Connect with Us

Fijet e fshehta pas tenderit të faturave elektronike/ Klodian Tomorri zbardh skandalin

Ekonomi

Fijet e fshehta pas tenderit të faturave elektronike/ Klodian Tomorri zbardh skandalin

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri

“Croatian job”, fijet e fshehta pas tenderit 15 mln euro AKSHI-tNë 21 shtator të vitit të kaluar Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit zhvilloi pa zhurmë një tender me fond limit 1.9 miliardë lekë ose 15.5 milionë euro, objekti i të cilit ishte ndërtimi i një sistemi të ri faturimi për biznesin. Pa studim fizibiliteti dhe në mungesë të plotë transparence, projekti parashikonte ndryshimin rrënjësor të mënyrës se si biznesin regjistron transaksionet e përditshme duke nxjerrë jashtë loje kasat ekzistuese fiskale dhe duke i zëvendësuar ato me një program të ri kompjuterik.

Në tender u paraqitën tre oferta. E para ishte e një bashkimi të përbërë nga tre kompani; kroatja Neos si dhe shqiptaret Jehona Software dhe Datech sh.p.k me vlerë 1 miliardë e 865 milionë lekë. Oferta e dytë ishte e kompanisë BNT Elektroniks me vlerë 1 miliardë e 869 milionë lekë, ndërsa kompania e tretë që garoi ishte B360, e zotëruar nga baxhanaku i kryeministrit Edi Rama, shtetasi Armand Frangu. Por dyshimet që tenderi të ketë patur garë reale janë të forta.

Së pari, BNT Elektroniks është një kompani jo e panjohur për Jehona Software. Madje të dyja kanë fituar të paktën dy tendera në konsorcium së bashku dhe të dyja nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa për B360, kompaninë e baxhanakut dyshimet janë edhe më të forta, pasi kjo kompani nuk ka paraqitur fare ofertë financiare në tender. Pra, në garë ka gjasa të ketë patur vetëm një ofertë reale dhe dy të tjerat kanë shërbyer si koperturë për të legjitimuar tenderin. Kjo është dhe arsyeja se pse tenderi u fitua me gati 99 për qind të fondit limit.

Në 12 tetor, rreth 3 javë pas zhvillimit të garës, AKSHI shpalli fitues të tenderit konsorciumin e përbërë nga kroatja Neos dhe dy kompanitë shqiptare Jehona Softëare dhe Datech sh.p.k duke u dhënë kontratën e majme 15,2 milionë euro ose sa 99 për qind e fondit limit për të ndërtuar sistemin e ri elektronik të faturimit për bizneset.

Ky do të ishte fillimi i një afere me transaksione të dyshimta dhe përfshirje te personazheve të fuqishëm në Zagreb e Tiranë, fijet e ngatërruara të së cilës përplasen deri në zyrën e Bashkimit Europian në Shqipëri, në atë kohë e drejtuar nga kroatja, Romana Vlahutin.

Kombësia kroate e një prej kompanive fituese të tenderit nuk ishte “rastësia” e vetme e lidhjes mes tenderit 15.2 milionë euro dhe Romana Vlahutinit. Jehona sh.p.k, kompania tjetër në konsorciumin fitues po ashtu do të ekspozonte të tjera fije në Zagreb dhe zyrën e BE-së në Tiranë të drejtuar nga Vlahutin.

Që prej vitit 2014, Jehona Softëare ka qenë në pronësinë e dy ortakëve, Klodian Zyberi dhe Armanda Sellajt. Kjo e fundit ka punuar si eksperte lokale e Euralius në Shqipëri për drejtësinë kriminale dhe zyrën e prokurorisë. Ndonëse i keqintepretuar shpesh si një organizëm i Bashkimit Europian, në të vërtetë Euralius ka qenë një projekt asistence për reformën në drejtësi i financuar nga Bashkimi Europian përmes një kontraktori privat, i cili u përzgjodh nga zyra e BE-së në Tiranë. Pra praktikisht punëdhënësja e Euraliusit dhe ekspertëve të saj, mes të cilëve edhe zonjës Sellaj, ishte Romana Vlahutin.

Të gjitha këto mund të jenë rastësi. Por nuk mbaron këtu Lidhjet e aksit Tiranë-Zagreb në kontratën 15.2 milionë euro të kasave do të bëheshin edhe më të forta. Në mënyrë të cuditshme, në 6 shtator të vitit 2018, pra vetëm 2 muaj pasi kishte fituar tenderin 15.2 milionë euro nga qeveria shqiptare, kompania Jehona shpk është shitur tek një kompani e panjohur kroate me emrin Primus Adriatic.

Çmimi i shitjes në kontratën e depozituar në QKR është mbajtur sekret, por ky është vetëm një nga misteret e shumta të transaksionit. Sipas dokumentave nga regjistri kroat i bizneseve, Primus Adriatic është themeluar në datën 12 qershor të vitit 2018, pra tre muaj para tenderit në Shqipëri dhe më pak se tre muaj para se të blinte Jehona sh.p.k. Dhe rastësitë bëhen edhe më të forta. Pra në qershor themelohet në Kroaci Primus Adriatic. Në 6 shtator ble kompaninë shqiptare Jehona Softëare dhe në 21 shtator Jehona në konsorcium me një kompani tjetër kroate fiton tender 15.2 milionë euro.

Dhe nuk mbaron këtu. Pronari i Primus Adriatic është Hrvoje Čabrajić, një emër i njohur në Kroaci dhe partnerë biznesi me vellain e ish kryeministri kroat Zoran Milanovic, ky i fundit tashmë një emër i njohur në Shqipëri. Në dhjetor të vitit 2017, Zoran Milanovic u pajtua nga qeveria shqiptare si këshilltar për të asistuar Shqipërinë në procesin e integrimit europian. Sipas mediave kroate, kumbara e marrëveshjes që solli Milanovic në Shqipëri ishte Romana Vlahutin.
(Lexo https://www.total-croatia-news.com/politics/23323-former-prime-minister-milanovic-advising-albanian-government).

Zoran Milanovic ka qenë kryeministër i Kroacisë në periudhën 2011-2016 dhe njëkohësisht drejtues i SDP-së bashkë me presidentin Ivo Josipovic. Të dy këta janë një njohje e hershme e Romana Vlahutinit, e cila ka qenë shumë e lidhur me SDP-në duke shërbyer si dhe një nga këshilltaret./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Sektorët me rritje më të lartë të pagave/ Lajme të këqija për bankierët

Publikuar

-

Nga

Sektorët që vuajnë mangësi të fuqisë punëtore kanë nisur të përdorin rritjen e pagave si një mjet për të mbajtur prodhimin dhe shërbimet nën kontroll.
Në tremujorin e dytë të vitit, sektori i informacionit dhe komunikimit, bujqësia, hoteleria, baret dhe restorantet ofruan rritjet më të larta të pagave për punonjësit e tyre sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Ndërsa punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe sektorit bankar kanë pësuar ulje të pagës në tremujorin e dytë të vitit në raport me të njëjtën periudhë të 2018.

Në sektorin financiar dhe atë të sigurimit pagat kanë shënuar ulje me 0.7 për qind. Paga mesatare në këtë sektor arriti në 113,339 lekë nga 114,162 lekë që ishte në 3-mujorin e dytë 2018. Rënia e pagës ka ardhur nga ndryshimet që po pëson sektori bankar. Bankat kanë hyrë në një proces ristrukturimi dhe shitjesh çka ka sjellë uljen e stafeve të punonjësve. Oferta më e madhe për punonjës ka sjellë edhe uljen e nivelit të pagave në sektor. Gjatë vitit të fundit, sektori bankar e ka shkurtuar numrin e punonjësve me 180, duke arritur gjithsej në 6,688 të punësuar.

Pagat shënuan ulje edhe në sektorin e ndërtimit me 2.6 për qind në tremujorin e dytë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe pse vendi është përfshirë në një valë ndërtimesh nga numri më i madh i lejeve, kompanitë e ndërtimit nuk po përformojnë mirë me të ardhurat për shkak të kërkesës së dobët për banesa. Paga mesatare mujore bruto ishte 42,521 lekë në tremujorin e dytë 2019, nga 43,654 lekë që ishte më tremujorin e dytë 2018.
Nga ana tjetër rritja më e madhe e pagave ka ndodhur në sektorin e hotelerisë dhe turizmit me rritje vjetore 13%. Paga mujore bruto në mars-qershor 2019 arriti në 56,295 lekë nga 49,740 lekë që ishte më 2018. Hotelet e mëdha në vend pohuan më herët se, janë detyruar të risin pagat për shkak mungesës së fuqisë punëtore.

Më tej me ritmet më të larta të rritjes i pati sektori i komunikimit me 11 për qind dhe më tej bujqësia, tregtia, shërbimet dhe transporti raportuan rritje vjetore të pagave me 6.3%.
Megjithë këto ndryshime Shqipëria vijon të ofrojë pagat më të ulta në Europë dhe në Rajon për një të punësuar.

Sektori që paguan më shumë në Shqipëri është ai i aktiviteteve finnciare dhe të sigurimit, me 113 mijë lekë në muaj, i ndjekur nga informacioni dhe komunikacioni me 87 mijë lekë. Ky sektor ka parë dhe rritjen më të lartë të pagës në vlerë absolute, teksa zhvillimi i teknologjisë së informacionit në biznese po i bën profesionistët e kësaj fushe gjithnjë e më të kërkuar.

Aktivitetet e tjera paguajnë mesatarisht më pak se 60 mijë lekë në muaj, ku më e keqpaguara është bujqësia./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Investimet e huaja nisin rënien/ Tkurren 13% në tremujorin e dytë

Publikuar

-

Nga

Investimet e Huaja Direkte kanë shfaqur tendencë rënëse në tremujorin e dytë të këtij viti, pas nivelit të lartë që shënuan në janar-mars. Sipas statistikave të bilancit të pagesave, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja në 3-mujorin e dytë ishin 248 milionë euro, me një rënie prej 13.2% në raport me tremujorin e parë.

Për 6-mujorin e parë, investimet ishin 536 milionë euro, me një rritje prej 9% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë i dedikohet nivelit të ulët të tremujorit të dytë 2018, ku investimet zbritën në 211 milionë euro.

Banka e Shqipërisë raporton se rreth 60% e investimeve janë në sektorin e energjisë.

Investimet e huaja kanë qenë të larta katër vitet e fundit, si rrjedhojë e punimeve për dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe hidrocentralet mbi lumin Devoll.

TAP

Rreth 1,5 miliardë Euro është investimi për ndërtimin e seksionit tokësor të tubacionit në Shqipëri, përfshirë këtu koston e tubave, kompresorëve dhe pajisjeve dhe makinerive të tjera të nevojshme për ndërtimin e tubacionit. Përqendrimi më i madh i punimeve ishte në periudhën 2017-2018.

Menaxheri i TAP për Shqipërinë, Malfor Nuri, ka pohuar për ‘Monitor’ se për sa i përket ecurisë së punimeve në Shqipëri, thuajse i gjithë tubacioni është futur nën tokë. Rreth 95% e punimeve për pjesën tokësore në Shqipëri kanë përfunduar, përfshirë tubacionin në vetvete, stacionet e valvulave të bllokimit, stacionin matës dhe atë të kompresorëve, rikthimin në gjendje fillestare, daljen nga toka, etj. Këtu përfshihet edhe pjesa e punimeve për seksionin detar në ujërat shqiptare.

E vetmja pjesë ku ende punohet në pjesën tokësore të TAP-it, është në Malin e Ostrovicës. Kjo është edhe pjesa më e vështirë e tubacionit, duke qenë se është edhe pika më e lartë e tij, më shumë se 2.100 metra mbi nivelin e detit. Për të kaluar nga pika më e lartë drejt detit… Seksioni i parë i detit në Shqipëri u bashkua me sukses me segmentin tokësor në mars të vitit 2019. Gjatë verës ndërpremë punimet për pjesën detare për të shmangur shqetësimin e turistëve gjatë sezonit turistik. Punimet do të rinisin në vjeshtë për të lidhur pjesën tokësore shqiptare dhe atë italiane, dhe për të kthyer tokën në gjendje fillestare, pohon Nuri.

Devolli

Investimi tjetër i madh, ai i hidrocentraleve që po ndërtohen mbi lumin Devoll nga kompania Statkraft. Edhe ky investim është drejt fundit. HEC-i i Banjës tashmë është funksional dhe prodhon energji, ndërsa HEC-i i Moglicës ka përfunduar dhe është në fazë testimi. Burime zyrtare nga Statkraft thanë se në vitin 2018, investimet ishin rreth 86 milionë euro dhe në 2019-n, ato priten në rreth 73 milionë euro, ndërsa përfundon dhe HEC-i i dytë. Investimi total i Devollit është 590 milionë euro, sipas burimeve zyrtare./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Sistemi i ri tatimor/ Jorida Tabaku denoncon vjedhjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Ish nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë dhe njëherazi ish- deputetja demokrate, Jonida Tabaku ka reaguar sot përmes një statusi në rrjetin social mbi implementimin e ri tatimor mbi bizneset.

Sipas Tabakut kjo është  vjedhja e radhës nga ana e qeverisë, në kurriz të shqiptarëve. Në postimin e saj ajo ka bashkangjitur edhe vendimin zyrtar të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ajo i referohet këtij sistemi si “Firma Dixhitale”, duke parashikuar edhe pasojat që do të prodhojë .

Postimi i plotë:

Implementimi i sistemit të ri tatimor do të prodhojë jo vetëm paqartësi ligjore por edhe kosto shtesë dhe të fshehura për biznesin. Këtë mendim kishim që ditën e parë që dëgjuam dhe dolëm në deklaratë kundër PPP-së 16 mld lekë që u fitua nga kompania kroate në mëyrë anti-ligjore një vit më parë. Qeveria, më saktë ish ministri, nuk guxoi të mohonte faktet por vazhdoi të hidhte baltën e përhershme ndaj të vërtetës.

Sa me shumë kohë kalon aq më e qartë është paligjshmëria, vjedhja dhe abuzimi me sistemin e ri të fiskalizimit. Sot një vit pasi ky tender i kaloi në mënyrë anti-ligjore kompanisë kroate NEOS askush nga fusha e biznesit apo ministrisë nuk ka dijeni se çfarë do të ndodhë me programin e ri dhe se si do të zbatohet tek biznesi.

Përtej paqartësive ligjore që nisin nga mungesa e një legjislacioni e deri tek mungesa e protokolleve teknike për implementimin e programeve dhe gjuhën e implementimit, një tjetër problem për biznesin lidhet me koston e fshehur. Siç kuptohet transferimi i procedurave në një sistem do të thotë ksoto për biznesin jo vetëm në blerjen e sistemeve apo adaptimet e tyre por edhe në koston e trajnimit të punonjësve të tyre.

Një nga kostot e fshehura që nuk përmendet nga qeveria lidhet me atë që quhet “Firma Dixhitale”, e cila ndodhet në një USB. Qeveria Rama përmes VKM-së të datës 12/01/2018 do të përcaktonte krijimin e “Firmës Dixhitale” që do të vendosej brenda një USB Token, kjo firmë do të kishte vlerën e 7300 lekësh dhe do të ishte e vlefshme për 1 vit kalendarik. Implementimi i sistemit të ri fiskal do të shoqërohet pashmangshmërisht edhe me firmën dixhitale që do të firmosë faturat e transportit.

Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 USB Token (Frima Dixhitale) në vit për çdo vit. Kosto vjetore e këtij biznesi do të rritej me 43.800 lekë në vit. Në rastin e shembullit më sipër nuk është marrë një biznes kompleks që nis me prodhimin, magazinimin dhe shpërndarjen e produktit por një biznes i thjeshtë dyqan shitje.

Kjo kosto e lartë e cila i shtohet peshës së rëndë të kostove të biznesit në Shqipëri është shumë herë më e madhe se sa në Kroaci apo Itali. Në rastin e kroacisë kohëzgjatja e firmës dixhitale është 3 vjet dhe jo një vit siç është në rastin tonë. Biznesi do t’i duhet ta blejë këtë kasë që me gjasë do të jetë Monopol i AKEP (ky i fundit do ta marrë me tender nga një tjetër monopol) dhe kështu mbi 100 mijë biznese në Shqipëri do t’i duhet të nxjerrin para të tjera nga xhepi për të paguar koncesionet dhe tenderat e qeverisë. Por pa qenë të sigurtë nëse këto USB Token (pra Firma Dixhitale) do të jenë të përdorshme edhe në kasat aktuale fiskale.

Këto e shumë faktorë të tjerë që lidhen me hapesiren që i kanë dhënë kompanisë kroate për të kryer ndryshime ligjore, ndryshimin e sistemit të kasave, kostot e mirëmbajtjes 60 deri në 80 euro në vit e bëjnë këtë një aferë më të madhe se ajo që kishim parashikuar.

Ky sistem i ri nuk është vetëm se një kurth i qeverisë aktuale që në emër të luftës kundër informalizimit. Ne do të luftojmë për të formalizuar dhe dixhitalizuar transaksionet financiare të biznesit por fushata të tilla që mbulojnë korrupsionin dhe sisteme korruptive të cilat gjobisin e bastsin biznese thjesht për të justifikuar vjedhjen me sistemin e ri të tatimeve janë thjesht vjedhja e rradhës. Të cilën kësaj radhe do ta paguajnë shqiptarët dhe bizneset!

/CNA

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: