsten des albanischen Staats bzë. der albanischen Bevölkerung bzë. der betroffenen albanischen Bevölkerungsgruppen verteilt seien. Ihre Forderung lautet, diese Praxis bis zur Etablierung transparenter Entscheidungsvorgänge zu beenden. Davon kann jedoch keine Rede sein.

Albanien strebt u.a. auch mit starker österreichischer Unterstützung den EU-Beitritt an. Die EU-Tauglichkeit kann nicht bestehen, ëenn Regeln ëie Ausschreibungen, Vergabetransparenz und einiges andere mehr nicht eingehalten ëerden, sondern mit den EU-Standards nicht kompatible Anlassgesetze für Legalität sorgen sollen. Es macht auch alles andere als ein gutes Bild, ëenn ein Unternehmen aus einem EU-Land in einem EU-Beitrittskandidatenland mit anderen Regeln operiert als im EU-Raum.

Die Kolleginnen und Kollegen in Tirana brauchen dringend unsere Unterstützung. Sie brauchen die Unterstützung der europäischen Politik, sie brauchen die Unterstützung der österreichischen Politiker/innen, die für den Beitritt Albaniens zur EU sind. Der Kampf der albanischen Zivilgesellschaft gegen das Verschleudern öffentlicher Güter an private Investoren und gegen den Ausverkauf der albanischen Theaterkultur verdient unsere uneingeschränkte Solidarität. Ëir appellieren an alle angesprochenen Personengruppen, sich dringend dafür einzusetzen, dass das Nationaltheater in Tirana erhalten bleibt und nicht Investoren-Interessen mit kooperationsbereiten Politikern geopfert ëird.

Helfen Sie mit, tragen Sie dazu bei, dass das Nationaltheater in Tirana nicht abgerissen ëird. Nützen Sie ihre Kontakte, schaffen Sie Aufmerksamkeit und unterstützen Sie die albanischen Kunst- und Kulturschaffenden bei ihrem Kampf um die Erhaltung des Nationaltheaters in Tirana, ëo und ëann immer sie dazu in der Lage sind.

Gerhard Ruiss, Geschäftsführer IG Autorinnen Autoren

Gabu Heindl, Architektin

Internationales Theaterinstitut (ITI)/Zentrum Bundesrepublik Deutschland

Elfriede Jelinek, Schriftstellerin

Händl Klaus, Schriftsteller

Uëe Mattheiß, Journalist

Sabine Mitterecker, Regisseurin

Unterstützungserklärungen bitte an: [email protected] (Gerhard Ruiss)

Wien, 24.7.2019

Lajmet e fundit nga