LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapen 18 kilogramë drogë në kufirin Shqipëri-Mali i Zi

6 Gusht 2019, 18:36, Kronika CNA
Kapen 18 kilogramë drogë në kufirin Shqipëri-Mali i Zi

Zyrtarë policorë dhe doganorë të Malit të Zi thanë të martën se kanë kapur 18 kilogramë drogë në një makinë me targa të Shqipërisë në pikën kufitare Sukubinë ? Muriqan. Sipas një njoftimi të përbashkët të Drejtorisë së Policisë dhe Drejtorisë së Tatimeve të Malit të Zi, personi D.K. (26 vjeç) nga Shkodra, i cili po drejtonte makinën e tipit Mercedes Benz, u ndalua dhe dyshohet se tentoi të kontrabandonte marijuanë nga Shqipëria në Mal të Zi.

Droga gjendej në 35 paketime dhe ishte e fshehur në pjesë të ndryshme të makinës.

?D.K., i cili u arrestua pasi në makinën e tij u gjetë droga, iu dorëzua zyrtarëve të policisë kufitare të Shqipërisë për procedim të mëtejshëm?, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia malazeze në mënyrë të vazhdueshme ka bllokuar sasi të dukshme të drogës, të llojit marijuanë, e cila transportohet në format të ndryshme drejt Malit të Zi.

Zonat kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë si Lumi Buna, Liqeni i Shkodrës, zona e Malësisë dhe ajo e Vermoshit konsiderohen sI territore më të përshtatshme për trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi dhe Evropës, raporton VOA.

Lajmet e fundit nga